Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Shkove dhe ti Bac!

| E hene, 30.07.2018, 06:36 PM |


SHKOVE DHE TI BAC!

 

(Poezi kushtuar Adem Demaçit)

 

Ike Bacë Ademi, në rrugën pa kthim

E na le një emër me vepra kujtim...

 

Një simbol lirie, që nuk shuhet kurrë,

Si ylli në qiell e Shqipja n’ Flamur!

 

Nuk të lodhën vitet e kauzës kombëtare,

As ato në burgje për çështje shqiptare!

 

Kur ishe në burg, të lexonim fshehur,

Po edhe pas grilave, qe një pushkë e ngrehur!

 

Për “Gjarpërinjtë e gjakut” le një porosi,

Nuk matet me çmim lufta për liri!

 

Po t’i Bacë Ademi, ke parë edhe vet

Kush heq për Atdhe e kush për pushtet?!

 

Sevdail Hyseni