| E enjte, 26.07.2018, 07:21 PM |
DJEM T'KOSOVËS: - LAVDI PAÇI!
-- Kushtuar legjendës kosovare, Adem Demaçit --
Teksti: Zeqir Lushaj
Këndon: Grupi folklorik Hajvalia
Djem t'Kosovës, -- Lavdi paçi!
Balli i juej, Adem Demaçi.
Qysh i ri 20 vjecarë,
I duel zani si shkrimtar.
Djal i ri me urti t'plakut,
Shkroi romanin "gjarprinjt e gjakut".
Pse shkrimtari e tha t'vërtetën,
N'burgjet serbe e kaloj jetën.
N'burgje t'errta, 30-vjet,
Pa dritë të syve Baca mbet!
Tuj lyp t'drejta e barazi,
Jeta e trimit kaloi n'qeli,
Thrret Kosova, -Adem, he burrë!
Emni Yt, asht ba flamur!
Jeta Jote i tregoi Botës.
Ka MANDELE, në mes t'Europës!
Mbushe Kosova krenari,
I ka Demaçat shpi për shpi,
Kurrë s'ka morte Dardania,
Do t'fitojë demokracia,
Ka me ardhë dita e mbarë,
Për bashkimin gjith-kombëtar !
Tiranë, 1988
( Nga libri "Fjala mbi tel... ", faqe 31)