Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Vëllezër edhe motra po vijnë

| E diele, 22.07.2018, 10:16 AM |


VËLLEZËR EDHE MOTRA PO VIJNË  PREJ KURBETI

Teksti dhe muzika : Demir Krasniqi

 

Iu hoq dryni shumë shtëpive –

Iu hap dera kurbetçinjve !

Erdh buzëqeshja e lezeti –

N’ shtëpitë tona u ndritë xheneti !

 

U gëzua  fshati , u g’zua  qyteti ,

U gëzua  mali , fusha edhe  deti !...

U shtua  gëzimi edhe  muhabeti –

Vëllezër edhe  motra  po vijnë  prej kurbeti !

 

Na u zdritë qielli e  na u kthjell moti –

N’ sytë e prindërve pushoi loti !

U shua  etja , u shua  malli –

Lum e lum na erdhi djali !

 

Sot  nga lumturia  po  na zbardhon  dita –

Na u ka mbushë shtëpia  plot me djem e çika !

Po shtohet gëzimi  e po   lulëzon shpresa –

Janë bashkua prindërit  me nipa e mbesa !...

 

Mbushë shtëpitë nipa e mbesa –

Plot me  dasma  dhe  fejesa  ,

Kurorëzime e  martesa  ,

Lindin gëzime , lindin shpresa !...

 

Kthehen bijë e bija  në vatra të  veta –

N’ vendlindje të shenjtë seç ringjallet  jeta !

Skaj me skaj  këtij globi  të mbarë   kësaj bote –

Askund s’ ka ma t’ bukur  se vendlindja jote !

 

Gjilan, më 20.07.2018.  Demir KRASNIQI