| E marte, 17.07.2018, 07:47 PM |
NEBI DRAGOTI
PERËNDI POEZIE
Perëndi u bëftë poezia e poetëve!...
Poetë, ju arkitektë të mentaliteteve të reja
mbane mprehur lapsin
që mielli i artit ushqim cilësor të jetë,
e, këtë miell buke mos t,ua marri era!...
Për njerëzit,
për njerëzit
poezinë perëndi e desha.
REPUBLIKË LAJMESH
Gazetat, gazetat, gazetat
po të njëjtat lajme llapin;
kompensohen ish pronarët…
Mediat, mediat, mediat
mbushin përplot ekranet:
për mirëqënie sihariq japin.
Çdo ditë, çdo ditë, çdo ditë
e bëjnë të kryer Vettingun
të pastruar drejtësi e politikë.
Vlon lajmi në kup të qiellit;
hapen, nuk hapen negociatat.
Çmenden mediat, çmenden gazetat.
Ne Republikë lajmesh u bëmë;
vetëm lajm, lajm në eter,
jo grurë, po gurë në lëmë…
Republikë lajmesh u bëmë ne
dhe me politikën lesh arapi
pa punuar shkojmë në BE.
BUKURI DHE MORAL
Me makiash fytyrën ka zbukuruar,
hëëë, fallso duket femër delikate,
se ç’është bukuria se ka kuptuyar,
me sy e mendje tjetër e shohin në lagje…
Në lagje e shohin siç është në të vërtetë,
se morali ia ka vënë vulën sakt:
s’ka bukuri pa moralin e shenjtë,
moral dhe bukuri rrojnë bashkë…
Bukuria është e shëmtuar pa moral,
ç’e do bukurinë, kur morali njolloset.
Jetën njerëzore morali e mban gjallë
dhe mendja; bukuria që nuk soset…