| E diele, 15.07.2018, 10:13 AM |
SHOKE
BANGE...
-Tregim nga Azem Baliaj
Te dy ishin lindur e rritur ne te njejtin
fshat. Te dy kishin ruajtur bagetite
ne livadhet dhe prozhmet e te njejtit
fshat. Te dy kishin mesuar ne te nejten
shkolle fillore te kohes se femijerise
tyre. Laheshin ne lume, grindeshin,
luanin...Te dy i kishin lene te pesedhjetat.
Te dy kishin femije. Te dy ishin
disi te ftohur me njeri tjetrin kohet e
fundit... sidomos pas ikjes se njerit ne
qytet ku mori hyrje, u punesua familjarisht
dhe u zgjodh kryetar i ish-partizaneve...
Po afronte njezetepese vjetori i
fitores mbi nazi- fashizmin...Dikush, si
rastesisht i kujtoi atij qe mbeti ne fshat
se po beheshin lista te gjata e te sakta
per 456 partizanet e Brigades se 25-te
sulmuese, dmth, evidentimi i te reneve,
i te plagusurve dhe i pasardhesve per te
marre nje shperblim modest si pjesemarres
ne luften me te madhe boterore.
Fshatarit iu kujtua fill Qytetari, shoku i
femijerise dhe nuk vonoi e i trokiti ne
zyre. E priti pak ndryshe nga vatra ne
vendlindje, por tjetri nuk i dha shume
rendesi pasi, mendoi se zyrat ne cdo
kohe kane hijet e veta, ama kurre nuk
mund te ishin si hija e Blinit te Madh
ne fshatin e tyre, ku te gjithe ishin te
barabarte ne kuvend, pritje a percjellje.
Qytetari i afroi nje karrige dhe shpejt e
pyeti pse ke ardhur? Fshatari nxori nga
xhepi pese kokrra arra e ia vuri mbi
tavoline. Kam ardhur per listat e luftes..
Turp eshte ne fakt, pasi...ne per Atdheun
luftuam, por...femijet po rriten,
shkolla, librat...duan dicka me teper...
Meqe te dy kemi qene bashke ne te
njejten brigade, thashe ta kujtoi qe te
mos dal here pas here ne qytet. Qytetari
rregulloi kot kollaren, ferkoi mustaqet
me trimeri dhe i foli me autoritet:
Vertete kemi qene ne nje brigade, jemi
rritur bashke, ama partia i ka situr mire
dhe perfundimisht listat dhe...Keq me
vjen vella, por...dhe kruajti pak fytin
si shul gjermaneshe. Partia? u habit
Fshatari...Po ti, a je partia? A nuk me
njeh? Para se te dilje partizan ti ke
qene xhandar...e “pushkatoi” me fjale,
Qytetari, Fshatarin. Heshtje. Kater sy
u kryqezuan idhet, si ne nje beteje me
armikun ku paramendohet kasaphane
e pashmangshme. Fshatari “uli armet”
i pari. Partia! Po, po partia...Ke te drejte
vella! Po mire, (dhe psheretiu thelle
sikur, pas fjaleve qe do nxirrte nga goja
do shembej bota) Une dheee Ti, a nuk
kemi qene shoke bange ne te njejten
klase, ne te njejtin kurs xhandarmerie
dhe me vone...Nuk ia leshoi me syte
Qytetarit, ish-shokut te cdo hapi ne jete,
vetem doli vrullshem nga zyra, deren e
se ciles e perplasi tri here rresht, sikur
po qellonte me bresheri mendimin qe
i ndezi shpresa ne shpirt, per nje grime
mireqenie...
-Per ZemraShqiptare, nga Lissus, Korrik 2018-