| E enjte, 12.07.2018, 08:09 PM |
Skënderbeu, figurë legjendare e kombit shqiptar
Nga Florim Zeqa
Në qytetin antik dhe pitoresk të Villach-ut (Austri), nën patronatin e shoqatës shqiptaro-austriake "Fondacioni Dukagjini Austri" (FDA) me seli në Villach, në kuadrin e aktiviteteve për 550 vjetorin e Skënderibeut u mbajt tubimi kulturoro-shkencor "Viti i Skënderbeut".
Tubimi u hapë me intonimin e himnit kombëtar shqiptar dhe atij austriak.
Pas intonimit të himneve, edhe hapja e këtij aktiviteti u bë në gjuhën shqipe dhe atë gjermane, përkatësisht nga kryetarja e "Fondacionit Dukagjini Austri", zonja Shpresa Kameraj dhe anëtarja e shoqatës FDA, zonja Ulrike Zimmermann.
Më pas, moderatorja e këtij aktiviteti, zonja Shpresa Kameraj e mbajti fjalën hyrëse, fillimisht duke falenderuar të pranishmit për pjesëmarrje dhe përshendetur një nga një të gjithë mysafiret e nderit në këtë aktivitet.
Për historinë e Skënderbeut, në mënyrë kronologjike foli kryetarja SHKA "Ecim së bashku" me seli në Trieste, zonja Mardena Kelmendi, e cila më pas foli rreth unitetit të shqiptarëve, si kusht dhe mundësi e vetme për t'u përballuar me sfidat e shumta në emigracion. Ajo më tutje shtoi se, kombi është detyrë fisnike, ndërsa flamuri dhe gjuha, përveqse identitet, janë pasuri që duhet ruajtur me fanatizëm si vlera që kemi trashëguar nga të parët tanë.
Poashtu për historinë e Skënderbeut në gjuhën gjermane foli zonja Ulrike Zimmermann.
Më pas për një fjalë rasti u ftua kryetari i FNAI-it Prof. Ndue Lazri, i cili foli për rolin e Skënderbeut në mbrojtjën e shqiptarëve në njërën anë dhe civilizimit evropian në anën tjetër. Lidhja e Lezhës apo siq njihet ndryshe si Besëlidhja e Lezhës e organizuar nga Skënderbeu, ishte pikënisje për t'i lënë mënjëanë përçarjet dhe interesat personale të drejtuesve të principatave, për t'iu bashkuar interesit madhor kombëtar,...për t'i kthyer kështu namin kombit shqiptar, ku për 25 vite rresht i mposhti 24 komandant dhe sulltan të fuqishëm, për çka, nga ajo kohë, mbeti ai vargu i këngës; "Shqiptarët e kanë adet nga një pashë me e mbytë për vjet".
Ndërsa, ambasadorja e paqës Vitore Stefa-Leka, përveqse foli me pietet të lartë për figurën e Skënderbeut, evokoj kujtime nga veprimtaria e saj në përiudhën e luftës çlirimtare në Kosovë.
Kryetari i nderit të UNIKOMB-it, zoti Selim Musaj, në fjalën e tij, ndër të tjera tha: " Skënderbeu e shkroi historinë, na la neve një trashëgimi të gatshme".
Kurse drejtori GVSH-së, zotriu Ndue Qokaj, ndër të tjera theksoi; "si njëri ndër popujt më të vjetër të kontinentit evropian, e kemi për obligim ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës dhe traditave të bukura shqipe në Diasporë.
Kryetari i UNIKOMB-it me seli në Treviso, zotriu Agim Mulosmani, foli për nevojën urgjente të unifikimit të mërgatës, për të luftuar sindromën kancerogjene të ndarjes dhe përçarjes së shqiptarëve, si dhe luftimin e rrezikut permanent të asimilimit të gjeneratave të reja në emigracion.
I veqantë ishte prezantimi i studiuesit të ri shqiptar, të përmasave akademike zotriu Albert Gjoka (autor i disa librave), i cili theksoi se; "Skënderbeu luftoi dhe mbrojti shqiptarët dhe krishtërimin, gjë e cila na bënë të ndjehemi mirë si shqiptarë", për të vazhduar tutje; "Studiuesit më të mëdhenjë të historisë së Skënderbeut, përveq Marin Barletit dhe studiuesve të tjerë shqiptar, janë edhe studiuesit e huaj si; gjerman, austriak, anglez, suedez, danez, etj".
Më pas, fjala iu dha poetes së shquar shqiptare në Itali, zonjes Lumturie Plaku, e cila në mënyrë artistike përmes vargjeve të saj shprehu zjarrin e shpirtit të mërgimtarëve, që shpërthen si vullkan për dashurinë ndaj atdheut.
Analisti Florim Zeqa e vlerësoi lartë figurën e Skënderbeut, duke theksuar se kryeheroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, hero i përmasave ballkanike, për 25 vjet rresht i rrëmbeu pushtetin perandorisë otomane.
Më mirë se çdo fjalë e thënë dhe varg i shkruar për Skënderbeun, flet Muzeu i Vjenës, i cili me pietet të lartë e mbanë Shpatën dhe Përkrenarën e Skënderbeut, dhe jo vetëm kaq, kudo dhe kahdo në metropolet evropiane, gjenë buste, lapidarë të shkruar dhe rrugë që mbajnë emrin e kryeheroit shqiptar.
Vlenë për të theksuar, se FDA për të gjithë të pranishmit e kishte përgatitur një koktej të pasur me ushqime, embëlsira të shijshme dhe pije të shumëllojshme ferskuese.
Në fund të këtij aktiviteti, FDA, ndau tre mirënjohje titull nderi artistik për presidenten e Grupit të Valleve "Shqiponjat" në Leco, zonjen Drita Qokaj, pastaj presidentin e SHKA "17 Shkurti" në Baden (Austri), zotriut Tahir Turkaj, si dhe çiftit Arif e Fatmira Musa, drejtues të Grupit të Valleve "Bajram Curri" dhe SHKA "Tingujt e Zemres" me seli në Conegliano (TV).
Përmbyllja e këtij aktiviteti ishte e rezervuar për programin artistik, të përgatitur nga Grupi i Valleve "Shqiponjat" nga Leco dhe Grupi i Valleve "Bajram Curri" dhe SHKA "Tingujt e Zemres" nga Conegliano (TV), të cilët ekzekutuan për mrekulli valle me motive nga të gjitha trevat e Shqipërisë.
Padyshim, ajo që elektrizoi të pranishmit në sallën e bukur ishte valltarja e re, por shumë e talentuar Stella Qokaj, vajza e veprimtarit Ndue Qokaj.
Ishte ky një pikëtakim i dhjetëra shoqatave, krijuesve dhe artistëve, aktivistëve dhe veprimtarëve të devotshëm të çështjes kombëtare të ardhur nga pjesë të ndryshme të Evropës.
Ishte ky aktiviteti më i rendësishëm vjetor, i karakterit ndërshtetëror. Pjesë e këtij organizmi ishte komuna e Villach-ut, e cila përveq dhënjes gratis të sallës supërluksoze "Bamberg Salla", ndryshe është salla historike e eventeve austriake në Villach..., kishte siguruar zërimin dhe e gjithë logjistikën përcjellëse dhe personelin e nevojshëm për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.
Ku jemi në këtë segment, pashmangshëm shkon një falenderim i sinqertë për autoritetet austriake, për mbështetjen në vijimësi të çëshjes shqiptare në Ballkan, mbështetje e konfirmuar edhe në aktivitetin për 550 vjetorin e Skënderbeut.
Shpresa, ky emër sinjifikativë për shqiptarët, i trashëguar brez pas brezi, nga ky aktivitet u bë edhe sinonim i bashkimit shpirtërorë të shqiptarëve në Diasporë.
Fondacioni Dukagjini Austri, edhe pse shoqatë e re, ambiciet i ka të mëdha. Kryetarja Shpresa me bashkëpunëtoren e saj, Sulltane Zukaj (nënkryetare), për synim kanë shtrirjen e filialeve të saj edhe në qytetet e shteteve tjera evro-perëndimore të banuara me shqiptar.
Nga shoqatat dhe personalitetet që ishin prezente në këtë aktivitet, i veqojmë: Ariel Pajuni (shoqata "Albina" nga Pordenone), Hida Musaj, Basrije Shabani-Weger, mësuesja Flora Bajrami ("Shoqata e Gruas Kuq e Zi"-Villach), Muhamet Arifaj, Livia Kreuzer (nëna e kampionit Filip Kreuzer në Eishockey-Hockey në akull), komandant z. Ram Hasanmetaj, Pirro Qendro, Frida Vokopola, Antoneta Nushi (kryetare e shoqatës "Mëma e Mirësisë"-Tiranë), avokatja Ermira Zhuri, poetja Lumturije Fortuzi, Lulzime Dika, Fatmira Hysenaj-Musaj, Iliriana Ishmi-Pajuni e shumë të tjerë.