Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Atdhe Geci: Kosovës dardane

| E diele, 03.06.2018, 10:05 AM |


KOSOVËS DARDANE

 

Na ishte njëherë  një zog

me qiell shumë    gjerë

“Dardani” e kishte emrin

“ Iliri ”  e  kish  mbiemrin

 

  mbretërinë  e  tokës

atë  zog  të gjelbërimeve

të ngjashëm me kaçubat

mëllenjë né  e thërrisnim

 

Ky zog poetik  i  fushave

I  motshëm 13 mijë  vjet

rron Fushës    Kosovës

po  s´ i  një  lirik  i madh

 

Një luftë të parë  poetike

e  quaj  Alfabetin pellazg

Diskun   e  Festos, Epirin

Kohën kur lindën  epokat

 

Adhoani, një trim dardan

nga shkambijtë  e Trojës

Trojën e pa si e varrosën

kufijtë Ilirisë t´ia rrudhin!...

 

Atdhe Geci - Dortmund, 2018