Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Neki Lulaj: Loti i Bacës

| E shtune, 02.06.2018, 08:26 PM |


Loti i Bacës

 

Florinës që  na u nda kaq shpejt  nga jeta

 

Nga Neki Lulaj

 

E përpiu muzgu dritën e mbrëmjes brenda dhomës

Terri valë-valë zhurmën e jetës së  bukur e platiti

U fsheh dielli i fundit i mërzitur pas kodrës

Hëna pikëllueshëm atë natë dhimbshëm shndrriti

 

Në  fusha ra rrotull kostari me tehun e mungesës

Papritur vdekja pritën ia kish zënë pabesisht

Fryma e fundit mbeti e varur peng në  grackën e rrjetës

Nga bebëzat  e syve shpërtheu kroi me  vërshim.

 

Nata gunga-gunga hapi gojën dhëmbëegër si lubi

Dy rrezeve te agimit ia thau prehërin me ftohtësi

Heshturazi dyert e pikëllimit ia hapi kobi i zi

Ku engjëlli ynë  i dashur nën rreze dielli humbi shtëpi

 

Ajo natë kobi kurrë mos u ktheftë në  këtë  botë

Se ta ngriu në  fytyrë  buzagazin e florinjtë

Ta ngriu edhe zërin tënd të  ëmbël e gazmor

Kur  Florisin e Filisin i shtrëngoje me dashuri.

 

Në  kthetrat e saj  nata e pabesisë në  gji të  mori.

Kobi i vdekjes atje në rrugë ta kishte zënë pritën

Në  këtë maj  në  portat e zemrave tona trokiti kobi

Me rrebesh të  pamëshirshëm ditët  e jetës t’i  grabitën

 

Po fle në gjumin e rëndë engjëllushja fjalëkristaltë

Dashurinë e bujarinë prej juristes thellë e pate mbyllur

Kthehu për dashurinë e Femkos dhe të  fëmijëve të  rrallë,

Se zemrat dallgë mërzie vrullshëm kanë për të  na mbytur.

 

Na i vodhe gëzimet e jetës e lotët  si gurrë  po  çurgojnë

O engjëll si e humbe rrugën e diellit të  zjarrtë ?

Baca, mama, fëmijët bashkëshorti të   kërkojnë

Rrugët e jetës ta duan ecjen si zanë të  bukur e rrallë .

 

1 qershor 2018