Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dea Halimi: Libri

| E enjte, 31.05.2018, 08:54 PM |


Libri

 

Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve

 

Nga Dea Halimi*

 

Libri është lulja më e bukur në jetë

E në atë lule ti je gjithnjë bletë!

Është flutur e bukur me ngjyra ylberi,

Është mollë e kuqe në brirë dreri.

 

Është koka e zemra e filozofit plak,

Është pak ti, është dhe unë pak.

Është drita vetë në shkronja e fletë

Ta gjesh pak nga pak udhën në jetë.

 

Të mëson ç`është fjala, ç`është ora,

Pse të shërben syri, pse të duhet dora.

Brenda guacës a fle natën deti,

Brenda fjalës a jeton vallë poeti!

 

Unë librin e kam mik, shumë e dua,

Është uji bilur nga pikon në krua.

 

*Nxënëse e sh.f. m.u. "Elena Gjika" në Prishtinë. Anëtare e Grupit Letrar "Dora D`Istria". Ka botuar librin "Yjtë farfuritës" për secilën shkronjë nga një tregim.