| E hene, 28.05.2018, 10:38 AM |
AMANETI QE NUK E TRETE TOKA!
Dy proza poetike nga Gjon Markokaj
Bashkimi i Kombit, është aspiratë s’ është deshirë e sodit
Ajo vjen që nga koha e Gjergj Kastriotit - SKËNDERBEU.
-- AMANET BASHKIMIN SHQIPTARË, ESHTE AMANETI QE NUK E TRETE TOKA!
Shekulli XXI, thërret: Bashkim... VETËM BASHKIM !
Me bashkim realizohet percjellja; nëpër shekuj e amanetit, nga -- goja e të të rënëvet.
S’ ka gjë më të shtrëjtë se fjala, -- “amaneti
-- në momëntin e vdekjes”
Qëndrimi themelorë eshtë BESA, -- në mes njerzve
Mes martirve të rënë për, At’Dhe – e të gjallëve dhe
-- të atyre që, s’ janë lindë ënde.
Punët i kemi – “lesh e li”; kemi trazira të mëdha, çrregullime politike...,organizative dhe ekonomike.
Kemi peshqit e MËDHËNJ, duke ngrënë të vegjlit, që s’ po kapën, asnjëherë dhe që sjellin pshtjellime … në dy shtetet tona…!?
Medja, po i bën problemet -- “TELENOVELË” e kështu PESHQIT E MËDHËNJ, po humbin gjurmtë…!?
SISTEMI SHQIPTAR; përshkohet nga pa aftësia
e drejtuesve, të dy shteteve tona dhe nga indiferenca njerëzore që heshtin e flëjnë gjumë e s’ reagojnë.
Shumica e shqiptarëve s’ e dinë, me çka do përballemi...?
S’ e kuptoj pse shqiptarët po zgjedhin: -- Eleminimin e vetës...!?
Pushtetarët mafioz keqëpërdorin detyrën; e ne po mbytem, në nji “filxhan ujë”; ose më mirë me thënë
në “ujë të pa fund”. -- Shoqëria s’ e çil gojën...!?
Pushtetarët, bëjnë tregti të pist, me tokat tona.
Këto prurje, çojnë, në vetë – lëndim dhe më tej, edhe në vetë - shkatërrim.
Në sytë e grabitçarve jemi “kafshatë e lehtë”,
me këto që po bëjmë, s’ jesim -- “ASKUSHI”...!?
Unë thëm vëndi ndryshohet: Me duart tona e bëhet
-- “DIKUSHI”.
Duke pastruar botkuptimin tonë, luftojmë për shpetimin e At’Dheut; në të kundert – PSHTJELLOHEMI në “praçet tona” e s’ecim përpara...!?
Qëllimi i armiqve ka qënë e mbetet:
-- Shqiptarët të mos mbijetojnë...!
Synimi i Serbisë, por edhe interesi i Turqisë është:
-- SYNIM I HERSHËM, ka qënë e mbetet:
Boshnjakizimi – islamizmi dhe turqizimi i shqiptarëvet.
Të shuajnë: IDENTITETIN KOMBËTAR SHQIPTARËVE !
Siq bëri me Sanxhakun, Novi Pazarin, -- nga Vranja deri
-- në Nish.
Të njëjtën rrugë politika sllavo - turke, vazhdojnë edhesot.
Nga të dy shtetet tona; dalin njerëz antishqiptarë dhe mohojnë lirshëm -- çdo gjë shqiptare.
-- Nji turp i madh për ne shqiptarët...!
Kemi nga ata që shpifin e fyejnë Gjergj Kastriot
-- SKËNDERBEUN...!?
Ç’ bëjnë pushtetarët tanë; ç’pshtjellime kanë që heshtin,
... a kanë gjak shqipëtari...?
Pse qëndrojnë, “FRIKACAKË SI LEPUJT” ?
Shqipëria është: Në epokën, më të mirë; por edhe më të veshtirë...,se ka forca që deshirojnë eleminimin e sajë ... !
Shqipëria ka pasë, ka, edhe do të ketë TRIMA !
...!
Këtë le ta varim, vath në vesh; ndryshej “maruam”
...!
Ata që marrin para,- paguhen nga sherbimet e huja
për shpërbërjen e Kombit Shiptarë..., janë pa gjak shqiptari. -- Janë vetëm NDYRËSIRA...!?
Kriminelet denohen ...,pa marrë parasyshë; kushë është, i cililës parti është; qoftë i majtë apo i djathtë.
Kujtoni këngën: SHQIPËRI MOS THUAJ SE MAROVA !
Nese e pastrojmë vëndin nga të “këqinjët” rindertojmë Kombin, zhvillojmë industrinë, ekonominë e politikën
-- Dhe përparojë drejt së ardhmës...!!
------------------
BESNIKRIA NDAJ VËNDIT TËND
Shteti i korruptuar sjell: Varfëri, diskriminim e pa barazi sociale; papunsi dhe imoralitet, mos arsimim dhe injorancë;nxitë heshtjen dhe inkurajon krimet...!
-- Mos na lëshoni në vorbullën e pa fund ...!!
Miopija në drejtimin e shtetit -- Humbë gjithçka.
Kur bën tregti me serbet, me grekët, me turqit duke
-- shkelë interesat e kombit.
Ku e çojnë KOMBIN këta PUSHTETAR ??
Harrojnë FLAMURIN KOMBËTAR,
Harrojnë GJUHËN KOMBËTARE !?
Sot ideali i pushtetarëvet tanë është:
-- Fitimi dhe VETËM FITIMI; prandaj flasin serbisht, greqisht, turqisht...,duke zbe -- PATRIOTIZMIN…,
Kanë harruar, t’ flasin, për BASHKIM KOMBËTAR…!
Patriotizmi i vertetë është: Besnikria ndaj vëndit tënd.
Vetë pushtetarët; po na cenojnë të drejtat dhe liritë, po cenohet -- shteti i së DREJTËS -- pavarsia e gjyqësorit ...!?
Nuk mbrohet si duhet IDENTITETIT, asë përsonalitetit njerëzor. Ata që qeverisin e harrojnë, Aspiratën e popullit shqiptarë:
-- BASHKIMIN KOMBËTAR...,
-- Nji Komb, nji FLAMUR, nji At’Dhe…!
Parregullsia e madhe, në dy anët e kufirit shqiptaro – shqiptar, vjen nga “ligësia” e pa aftësia e vetë shtetit burrokratik... !?
-- Ajo po e tregon ku jemi; e ku do vemi !
Pushtetarët tanë po vrasin ËNDRREN TONË.
Ajo, s’ ndodhë e mos ndodhtë; por po, na vonojnë...!
Ëndrra e Bashkimit, ka jetuar në shekuj dhe shpresojmë se vjen duke u rritur e bëhet realitet; nga nip – sternipat e SKËNDERBEUT, të GJON DEDË LULIT, të ÇERÇIZ TOPULLIT, të ISË BULETINIT, të MIC SOKOLIT të RUGOVES, të JASHARAJVET. etj. etj.
Këtij populli, nji ditë dikush i prinë.
-- Ëndrra shumë shekullore bëhet realitet !
-Per ZemraShqiptare, nga Tropoja, Maj 2018-