Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Atdhe Geci: Të tradhëtuar në prejardhje

| E diele, 20.05.2018, 11:15 AM |


TË TRADHËTUAR NË PREJARDHJE

Shkencëtari e dinte të vërtetën, por, kishte

frikë dhe e pyeti shtetin. Shteti i tha; ti i di

rregullat! “Ne s´kemi nevojë të shpikim

stërgjyshër, pasi stërgjysh né nuk kemi!”

Shkecëtari u shtang gjatë,.. por e firmosi!

Ajo fjali famëkeqe e studiuesit të nderuar

qe tradhëti në prejardhje të gjuhës sonë

e cila ka mbërthyer s´i gjarpër origjinën,

dhe Akademitë hezitojnë të përmirsojnë!?

Prejardhjen pellazge të gjuhës sonë, dhe

njohjen e 54 germave të Alfabetit pellazg,

Studiuesit që tradhëtuan në prejardhje,

s´qenë një, as dy, por, ca studiues frikacak.

Mohuesin e origjinës sonë pellazge, nuk e

shpëton heshtja, as frika! Emri i tyre tani

është poshtë ferrit! Letrën e Hadesit ata e

fshehën! Por, erinitë e perëndive pellazge

do u bëjnë gjyq, për tradhëti në prejardhje!

Dënimet do jenë të rënda dhe të ahpra, s´e

fat për tradhëtarët në prejardhje të gjuhës

nuk ka! Mohimi i periudhës pellazgo-ilire,

dhe i qytetërimt paleolit shqiptar, shkon

përtej çdo ligësie; në tradhëti kombëtare.

Netët e perëndisë janë të paanë. Studiuesit

tanë duhet të pranojnë origjinën pellazge

të shqiptarëve, ndryshe krimi i tanëve ndaj

prejardhjes, do të jetë tejet e dhimbshme!...

Shkencëtari që i merrë parasysh faktet

e mbledhura, e jo politikat!Çliron shqipen

nga misteri i prejardhjes sonë të burgosur!...

Me pranimin e prejardhjes sonë pellazge

shqiptarët do të kenë tërësinë gjuhësore,

teritoriale, gjerësinë e mohuar të atdheut

Koha nuk resht që ata t´i lë të vetmuar

Por, tradhëtia në prejardhje ende gërryen!...

Ua kujtojmë tradhëtarëve të prejardhjes

shumë gjëra janë lindur mija vjet më parë

ata.s´kishin nevojë për lavdi poshtëruese

koha nuk resht që ata të jenë të vetmuar!...

Atdhe Geci - Dortmund, 18.05. 2018