Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Tri legjenda - një Shqipëri

| E diele, 20.05.2018, 11:02 AM |


TRI LEGJENDA – NJË SHQIPËRI

 

Hej , ani si bylbylat , o, prej kafazit –

More, po i këndojmë , o, TRIO ZAJAZIT !

More, Bacë – Rexhepit , me djem të vet –

More, që kënduan për ne , shumë vjet !

Ani , kur këndonin  TRIO ZAJAZI 

Ani , shuhej malli  e  shkrepte gazi !

Ani, me atë “ISON” kërçovare –

Ani, këngë e valle , o, mahitare !...

 

Hej, ani zëri i tij , o, vinte si fryma –

More , “Në bahçe , o, na ka ra bryma !”

More, mirë ia këndonte “Zullufet e Ajshes “,

More, mirë ia fshinte lotët prej faqes !

Ani , “Na pikuan gjethet e ullirit “ –

Ani, shpejt ia mbërrini , o, stina e Dimrit !

Ani , dheu i zi , o, Rexhën përbiri –

Ani, bora e bardhë , o, zërin ia ngriri !

 

Hej, ani këta bylbyla , o, kush na i thirri ?

More, n’ Elbasan , o, Isuf Myzyri !

More , shkoi Rexhepi , o, nga Kërçova ,

More, shkoi Qamili , o, nga Gjakova !...

Ani , formuan “TRION LEGJENDARE “ –

Ani, t’i  këndojnë këngët , o, gjithë shqiptare !

Ani, u bashkuan në PËRJETËSI 

Ani, TRI LEGJENDA – NJË SHQIPËRI !

 

Gjilan, 2007.                         Demir KRASNIQI