Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vjollca Pasku: Verë e kuqe me erë deti

| E diele, 20.05.2018, 11:54 AM |


Vjollca Tiku Pasku

 

VERË E KUQE ME ERË DETI

 

Në frymën e dallgëve dëgjoj një pëshpërimë:

“Të dua, të dua!” në gjuhën e kaltër ujore.

Ti vjen me një gotë vere të kuqe në dorë,

ta pish me fund në buzët e mia, tretësirën yjore.

 

Mrekulli, sepse ne pimë me gjithë poret e trupit,

drithëruar nga zjarri i madh me verë dhe erë deti.

Por këtë etje të pangopur, asgjë nuk mund ta shuaj,

asnjë burim, sado i lashtë, qoftë me verë mbreti.

 

Jam dehur me verë dhe me sytë e tu që hedhin lëmshe zjarri,

me petale trëndafilash që prodhon djersa e trupave tanë.

Jam dehur nga dashuria për ty, i pari e i fundit në këtë jetë,

me valën që mori psherëtimat e dashurisë, në bregun ku i lame.