| E diele, 14.09.2008, 05:54 PM |
NËN TERRORIN KOMUNIST (II)
(ose një radiografi e mekanizmave të regjimit komunist)
Nga Luan Myftiu
KAMPI I RIEDUKIMIT
Më caktuan ta vuaja dënimin në "kampin e riedukimit" të Spaçit, ku plot tre vjet më parë kish ndodhur revolta e të dënuarve, e cila qe shtypur me egërsi të pashembullt duke dënuar me burg deri në 25 vjet rreth 80 pjesmarrës dhe duke pushkatuar 4 prej tyre. Vetë kampit iu vu epiteti "i dënuar", me qëllim që të mbahej nën një terror të tillë, që t'i detyronte të dënuarit e atjeshëm të kujtonin me llahtar për vite me radhë ndëshkimin e asaj revolte. Ndonëse kur mbërrita unë, aty mbretëronte terrori, kampi vazhdonte të quhej zyrtarisht "kamp riedukimi". Si për të zbutur pak realitetin që kapërcente edhe atë të kampeve shfarrosëse të Gjermanisë naziste.
Kur zbritëm aty nga autobuzi që na solli nga Tirana si të ishim kufoma, u gëzuam për ajrin dhe dritën e diellit, sepse brenda asaj kutie lëvizëse që ajrosej vetëm nga një e plasur e hollë e derës dhe merrte dritë nga një llampë sa ato të një elektriku dore, kishim filluar ta humbisnim shpresën se do të mbërrinim gjallë. Na rreshtuan për një me fytyrat kthyer nga dy godinat tre katëshe të kampit, të cilave u dukej vetëm fasada e mbrapme me taracat që ishin në një nivel me truallin ku ndodheshim ne sepse terreni ishte me një pjerrësi marramendëse.
Në vend të "mirëseardhjes" u porositëm me një kujdes "atëror" të mos përziheshim me përbindëshat që ndodheshin aty dhe, nëse kishim një kokë mbi supe, atë ta vinim në punë, po të donim të dilnim përsëri në jetë që nga ajo portë e hekurt. Të ish ky vallë, paralajmërimi i Dantes tek porta e Ferrit? ("Lini çdo shpresë, o ju që hyni brenda".) Jo! Ne s'e kuptonim ende se kjo thirrje
Me të zbritur në depon e kampit për t'u pajisur me ujë dyshek kashte të shoqëruar nga katër batanie të pista, të konsumuara sa dukej drita e diellit, u dëgjuan të shtënat e një mitralozi të lehtë që plagosi rëndë një të dënuar, i cili, pasi
Askujt nuk i tërhoqi vëmendjen ardhja jonë, sepse duket miq të tillë të paftuar aty ishin tepër të shpeshtë, përveç një të njohurit, i cili, pasi dëgjoi ankesën time për dënimin e padrejtë, nënqeshi me keqardhje, por edhe me një lloj qortimi për naivitetin tim dhe më tha se kisha ardhur aty me vonesë?!. . .
Mund të duket e tepruar po të thuhej se të mbyllje hetuesinë dhe të merrje vendimin e një dënimi, cilido që të ishte ai, për të pandehurin në Shqipëri ishte një gëzim. Do të dilja nga errësira e birucës në dritën dhe ajrin e natyrës, nga shoqëria me minjtë do të kishe të bëje tani me njerëz, cilëtdo që të ishin ata, nga pasiguria e plotë për jetën dhe kërcënimi i nderit, në një masë vuajtjeje konkrete që do të mësoheshe ta përballoje. Do të kaloje nga duart e një bande kriminelësh të papërgjegjshëm që mund të bënin me ty gjithçka, në duar të specializuara rrogtarësh që diku përgjigjeshin për ty, të paktën si për një kafshë pune.
Por ulërima prej ujku e komisarit të kampit se do t'i niste të dënuarit me barelë në punë, ma tronditi këtë lloj qetësie dhe unë fillova të interesohem për natyrën, vështirësitë dhe kushtet e punës në minierën e bakrit, grykat e galerive të së cilës, si njollat e zeza në univers, qëndronin të hapura ditë e natë për të përpirë në rropullitë e barkut të tyre skllevër të kohrave moderne. Mësova se puna aty qe shumë e vështirë, se për kushte pune as që mund të bëhej fjalë, se mosrealizimi i normës, nga të dënuarit kishte pasoja të rënda për ta, dhe se për atë mosrealizim ndëshkoheshin që të tre pjesëtarët e grupit që punonin në front. Do të futeshe, pra në "varrezë" jo vetëm me kokën në torbë, por edhe me përgjegjësinë e ndëshkimit të shokëve të tu të punës për shkak të paaftësisë tënde. Roja e punës që të merrte në ngarkim si punëtor tek porta e hekurt e numërimit, të konsideronte të ri e të shëndoshë. Ndërkohë unë isha krejt i hutuar, pa shprehi pune e kockë e lëkurë. Puna e sforcuar dhe me kushte të rënda bënte pjesë në format e dhunës për shkatërrimin e të dënuarve. Në minierë
Të dënuarit në minierë punonin lakuriq dhe me një shpejtësi që të habiste. Ata donin ta përfundonin punën sa më shpejt, të strukeshin pastaj diku që t'i shpëtonin ndonjë shëmbjeje masive, a hekurave të policit të brigadës, i cili priste jashtë në barakë të dhëna nga brigadieri i dënuar që ishte njeriu i komandës.
Porosia e diktatorit që "armiqtë të mbahen vazhdimisht në punë të rënda fizike" këtu qe kuptuar thellë dhe qe kthyer në një mjet "riedukimi". Duke lozur kukaçefas me vdekjen dhe duke e skicuar atë nëpër galeritë e errta të minierës, të dënuarit i krijonin vetes iluzionin se ishin të lirë.
Varfëria dhe mjerimi qenë të tilla sa
Nëqoftëse nga galeria vinte lajmi nga brigadieri se diku rrezikohej dalja e plotë e mineralit, atëherë të tre pjestarët e grupit të atij fronti duhej të dilnin jashtë, të gjente secili nga një tel dhe të paraqiteshin tek polici i brigadës. Ky u lidhte nga një gur të rëndë duart e kryqëzuara mbrapa dhe ata duhej të qëndronin ashtu në këmishë e mbathje gjithë natën jashtë, duke pasur vetëm punë me erën e ftohtë të përroit. Dhe të mendosh se kishte raste që temperatura mbrrinte deri në minus 29 gradë celcius, ndërsa këta të gjorë, kur turni pas pune kthehej në kamp, u duhej të vraponin nëpër monopate të pjerrëta të malit për t'u shpëtuar shkelmave të policëve që për t'u zbavitur i ndiqnin pas. Me anë të punës komunistët përpiqeshin ta kthenin njeriun në kafshë. Sadoqë e kishin shpallur formalisht punën e të dënuarit si kriterin themelor të vlerësimit të shkallës së tij të pendimit, në të vërtetë as që pyesnin për të dhe shpesh komisari i kampit ulërinte se nuk i duhej puna, por disiplina, d.m.th shkalla e nënshtrimit. Sadoqë në kamp dhuna dhe terrori qenë të hapura orientimet që vinin nga "lart" e detyronin personelin e komandës të montonte artificialisht ca forma marrëdhëniesh me të dënuarit që tingëllonin fare qesharake. Në një kohë që i dënuari, po të mos plotësonte edhe një ditë plan-detyrën dënohej rëndë, i kërkohej të angazhohej para "kolektivit" se do ta tejkalonte normën. Edhe ky angazhim kërkohej në prani të shumë policëve që qëndronin me kamzhikë në duar brënda në sallë. Mjerë ai që nuk pranonte të betohej. Nga gazrat e minierës të dënuarve u merreshin mëndtë, u përzihej dhe u dhimbte vazhdimisht koka. Pothuaj të gjithë vuanin nga një mungesë kronike oreksi. Një ditë pushim qe një ditë e garantuar. Në ndërgjegjen e terrorizuar të kampit qëndronin akoma të gjallë shokët e zhdukur në thellësitë e malit. Ata vuanin tek i shihnin shokët të gjymtuar nga gurët që binin prej tavaneve të paarmuara të galerive të minieres.
Njerezit që s'e përballonin dot këtë torturë, këtë poshtërim dhe i trembeshin kësaj vdekjeje të llahtarshme në këtë varr të hapur, kryenin autolezione, ndonëse e dinin se pas mbarimit të raportit mjekësor, do të futeshin aty përsëri. Ata që s'kishin zemër për një gjë të tillë, u luteshin shokëve t'u thyenin krahun a këmbën, duke ia qëlluar me dru, a gur të rëndë. Meqë tensioni i lartë i gjakut të përjashtonte nga miniera, shumë vetë e provokonin vetë, duke ngrënë kafe të bluar, a duke pirë duhan të përzier me sheqer si dhe duke kapërdirë vitamina PP.
Punët e lehta me shpërblim ishin të pakta, prandaj midis të dënuarve që i shërbenin komandës, zhvillohej luftë. Ata i fusnin njëri-tjetrit leva hekuri në dyshekun prej kashte e shkonin e raportonin policinë. Dhe ajo duhej t'i rrihte për vdekje të dy palët që të mund të gjente fajtorin. Por, përgjithësisht, më shumë fitonte ai që tregohej më i zellshëm në shpifjet ndaj njerëzve të ndershëm, shpifie për të cilat komanda
Sa e tmerrshme të dukej hyrja e galerisë kur e shihje nga larg me mendimin se mund të hyje në të, aq e sigurt dhe miqësore të shfaqej, kur caktoheshe të punoje atje. Vetëm ideja se që t'i shmangeshe asaj, duhej të bëheshe i poshtër, të shkaktonte një turbullim që e bënte të ëmbël dhe vdekjen, jo më galerinë nga e cila shihje si hynin e dilnin çdo ditë qindra bij nënash. Dhe ky përfytyrim i mirë për të nuk prishej edhe kur e shihje arkivolin e një të dënuari që priste jashtë galerisë ku gjendej trupi i tij, që kishte humbur në fund të qindrave tonëve mineral. Bukur e thotë fjala e urtë e popullit: "Turpi është më i rëndë se kordha". Frika e turpit e bënte njeriun të mësohej me idenë e vdekjes. Sa njerëz duhet të jenë bërë heronj nga frika e një vdekjeje morale. Edhe në shkallën e fundit të mjerimit njeriu gjen forca për t'i kërkuar një kuptim jetës së tij. Kur dilje nga thellësia e errët e malit i çliruar nga ankthi i pavetëdijshim që të shkaktonte frika e fshehtë se mund të bëheshe pre e masave të dheut, të tronditura nga minat e vazhdueshme, e ndjeje veten krenar që kishe mundur ta fitoje ndershmërisht një ditë jetë. Një ditë jetë për vete dhe për të tjerët, për ata që përlesheshin jashtë me ligësinë për të ndihmuar ty brenda, në burg dhe që e kishin bërë këtë qëllim të jetës së tyre. Dhe ky zinxhir qëllimesh nuk duhej të këputej brenda kësaj dhimbjeje të madhe që
Brenda malit njerëzit qenë përgjithësisht mirë. Aty zhvisheshin nga shumë tipare të egoizmit dhe bëheshin më të thjeshtë. Përgjithësisht aty mbretëronte një solidaritet i natyrshëm njerëzor që të prekte. Kontakti me vdekjen ia heq njeriut shumë nga ambicjet dhe ligësitë. Në galeri njerëzit ishin si në një varrezë, ku në heshtje ndiejnë se në këtë botë janë të përkohshëm.
Mjerimi mund të prodhojë njerëz me shpirt të madh me po atë lehtësi që nxjerr edhe njerëz shpirtvegjël, madje edhe të poshtër. Mallkuar qoftë komunizmi që e ndoti shekullin e njëzetë me utopinë e tij çnjerëzore!
Dhe kur për shkak të neverisë ndaj punës së detyruar, në dëshpërim e sipër të dënuarit arrinin të mohonin veten duke iu drejtuar rojeve që t'i vrisnin në mes të ditës me diell, komunistët shqetësoheshin. Vetvrasjen ata e dënonin si protestë ndaj skllavërisë moderne që kishin krijuar dhe burgun ata e kishin parcelë eksperimentale ku provonin në praktikë se deri ku e duron natyra njerëzore dhunën e privacionin. Dhe ata merrnin masa ta zbutnin këtë dhunë e t'i pakësonin këto privacione në një drejtim për t'i forcuar e shtuar në "parcela" të tjera, aty ku natyra e njeriut qe shumë rezistente.