E shtune, 05.10.2024, 01:30 AM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Bashkim Saliasi: Largimi i stresit

E hene, 14.05.2018, 07:45 PM


PSIKOLOGJI

ROLI I GJENDJES EMOCIONALE NË LARGIMIN E STRESIT

Nga Bashkim Saliasi

Studimet kanë treguar se personat me stres kanë nivel më të ulët të qelizave me aktivitet natyral vrasës se sa personat pa stres dhe për pasojë ato kanë aftësi më të vogëla për t’u mbrojtur nga sëmundjet.

Me termin stres kuptohet një ndryshim i gjendjes dhe sjelljes së zakonshme të njeriut, që ndodh në përgjigje të veprimit të ndonjë faktori të jashtëm dhe që shfaqet me shqetësime, lodhje dhe konsumim fizik e mendor të organizmit të tij.

Streset, ankthet dhe depresioni, të cilët shpeshëherë i pasojnë ato, jo vetëm kanë çrregullime të thella emocionale dhe prishin sjelljen e personit, por ato prekin dhe dobësojnë mekanizmat imunitar të tijë. Nga studimet del se shumë njerëz që kanë pasur trauma të rënda me fatëkeqësit që kanë pasur më vonë janë sëmurur nga kanceri.

Jeta, në kohën e sotme, ka shumë strese. Jemi ne që duhet të mbrojmë veten tonë dhe të minimizojmë ato. Detyrë e gjithkujt është të marrë anët e mira të jetës  dhe t’a organizojë jetën që t’i japi kënaqësi, dhe t’a mbushi jetën me veprime që i japin gjëndje positive dhe të ndihet mirë në shoqëri.

Të përballosh një fatëkeqësi si humbjen e fëmijës, të vëllait, motrës e tje. njeriu duhet të jetë i përgatitur se jeta nuk ka radhë dhe çdo kush e ka të shënuar “datën e vdekjes”, ashtu sikur ndodh që  kur njeriu vjen në jetë dhe rregjistrohet në gjendjen civile, në fund të jetës së vetë e çrregjistrojnë po aty.

Jeta nuk duhet të humb kuptimin e saj, ajo duhet të vazhdojë normalisht dhe të mbetet aktive dhe me objektiva të sakta. Që njeriu të jetë i përgatitur për të përballuar strese të ndryshme, është e domosdoshme të bëhet përgatitja e nevojshme psikologjike dhe ndërgjegjësimi për të përballuar çdo stress që mund të na lind në jetën e përditshme.

Në qoftë se nuk përgatitemi vazhdimisht, atëherë mund të dorzohemi shpejtë dhe të biem pre e dëshpërimit. Në lajmet e televizioneve dëgjojmë se X person vrau veten, ose vrau gruan, plagosi vëllanë etj, të gjitha këto vijnë si rezultat i mos përgatitjes për të përballuar streset e zhvillimit të shoqërisë njerëzore.

Rritja e kostos së jetesës, lëvizja e lirë, kërkesat për komoditet, të cilat nuk arrin t’i përmbush njeriu, janë disa nga faktorët që çojnë në pa sigurinë e jetës. Goditjet bombarduese që merr sistemi nervor i njeriut, gjatë jetës së tij të përditshme që nuk arrinë të përmbushi kushtet e mësipërme shfaqen në formën e stresit.

E rëndësishme është që njeriu duhet të ndërgjegjësohet të jetojë në prani të stresit, por është e domosdoshme që të gjejë forca dhe të arrijë suksesin.

E rëndësishme është që njeriu duhet të kuptojë se streset nuk kanë gjithmonë ndikime negative, por ato kanë dhe ndikime positive. P.sh kur japim një provim, apo një orë mësimi ku do vijnë edhe kolegët për të na ndjekur, stresi ndihmon që të arrijmë rezultatin e kërkuar.

Ndërgjegjësimi i njeriut për t’u këshilluar me psikologun rrit aftësinë e përballjes me stresin dhe nuk lejon të kalosh në depression.

Po të shikojmë moshat e reja nëpër shkolla vrehet një dukuri që është shumë problematike, depresioni.

Kjo është një “epidemi” që po përhapet në mbarë shkollat tona dhe shumica e fëmijëve jetojnë me streset e familjes, zënkat e prindërve, divorcet apo dhe ankthet e dhunimit, përdorimin e drogave etj.

Është shumë e domosdoshme, që njeriu duhet të ndërgjegjësohet dhe të njohë veten kur shikon se bënë veprime që si ka bërë më parë të vizitohet te mjeku dhe të kurohet me medikamente që rekomandon ai apo të këshillohet me psikologun. Shpesh ndeshim me persona të rënë në depresion dhe kujtojnë se zgjidhja e halleve të tyre është “gota e rakisë” dhe gjumi.

Mjekësia rekomandon se në raste depresioni, të minimizohet sheqeri dhe mos të përdoren ushqimet që përmbajnë kafeinë. Nga këshillat më të mira mendojmë është kryerja e ushtrimeve fizike çdo ditë dhe ngrënia me orar.

Ushtrimet fizike ndikojnë  në rritjen e prodhimit të adrenalinës, e cila është një nxitës për prodhimin e endrofinave në tru. Në rastin e sëmundjes me depresion si adrenalina dhe endrofinat janë në nivele të ulta. Të dyja këto hormone e bëjnë njeriun që të përqëndrohet në veprimet e tij.

Një futbollist me shpirt të lartë të garës edhe përse vritet, ai nuk e ndërpret ndeshjen deri në fund p.sh kujtojmë Bekenbaurin që luajti futboll me shpatull të nxjerr në kampionatin botërorë etj.

Pra mënyra më e mirë për të rritur sasinë e adrenalinës dhe endrofinat ëshët kryerja e ushtrimeve fizike sikundër ndodh me djemtë që i marrin ushtar apo sportistët që i përgatisin për një situate të përballimit të streseve të thella.

Mjekësia rekomandon ushtrime fizike për të larguar depresionin. Për të larguar stresin dhe për të rritur gjëndjen emocionale është e nevojshme që njeriu të përgatitet për jetën e tij dhe së pari; të ketë besim në vetvete dhe tek të tjerët.

Është më se e domosdoshme që në raste depresioni dhe stresi i sëmuri duhet të gjejë forca dhe të konsultohet me mjekun dhe të zbatoi me shumë rigorozitet këshillat e tij.

Që njeriu të edukohet që të jetë optimist dhe jo pesimist në jetën e tij është e nevojshme që të edukohet që i vogël, pra të përgatitet për jetën. Është detyrë e prindërve që të merren me edukimin e fëmijëve që ai nesër kur të dal në jetë të gjejë rrugët për të larguar stresin dhe mos të bjerë në depresion. Kjo realizohet gruadualisht dhe jo me urdhra.

Në moshat e dyta dhe kryesisht të treta vrejmë shumë qëndrime nervastenike dhe stresohen për hiç gjë me njëri-tjetrin. Por kjo dukuri po ndodh dhe me nxënësit e shkollës, të cilët një e më dy e shahen dhe qëllohen me njëri-tjetrin, tregon se nuk punohet sa duhet me fëmijët në familje.

Pjesëmarrja në aktivitetet kulturore e sportive ka treguar se ulet në një shkallë goxha të lartë stresi dhe depresioni. Njeriu jo vetëm duhet ta përfytyrojë veten si të ri, por është mirë që të lidhet e të bashkëveprojë me të rinjtë.

Një rezultat shumë të mirë në largimin e sresit dhe depresionit luan meditimi. Në parim meditimi ushtrohet duke përqëndruar mendjen, për një kohë të caktuar, në një gjë të vetme, si p.sh një lojë shah, një lutje, një mesazh etj.

Meditimi jep efekt kur ai përdoret me séanca dhe jep efekt kur përsëritet me kohë të shkurtëra. E fundit që desha të trajtojë në këtë shkrim është dhe roli që luan dashuria në largimin e stresit dhe depresionit. Kush ka provuar të dashurojë ka parë që gjëndja emocionale e tij është shumë positive. Dashuria, qoftë edhe në kuptimin e gjerë të fjalës, duke nënkuptuar të gjitha llojet e dashurive, e zbukuron jetën e njeriut. Është vënë re se të dashuruarit, jo vetëm janë më të lumtur dhe me gjëndje emocionale më të mirë, por edhe kanë një system imunitar më të fortë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora