Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Ç'është kushtetuta për ne

| E hene, 09.04.2018, 02:24 PM |


Ç' ËSHTË KUSHTETUTA PËR NE

(Shkruar në dhjetëvjetorin e parë të Kushtetutës)

Ligji themelor i shtetit tonë,

kush di ku fillon e ku mbaron ?!

Ndërrohet pa u ndërruar në letër

e djeshma për t'sotmen është e vjetër ! ?

Përcaktimi i rendit politik,

ndërrohet në heshtje si nata me ditë.

E rëndësishme për pushtetarët është ekonomia

t'u mbushen xhepat, t'u shtohet pasuria.

Organet e pushtetit shtetëror

si çelsa makinash t'i kenë n'dorë.

Fjalët për ushtri si thasët me lodra ,

na mbron Euleksi, na mbron Europa.

Gjykatat me prokurori

thonë se dielli nxeh, kur bie borë e shi.

Të drejtat themelore të shtetasve tanë

si në çdo kushtetutë të boës

të shkruara janë.

Jusuf Zenunaj, 8 prill 2018