| E diele, 08.04.2018, 08:35 AM |
Shyqyri Fejzo
Në aeroport
Nga aeroporti sa dolën
Si dy yje në vezullim
Vrapin drejt nesh morën
Vajza kokën në gjoksin tim
“Baba dua të prezantoj
Të them dhe në vesh një fjalë
Me këtë asganin atje studjoj
Njihu dhe ti me këtë djalë”
Sa të pashë, në cast të njoha
Si balerinë më ecje ashtu
Dhe se pluhur ka hedh koha
Vetëm ti ke sy kaq blu
Na u afrove si kaprolle
Bëre sikur nuk na pe
Vajzën time përqafove
Tët bir mua ma le
“Qënki njohur që përparë
A është kështu more baba?”
“Puna e tyre tu shkojë mbarë
Ne nuk përzihemi me ata”
“Ruheni djalë dashurinë”
Hap ajo gëzueshëm lojën
“Kujdes vajzë me xhelozinë”
I them unë me plot gojën
Përsëri ajo merr fjalën
“Pse cuditi? S’është hata”
Unë përballë shkunda djalin
“Mund të ishit motër e vëlla”
“Futini një puthje të vonuar”
Flet “asgani” me dëshirë
Dëgjoj vajzën të përqafuar
“Dhuratë për të ardhmen vjehrrë”
31.03.18