| E enjte, 05.04.2018, 09:03 PM |
“MEVLUDE” POETIKE PARTIAKE
ME TRIMA PAS LUFTE
NGA KALOSH ÇELIKU
Edhe, mua si poet: Përderisa nateditë, pamëshirë më “vretë” poezia “erotike” e partive politike, nuk e them dot se më vretë në pusi pas shpine, edhe ajo patriotike e Topit turkut të Mic Sokolit, që e rroku me të dyja duart për fyti (?!):
Vdekje, e papritur klinike në Voskopojë. Aksidentë komunikacioni në Qafë-Thanë. Përsëri, një tjetëri aksident komunikacioni duke u ngjitur maleve të Bukoçit: dhiareve, kur edhe sot e kësaj dite dëgjoj zëra nga të rënurit e asaj Lufte Kaçake Çlirimtare për Atdhe, dëshmorë: me këmbë e duar për Shqipëri Etnike!...
Guxim, për të marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore të kaçakut maleve Dervish Emin Çeliku (Xhambazi), krahut djathtë të Dervish Carës në Betejën historike të Katllanovës (çlirimin e Shkupit, 1844). Betejë historike me strategji lufte kryengritësish për çlirimin e Velesit, Prilepit dhe Manastirit.
Kohë historike qorrre, kur “vëllezërit” e sotshëm të Njerkës me argatë shqiptar, “çlirimtarë” pa brekë ende në pelena, sot merren me “Mevlude” partiake me poetë Facebook -u. Shpalljen e konkurseve poetike, gjoja për të vënë rregulla dhe “vlera” artistike në Qiellin Diellor Shqiptar. Aspak, nuk janë të vetëdijshëm, se: atyre takimeve poetike Facebook -u, nuk do t’i përgjigjet asnjë poet me emër i dëshmuar në Letërsinë Shqipe, po edhe asaj botërore. Dukuri negative që na vjen nga Diaspora Shqiptare më tepër me karakter biznesi sesa, kulturore artistike. Fatkeqësisht, sot: veprimtarinë e tyre artistike-kulturore e përqafojnë edhe disa organizatorë të Atdheut pa fije talenti artistik. Organizime kulturore, shkel e shko: duke i përcjellur mysafirët pa drekë, honorare dhe një darkë me një këmbë pule, që udhëton me muaj nëpër oqeane. Shpeshëherë, edhe pa bujtje në hotel. Çmime letrare, që “juria profesionale” ua ndanë miqëve të tyre, familjarëve, mikeve dhe partizanëve të partive politike në pushtet.
Nuk i përmend të gjitha fatkeqsitë në kët shkrim publicistik: helmimet nëpër taverna anembanë Atdheut, zjarrin në banesë (Çair, 1992), vdekjen klinike në Voskopojë dhe Ringjlljen po të njëjtën ditë në Korçë (2000), “xhipin” e ndezur në flakë përpara dritareve mes “Çairit” të Shkupit (2014). Aksident komunikacioni në Qafë-Thanë (Shqipëri, 2007). Sulm fizik ndaj fjalës të lirë artistike publicistike, të cilin edhe sot e kësaj dite nuk e kanë zbuluar ende policia e shtetit të “përbashkët” (2014). Dhe, ky i fundit: Shtëpia e djegur shkrum e hi për së dyti herë në Shkup (2018). Askushi nuk e ngriti zërin për fjalën e lirë aritistike, as edhe partizanët e partive politike. Dhe, pizive “erotike”, të dalldisura nëpër manifestime “kulturore” letrare.
Paraskenojnë, nateditë vetëvrasjen time si poet shqiptar: dy herë radhazi me raki rrushi nën Rrap. Dhe, herën e tretë me Dy shtambaverë të Mikes besnike: Poezi “erotike”. Hë, për hë, ua bëj me dije “miqëve” të mi poetë në prehërin e Nënës Parti, nuk e kam aspak ndër mend vetëvrasjen. Përplasje koke për muri, mu si te Libri i Stefan Cvajg: Luftë me Demonin. Dy poetë të mëdhenj të asaj kohe në prag të rinisë dhe një filozofi gjeni Niçe: Njëri kërcen bythekre në lumë, ndërsa tjetri e përplas kokën për muri. Vetëm Niçe, arrinë të përfundojë në çmenduri. Jetën e arratisjes deri në vdekje (spital).
Parashikimi i “miqëve” për ndjelljen e vdekjes time si Poet, thirrjes të Zonjës Vdekje: që Unë moti kohë e kam parandjellë përmes poezive dhe e thirrë si kob deri në Varr, ende ëahtë i paparishikur nga partizanët besnik të Xhadisë me dy shami lidhur për brezi me dajre, as nga partitë politike e as nga Zoti Madh në Qiell, pranë Dillit e Hënës.
Përçudi: “poetëve”, dhe “shkenctarëve” me namë” neokomunistë në Facebook, ua kam sot lakmi: në rendin e parë të përurimeve (oxhakut) edhe në “Mevludet” e sotshëm partiake “kulturore” e “shkencore”, që dikur janë organiazuar me forca vetjake të krijuesve patriotë shqiptarë. Sot, fatkeqësisht i organiozojnë pa frikë, dhe i përbaltin partizanët e partive politike në pushtet me ndihmën e Ministrisë të Kulturës. Manifestime “kulturore” poetike e “shkencore: Panaire Libri, Shënimi Ditës Poezisë botërore, Ditës mësuesit (Shtatë marsi), Ditës Grave (Tetë Marsi), Pavarësisë Kosovës, Adem Jasharit, Dëshmorëve të Kumanovës. Ditës të Poezisë për fëmijë, kur sot fëmijët nuk kanë tekste dhe lektyra shkollore. Revista për fëmijë. Përurimin e librave historik për Shkupin Shqiptar, gati për çdo javë para kamerave televizive me shtatë-tetë veta si pjesmarrës edhe ndonjë politikani të arratisur, e asnjë kundërshtari artistik publik, e ku ta di unë edhe sa e sa budallaki të tjera partiake. Vetëm zhurmë, dhe zhurmë arsimore dhe kulturore para kamerave televizive. Mos, të “propogandoj” vlera artistike në këtë shkrim publicistik edhe në mjetet publicistike të varura e të “pavarura” protesta paqesore poetike.
Ironia, gjithë këto “Mevlude” kulturore partiake, shënohen me taksat e parave të shqiptarëve nëpër institucione partiake me këngë, valle dhe pizi propaganstistike zhurmëmadhe me lodra e dajre nëpër Çarshinë e Shkupit. Larg, vlerave artistike të asaj kohe ish komuniste jugosllave. Ndoshta, edhe e urryer “idealiste”.
Publikisht: Kalosh Çeliku, moti kohë nuk merr pjesë në këto aktivitete “artistike” kulturore fundekrye të veshura me petka partiake pa struke shqiptare. Fotografohet si poet para kamerave televizive pas një këmbe pule, që me muaj udhëton me anije nga Amerika, turret të lexojë një poezi pa një gotë raki rrushi, shtambe me verë. Ose, për një mirënjohje (copë letre fabrike). Çmimi ofendues letrar në poezi. Përjashtim, bën këtu ndonjë Mike ose Mik i penës. Edhe, atë, i dëshmuar në letrat shqipe.
Organizatori, për ndryshime “artistike” POETIKE, shpallë edhe, konkurs letrar në nivel të Katundit Madh(?!): Shpallje - konkurimi për pjesëmarrje në “Takimet Poetike”, përmes Facebook. E, jo në mjetet e informacionit për Çmime letrare. Shteg manipulimi të krijuesve letrarë dhe poezisë shqipe. Edhe, asaj ndërkombëtare.
Falje, kërkoj nga lexuesi im besnik: jo, organizatori i këtyre takimeve poetike: që e ka shënuar këtë manifestim poetik: me 27 pikë të shkronjave. Unë si autor i këtij shkrimi publicistik, sipas arshinit tim artistik të shkrimtarit, mezi arrij ta shënoj me 12 pikë. “Mevludet” Poetike Partiake: Shpallje, konkurimi për pjesëmarrje në “Mevludet” Poetike Partiake të Klubeve të shkrimtarëve me qerre, vetëm të një katundi, si “kryeqendër kultuore” dhe vatër krize lufte me pushkë e penë. Hap para, i këtyre organizatorëve është, se: për herë të parë pas Lufte (2001), na pritën me pije “hallall”.
Vite me radhë, më jam lodhur me këto manifestime kultuore e konkurse letrare, ku orgnizatorët partiak na kanë lënë pa drekë, pa konak, në rrugë dhe na kanë përcjellur në mëngjes me një copë letre si shpërblim “artistik”. E kuptoj, gjendjen e tyre finiansiare nga Shteti i “përbashkët”, që mu këto organizatorë partiak, e reklamojnë si prodhime Kopështi veten për një përdorim, u bëjnë “temena” para kamerave televizive “misionarëve” të kulturës shqiptare. I shtinë në një thes me arna: politikanë dhe artistë. E fotografojnë veten, nateditë para kamerave televizive.
Katastrofë, e paparë deri më sot kulturore shqiptare. Edhe, politike: Në çdo Katund e Qytet nga dy-tri shoqata dhe klube të shkrimtarëve, pa shkrimtarë?! Shoqata të artistëve pa artistë. Edhe, shtëpi botuese pa shkrimtarë, që dhurojnë libra fetar falas pa kritere artistike në shkollat tona shqipe, mbi bangë (përkrahur edhe nga Ministria e Kulturës)?! Askushi, nuk e merr guximin të pyes publikisht: me çfarë përnbajtje dhe vlera të arrira artistike, u dhurohen shkollave shqipe këto libra?! Ose, caktojë një komision shkencor-arsimor për vlerësimin e këtyre librave “falas” në shkollat shqipe. E dalldisin veten me reagime pas provokimeve të “vëllezërve”, dhe humbin kohë duke reklamuar një libër koti antishqiptar, që këto ditë ka dalë në dritë (hale). I bëjnë reklamë pa para, kur e gjithë bota sot jep para me thasë për reklemimin e një libri. Identike me Enciklopedinë përfolur maqedonase, që falë reklamave të shqiptarëve u shitë i gjithë tirazhi.
Guxim, sot marrin të vlerësojnë poezinë shqipatare?! Askushi nuk e ka pyetur veten dhe ngrej zërin. Arsyen: Pse, u dhurohen këtyre institucioneve shqiptare nga këto shtëpi botuese partiake e “humanitare” libra falas, në vënd të veprave letrare të Rilindasëve, shkrimtarë bashkëkohor Shqiptar dhe atyre botëror?! Kujt i hynë në punë ky “humanitet” shoqëror artistik, lexuesve shqiptar të shkollave shqipe, apo organizatave të tyre “humanitare” me bollëk në Bit-Pazar të Shkupit?!
Fatkeqsia e parë arsimore dhe kulturore: këmbëkryq, i kemi në shkollat shqipe dhe sofrën e shqiptarëve në shkamin me tre këmbë të Babait, pranë Oxhakut me zjarr të ndezur në Katund. Organizatorë “bashibozuk” turku dhe Njerke me thasë të manifestimeve tona arsimore e kulturore. Pamarrë parasysh, a kanë kapacitete shkencore për t’i vlerësuar të arriturat e kulturës dhe pozisë shqiptare në Ditën e Sotshme?! Hë për hë, për sa e shoh unë, nuk ma merr mendja. E, dyta: anëtarët e jurisë “profesionale” me veshje partiake arnë përmbi arnë, në cilin nivel artistik i kanë forcat momentale artistike për Ditën e Nesërme?! Edhe këtë, kurrsesi nuk ma merr mendja, se: mund të dalin matanë Lamës.Vallë, athua i rren mendja, se: e kanë mbi nivelin artistik të Rilindasëve dhe krijuesve të sotshëm shqiptarë?!...
Dhe, e treta: nuk e kam fjalën për Katundin e tyre të Madh të “haxhilerëve”. A, i njeh në Ditën e Sotshme Nana e tyre Shqiptare?! Nuk pyes për Katundin e Madh shkrimtar. Dhe, a u ka dhënë gji Nana Shqiptare nën Lisin e mjedis Livadhit, rrëzë Sharrit Plak?! Ose, në mes të Lëmës me një leckë të zezë çerepi për t’i ndarë nga gjiri (tambëli) i Nanës. Nuk e kam fjalën për Nënën Shqiptare në Zajaz të Kërçovës. “Komandanti” i Katundit Madh, kur merr guximin dhe në sofrën time profesorit të tij ia dorëzon librin e tij “besteller” të “përkthyer” nga gjuha shqipe, në dialektin gegërishte?!
Ditë më vonë Klubi i “haxhilerëve” e shpallë edhe Listën e pjesmarrësve. Aspak, nuk i vjen turp dhe të mërzitet, skuqet së paku në fytyrë, se: me vete nuk ka asnjë poet (haxhi) me nalle për Mekë. Përveç, disa“haxhilerëve” (poetëve) të Facebook -ut. Emra, që nuk i njeh nëna e vet, e ku më Katundi Madh i “haxhilerve”, rrëzë Sharrit Plak.
Klubi i “haxhilerëve”, shpallë listën e pjesëmarrësve në Orën e madhe letrare në kuadër festiv “Mevludi - 2018” i shahirëve, në të cilin konkurrojnë për tre vendet e para të Çmimit me ilahi nga të gjitha “Trojet etnike shiptare”?!...
Për shkak të numrit tejet të madh të aplikimeve (afër 100), juria e “hoxhallarëve” ka bërë përzgjedhjen e 40 poetëve, të cilët ftohen t’i lexojnë poezitë e tyre “kryevepra”. Edhe, atë: pasi të fotografohen krah për krahu para kamerave televizive me partizanët partiak në varrezat e dëshmorëve të Luftës për fushatën e ardhshme parazgjedhore.
Edhe, fillon Beteja e madhe “artistike - poetike - luftarake”: me pushkë e penë për Atdhe para mysafirëve. Në ballë të oxhakut është ulur i Zoti i Shtëpisë me tre sejmenë përmbrapa. I shpalos “fitoret” e tia historike. Fitore, moti që pasaardhësit e tij me penë e pushkë ia kanë shtruar në Sofrën e sotshme shqiptare. E ky, si komnadant “lufte”, i ka gjetur të gatshme të shtrura në sofër. Radha i vjen të ulet në ballë të oxhakut edhe mysafirit të ftuar në këtë dasëm poetike. Shkam, nuk ka tek oxhaku. I zoti i shtëpisë, nuk lëviz nga vendi. Dhe, as tre sejmenët e tij, përmbrapa. Edhe pse, ky zbret si kaçak nga malet me armët në brez: Lapsin me dy tyta. Aqmëpak, sejmenët e beut përmbrapa, ende me armët në brekë. Kaçaku i maleve, u detyrua t’i thotë të zotit të shtëpisë: çohu, ma lësho shkamin pranë oxhakut! Sejmenët e tij, edhe pse e dëgjuan urdhërin e kaçakut, përsëri nuk lëvizën nga shkami. Ndonjëri, më azgani e qiti edhe këmbën përmi këmbë. I zoti i shtëpisë, çohet nga shkami pa asnjë shkrepje fisheku. Kaçaku i maleve ulet në shkam, aty edhe ku e kishte vendin sipas traditës historike shqiptare. Mysafirin, kur ta thirrësh në dasëm, prite siç duhet si mik shtëpie, ose mos e thirrë fare. Në rast vdekjeje, ai vjen vetë edhe pa thirrje. E nisi rrëfimin me shfletimin faqe për faqe të Historisë të “Klubit haxhilerëve”. Një pulë qafërjepur, përballë tij nga Katundi Madh në Dasmën e Madhe Historike, hipi mbi pleh dhe, pasi i përplasi fletët. këndoi si gjel. Nana ime, pulave të këtij soji ua priste kokën në qafë mbi cung mes lëme: Biro, kënga e tyre ndjell kob. Gjeli e ka thirrë në Shtëpinë tonë Agimin… E, jo pula qafërjepur…
Dhe, në fund pa thirrje nga organizatori: para të pranishmëve e rrëmben mikrofonin një Këndez Shqiptar duke e shpalosur veten për heroizëm të pashoq, se: pas gjithë kësaj beteje të përgjakshme me penë për liri dhe Tatën e Madhe të Njerkës, në ilegalitet ka qenë ai si komandant “ilegal” lufte. Padyshim, mes gjithë këtyre betejave ilegale të “përgjakshme”, nuk harron ta përmend edhe Hojdodolen e tij si krahun e djathtë të luftës. Hojdodolja, matanë përronit nga froni i hipur mbi gomar, ia kthen plumb lëvdatat. Edhe, kënaqen duke e lëvduar njëri-tjetrin për merita si trima pas lufte.
Publiku pranishëm, i shpërblen me një duartrokitje frenetike…