Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Skënder Jashari: Kush do ta mbrojë Luginën!

| E enjte, 05.04.2018, 07:59 PM |


Kush do  ta mbrojë Luginën e Preshevës!

Nga Skender Jashari

Ditëve  të fundit, shihet  ngjarje dhe veprime   politike dhe  ushtarake, që vështirë të  kuptohen  nga  popullata,  madje edhe për faktin që  ato shtrembërohen dhe  interpretohen sipas  qëllimeve  të ngushta politike, ideologjike etj! Veprime   dhe ngjarje  këto    lidhen  me Republikën e Kosovës, me Luginën e  Preshevës dhe së fundmi edhe me shtetin Amë- Shqipërinë( në shkatërrimin e pikëpagesave të Rrugës së Kombit) në njërën anë  dhe Serbisë dhe  Turqisë  në anën tjetër!

U arrestu dhe u dëbu nga Kosova Marko Gjurqi; u prenë  në besë 6 qytetarë turq që u rrëmbyen  nga  Kosova; mbi Luginë  të Preshevës  vërshojnë  avionët  ushtarak të Serbisë dhe   makineri ushtarake; pikëpagesat në Rrugën e Kombit shkatërrohen( madje edhe duke marrë pjesë edhe   bashkëpunëtorë të Serbisë nga  Lugina e Preshevës!)!

Kush do e mbrojë  Luginën e  Preshevës!?

Këto ditët  e  fundit, mbi qiellin e  Luginës së Preshevës, në  vazhdimësi  sipas  lajmërimeve    Ministrisë serbe të mbrojtjes, zhvillojnë manovra ushtarake! Avionët e  tillë ushtarak, janë të  vjetër, nuk përdoren më në ushtritë Europiane, por  Serbia arrinë ta frikësojë popullatën civile! Edhe në  Luftën e  UÇPMB-së, dy avion të tillë kanë  bombarduar në Brijë të Bukocit, së paku nga  lartësia mbi 1500 metra( shkaku i rrezikut që mund t’ia goditnim me  kundërajrorë)! Asnjë reagim  as nga politikanët  e Luginës së Preshevës, duke e pranu  një veprim të tillë si  diç normale! E mos të  flasim më për  reagim të  Institucioneve    Shteteve  Shqipëtare( Kosovës, Shqipërisë)!  Organizata të vetëquajtura, vetëformuara pa asnjë  legjitimitet dhe me veprimtari    pajtim me Serbinë,  që thirren  gjoja    Luftës së UÇPMB-së,  heshtin!

Askush s’do e  Mbrojë  Luginën e Preshevës, pos Bijëve të  Vërtetë   të saj!

E keqja  filloi më  parë, madje  fillet  e saj mund  t’i rrëmojmë  edhe më larg deri tek  tjetërsimi Kombëtar që  na shkaktoi  Perandoria Osmane dhe pushtuesit sllavo-grek!

Me mbarimin e Luftës së Kosovës, partitë politike-bandat politiko-kriminale të partive të ndryshme, filluan plaçkën  e luftës(  uzurpimin e  banesave dhe pronave),  luftën  politike për pushtet e deri qërim hesapesh e hakmarrjesh!

Harruam  se   Lufta më lehtë  fitohet, por    vështirë  Paqja  ndërtohet( siç na porositi edhe miku  yn Bill Clinton)!

Në tetor-nëntor 2000-2001 filloi marrja e kompetencave nga  Misioni i UNMIK-ut, ndarja e Mitrovicës veriore,  kapitullimi i UÇPMB-së etj! E më  pas edhe  procese tjera politike që  nuk ishin të  gjitha    favorë ose ishin pjesërisht të  favorshme  për  Shqipëtarët  e Kosovës, madje  pa përfshirë edhe  ndërlidhjet dhe  ndikimet që  patën    Trojet tjera  Shqipëtare( edhe në Luginë të Preshevës)!

Madje jopak ndikim kishin  partitë  e mëdha politike të Kosovës, në kapitullimin e UÇPMB-së( fakt ky që tentohet  të mohohet, dhe t’i ngarkohet   kundërshtarëve politikë)! Ndikim  negative  kishin edhe  në proceset dhe periudhat  e mëvonshme!

Terrori dhe terrorizmi  i Serbisë dhe  shërbëtorëve  të saj kundër  Shqipëtarëve  të Luginës së Preshevës, i ndihmuar dhe bashkërenduar edhe me spastrimin dhe tjetërsimin  kombëtar edhe nga organizata islamike  të dyshimta  nga vendet arabe dhe Turqia. Për më keq  Institucionet  e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, heshtën nuk vepruan mjaft, në parandalimin dhe ndalimin e  dukurive të tilla, e aq edhe  ishin të  zëna  në luftën e  tyre të ndyrë për pushtet!

Për më keq, bisedimet gjoja teknike mes Kosovës dhe Serbisë, bisedohet për Sovranitetin dhe Integritetin territorial të Republikës së Kosovës( territor ky i aneksuar pas vitit 2001), derisa  Çështja e  Luginës së Preshevës, harrohet plotësisht! Madje në disa raste sërish trajtohet si çështje  e brendshme  e Serbisë( edhe për kundër faktit  që Lugina e Preshevës është pushtuar më 16-18 tetor 1912, nga  forcat  pushtuese serbe, dhe që është ndarë nga  Kosova më 1945 gjegjësisht me  ligje të mëvonshme)! Nga e kaluara, kemi pa që mjaft  kemi akuzu të tjerët    Trojet e  Atdheut tonë, i kishin bë  mjet  këmbimi p.sh: në Kongresin e Berlinit, Konferencën e Londrës etj!

Ne  Shqipëtarët edhe sot, si edhe më parë,  jemi duke  pranuar  hapur  apo edhe heshtur bërjen  mjet këmbimi të  tokave tona!

Skender Jashari,  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.