Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shyqyri Fejzo: Pleqtë e fshatit tim

| E premte, 30.03.2018, 01:20 PM |


Shyqyri Fejzo

 

Kur korreshin cairet

 

Rreze e hënës ledhatare

Më mori dhe më con larg

“Ku  po më con moj kobatare?

Mua më gjete për në carg?

 

Rrugën e ngushtë shkëmb e kthesa

Kam kaluar kur isha fëmijë

Kënacen me ujë pa ikur vesa

Hedhur supit anash nën ijë

 

Ata korrnin barin atë ditë

Ja coja babait në Kodërgjat

Nëna më pas sillte tepsitë

Kishin marrë dhe pesë argat

 

Vala e lumit ushitë i përkul

Si  një e vjetër melodi

Më tej zhurma dhe pak u ul

Ngjante zëri i prindve të mi

 

U tunda mendja fluturon

Kur me barin më zinte vesa

Kur në male kërcet e gjëmon

Era më përkëdhel ballin nga djersa

 

Po losja me kosë në breg

Kënacen e futa në dëllinjë

Gomari futi këmbën në byrek

Tepsinë e “sajndisi” një mullinjë

 

Zhurmë e lumit është ajo

Ninull yjesh më duket tund

Janë zëra të njerëzve që njoh

Në mes valësh a në fund

 

Sa herë shkuar me cap fëmije

Rrugës kënga më shoqëron

Si zëri i bukur  i një melodie

Nga karkalecat dhe zogu gjon

 

Mbrëmja fshatit vellon i hodhi

Mbi shkëmbin murrash qëndroj

I humbur në këngë e melodi

Me asgjë nuk dua ti ndërroj

 

Nga ëndrrat më shkundi një zë

“Kusho hajde, paske hyrë thellë

Me të menduar nuk nxjerr gjë

Tani nga zjarri kam hequr hellë.

 

 

Pleqtë e fshatit tim

 

Të gjithë të numurosh

Të urtët pleq të fshatit tim

Pak prej tyre të vecosh

Duhet kujdes dhe durim

 

Në cdo lagje e fshat

Ju ishit vet urtësia

Si gurë të cmuar

U mbante shoqëria

 

Me sejcilë prej tyre

Unë kisha biseduar

  ditë muaj e vite

Në kohën e shkuar

 

Ja erdhi një ditë

Ata  nuk janë më

Pranoj një gabim

  nga unë u bë

 

Nuk vola mendimet

Për fshat e mëhallë

Nuk mora kujtimet

Kur ata ishin gjallë

 

Jam kujtuar vonë

E c’të bësh tani?

Për kujtim të tyre

Ngremë vetëm dolli

 

Vëmë tufa lulesh

Në varret që gjeta

Si na ikën duarsh

Shumë biblioteka?

 

 

Kafshimi

 

Kur po milte tufën me dhen

Ju derdh e gjithë kusija

Se e kafshoi keqas një qen

Nga vatha i ikën dhe bagëtia

 

Pas tre ditësh rrugën mori

Nga plagët kish dhimbje

Shkon drejt e te doktori

Të shërohej kishte bindje

 

Cfarë të ka ndodhur o e uruar!

Shumë qënke e vonuar

Ti nuk paske të shpëtuar

Se qeni ka qënë i tërbuar

 

Për mua je  shumë keq

Pa të shikoj sedimentin

Ahë! Dhe ai tregoi për dreq

Shko bëj testamentin”

 

“Atëhere doktor mos e zgjat

Më jep mua këtu një flet

Të lë testamentin rehat

Kujt do i jap, atë e di vet”

 

“C’hyn këtu shefi policisë,doktori?

Unë asgjë zonjë nuk po kuptoj

Po kryetar i Bashkisë djalli e mori?”

“Doktor,në listë jane njerzit që do kafshoj”