Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Markokaj: Betejë morale

| E marte, 27.03.2018, 07:22 PM |


Nga Gjon Markokaj

 

BETEJË MORALE

***

Ne momente kyqe, Shqipërisë i kanë lindë dhe i lindin njerëz me vlera të mëdha.

Me Dy Dhjetor Nëndëqind Dyzet e kater -- Lindi IBRAHIM RUGOVA

-- Fat i madh, për të gjithë Shqiptarët…!

Në Marës të Dyzet e pësës Komunistet jugoslla…, Vranë barbarisht:

-- Babë e gjysh, t’ Rugovës -- Ukë e Rrustë Rugovën; IBRAHIMI u rrit jetim….,

Kujtojni zgjuarsinë e pleqve që thonin: “Fëmija mbesin jetim per nënë, jo për babë”

-- Nëna Sofë e rriti - Burrin e DARDANIS, At’Dhetarin e pa epur..., intelektualin

e përmasave më të spikatura të Evropës.

IBRAHIM  RUGOVA, xënës e student i perkushtohet lirisë

dënjësisht si brezat, ashtu si e dëshironte ..., -- Nëna SOFË...!

Me vullnetin e tijë mbaroi shkollën mbrojti doktoraturen e vazhdoi Rrugen e lirisë

Me Njëzet e tre Dhjetor -- nëndëqind e tetëdhjetë e nëndë

Dr. IBRAHIM RUGOVA Zgjidhet Kryetar L D K -së Kosovës

Motua e Rugovës e L D K -së ishte: -- Liri, Pavarësë, Demokraci

-- Të cilat kërkonin: -- Kohë durim  punë e sakrificë ... !

***

Dr. Ibrahim Rugova me shumë se President

Ishte e mbeti “unikal” në mëndim e veprim.

Ishte: Burrë Shtetas, -- lider politik me Vizion Profetik...,

-- kulturë, mënçuri urti përmanënte politike.

Besnik i popullit të vet -- i cili me vizionin e tijë

Ai projektoi nji  Shtet të Pavarur e Demokratik

Me njizet e nji Janar dymijë e gjashtë -- U, nda nga jeta:

-- E Prehet i qetë n’ amshim !

***

Dr. Ibrahim Rugova si Gjeni i politikës udhëhoqi:

Si akt përkushtimi -- Rezistencen Paqësore

ndaj vëndit të tijë nderkombëtarizoi  - Çeshtjen e KOSOVËS

Dhe gjet aleat të fuqishëm, për kauzën e Lirisë e t’ Pavarësisë Kosovës;

Kolosët e Lirisë :

BILL KLINTON, MEDELEIN OLLBRAJHT, Gjenerali KLARK

HAVIER SOLANA, RIKARD HOLLBRUK, ËLIOT ËNGËLL

PRESIDENTIN -- XHORXH BUSH e TONI BLER etj.

Të cilët e bënë të mundur -- LIRINË E KOSOVËS..., nga mizoritë

e “Armatës Serbe” …, sa gjak është derdhur…,

Epopeja e Jasharajve e Haredinajve -- Për Liri e Pavarësi të Kosovës ?

Sa Beteja janë këthyer …, në “varre masive” …,

dhe, në memorjën tonë, mbeten të pashlyera...!?

***

Masakrimi i shqiptarëvet nga serbet është e VERTETË e pamohueshme:

Citojmë LEO FREUDLIN (hebre) Austriak në librin e tijë: “Golgata shqipëtare 1913”

-- Ku nëpërmes të tjerave thekson: “ Serbet deshën të shfarosnin tërë

Kombin Shqipëtar me rrënjë e me degë”.

Genocidi vazhdoi edhe në monizëm dhe vazhdoi i pa shëmbullt,

në “Projektin Milloshevian”…,për shfarosjen dhe shpërnguljen e shqipëtarve…!

Siq shkruajnë mediat e kohës: -- U, vranë mbi “dhjetë mije” shqipëtar kosovar

-- U, debuen nga Kosova, mbi “njimilion”, shqipëtar

Masokrat çnjerëzore; si ajo e “REÇAKUT” etj. etj. i treguan botës

fëtyren e vertetë të Shtetit Serb

...!

Beteja për çlirimin e Kosovës për SH B A – në,

... e nji pjesë të Bashkimit Europian...,

Ishte nji “Betejë MORALE” në themel të t’ciles

-- Qëndronin Liritë e të Drejtat e njeriut

...!

Dr.  IBRAHIM RUGOVEN dikush e quan: “GANDI I BALLKANIT”

Të tjerë: “MARTIN LUTER KING” e dikush tjeter: “MOISIU” që qëndronte

-- në shkretirë me “OPOSTUJ” ku merrte forcen -- (shtypi i kohës)

Unë do ta quajë: “ Largëpamsin e Kombit Shqiptar, Arkitektin e Pavarsis së Kosovës

-- Vizionarin e Demokracis dhe ideatorin e Bashkimit Kombëtar’’ !!

Kush devion nga -- vizioni i RUGOVËS, gabon rëndë !?

KU DONË ME DALË

***

Levroj nëpër mëndje e s’ pushoj…,dua t’ i dalë në anë

Punoj me vullnet e mundohem për mirë

Shikoj në televizion dhe më shumë degjojë “keq se mirë”

“Medjat” edhe “spekulojnë”. -- Politika i “ka përçudnuar sa, s’ ka më keq”

Në kampjuter shikoj, shkruaj, lexoj e mësoj.

Atë që s’ me intereson e “anashkaloj” e s’ e lexoj

Fejsboku – diçka “interesante” shihesh e flet, me shokë e shoqe. Diçka e  mirë.

Shpesh, e teprojmë, po rrezikojnë sytë…,rrezikojmë edhe trurin …!

***

Nga shoqëria çdo ditë mësoj…,

Disa nga njerzit -- ta marrin më zili edhe atë që u jepë…,

-- Krijimtaria të lodhë,dhe të jep edhe kënaqësi…,

Botimi i çdo libri është kurorëzim i punës së lodhshme krijuese

dhe sa herë që botoj, ndiej kënaqësi e gëzohem !

Më shtetin tim, “zhgënjehem” e ndiej, mërzi, genjeshter, vrasje, oksidente  e padrejtësi…,

-- Flitet: Për korrupsion, prestitucion…,trafikim, kokaine e kanabisativa sa s’ ka masë… ,

Ka mungesa të “KODIT ETIK”  sa i perket -- interesavet tona kombëtare

Drejtësia është e kapur nga klasa politike.  – Ushqimi i përditshë vjen …,

nga aleanca; ruso – turke dhe serbo – greke. KU PO SHKOJMË…, KU DONË ME DALË …,??

KANCER NË HISTORINË SHQIPTARE

***

Nacionalizmi në mbrojtjen e kombit ka qënë e mbetet detyrë e çdo shqipëtari

Forcat e djathta në Shqipëri, gabuan që atëhere që u bashkuan me forcat komuniste,

në Konferëncen e Pezës dhe në Mbledhjen e Mukjes.

Përçarjen që na veshi -- politika  sllavo – serbe, me pelqimin e të “shiturve tanë”…,

në “MBLEDHEN E MUKJES”; ajo do parë se ka mbet si “kancer”, në Historinë Shqipëtare

Ajo është e mbetet “dergja më e keqe” e shoqërisë sonë.

-- Aty filloi fitili i “luftës civile” – vrasja – “vëlla me vëlla”, -- ndarja përgjysë e Kombit

në “Partizan  Çlirimtar”…,e në “Nacionalist trathtar”. -- “Gjak i keq në gjakun shqipëtar”

që vazhdoi gjatë gjithë MONIZMIT dhe mbet -- NJOLLË E ZEZË sot e asajë dite.

Luftes i themi: Lufta Nacional – Çlirimtare. S’ ka luftë çlirimtare…, pa NACIONALIZEM…!?

Ata që u vranë; me ide e pikpamje Nacionale, sot e asaj dite nuk ua njohin meritatat…,

I thonë ka qënë Nacionalist, është nacionalist…,Fjalë është shumë e mirë…, “mëndimi i keq” …!?

Po, po, disa besnikë, të “regjimit djehit” e përdorin dhe i quajnë edhe sot “trathëtarë” !?

Ata sot ose s’ kuptojnë, ose s’ donë ta kuptojnë…,e flasin si “koncept të gabuar”

I mbjellur me shumë mjeshtri nga agjentura e huaj…,me pelqimin e “pushtetit të djehit”

Ata s’ e dinë çfarë thonë, s’ e dinë se ç’ bëjnë…? Nji pjesë e popullit dhe Qeveria e Majtë

e ruajnë ënde nostalgjinë; ndajë “diktatorit” e cila po bëhet PËNGESË KRYESORE

në hapat tone drejt -- BASHKIMIT EUROPIAN.

Dikurë i thoja nji plaku të zgjuar: Pse të thonë “xhandar i Zogut”  Ai përgjigjej:

“Për keq - sha të drejtën” (e qeshnim me të madhe të dy) -- këta kujtojnë se e kanë mirë… !

Po kjo, s’ është për të qeshur -- është për të qarë…!?

***

Ti këthehem së VERTETËS:

A e dinë keta njerëz se qënia shqipëtar -- Pa NACIONALIZEM

as s’ do të ishte asë, s’ mundë të zhvillohet kurrë…!?

A e dinë këta njerëz: -- IDENTITETI, s’ ndahët në veti, - nga vetvetja

…, asë  veten, s’ ndon dot, nga -- NACIONALIZMI…,

Besnikria me e lartë është: NACIONALIZMI NDAJ KOMBIT TËND

-- Mos pranimi i nacionalizmit, -- zbenë - PATRIOTIZMIN…,

Atëhere, ku mbetet -- ATËDHEDASHURIA…!?

Kombi ynë ka të drejtëm e MËVETËSISË të barazohet me kombet e tjera t’ Evropës.

Nacionalizmi ruan: Vlerat e kulturës historike dhe s’ ndahet nga kombi,  asë prej sovranitetit shtetëror

Nacionalizmi me parimin e vetëvëndosjes -- NALTËSON SHTETIN SHQIPËTAR

Dhe buron nga shpirti e gjaku i të rënvet  e shprehet me zëmer dhe pasqyrohet me fjalë

dhe është e mbetet detyrë e çdo shqipëtari…! Zoti na nimoftë për të mire.

-Per ZemraShqiptare, nga Tropoja Mars 2018-