Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Atdhe Geci: Xhaxhi Atdhe

| E diele, 25.03.2018, 11:37 AM |


XHAXHI ATDHEU

 

Në malet antike    Roganës

  argjilin e  saj    purpurt

shumë  aromë   fshehë  pylli

po  aq  esencë  jep  dhe  bari…

 

Jam nga zemër  e zjarrit tuaj

dhe nga dritë e  aq krijimeve

i takoj popullit    të lashtë

dhe një  arti  shumë të bukur…

 

S´ka  rëndësi  pse s´njihemi

as  emrin  pse  nuk  ma  dini

në këtë prush pak të shkruar

bashkë ngjajmë    mëdhenj…

 

Dashurinë  time për Roganën

ua lë të shkruar në këtë libër

në dheun himnor  të flamurit

në vendlindjen time dardane…

 

Teutë, merrja  valles  Rogane

me fustanellë nga të moçmet

mua edhe një gjeth  i  pemës

më jep prush të shkruaj poezi…

 

Atdhe Geci - Dortmund, 2018

 

P. Sh. Prej datës 20 mars 2018, unë Rrustem Geci nuk do ta përdori më emrin Rrustem, por një emër artistik timin, një emër shqip, Atdhe me mbiemrin Geci.