Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Keka: Dëshmorët që u vranë nga pushtuesi turk, 1911

| E merkure, 21.03.2018, 09:13 PM |


Dëshmorët e kombit që u vranë nga pushtuesi turk më 1911

Nga Gjon Keka

Jetëshkrimet e të gjashtë dëshmorëve Shqipëtar

1.         Bajazet Rehova, 2. Odiesa Kota, 3.Kostaq S.Kosturi,4.Kristaq Furxi, 5.Petraq Kristofilaku, 6.Nuçi Lapi

U vranë nga ushtria turke në fushën e Korçës më 16 e 17 Korrik 1911 për të fituar të drejtat kombëtare,

Prej një shokut të tyre, Sofje 1912

Këtu më poshtë po i vendos fjalët në hyrje të librit shkruar nga autori e që në fakt ai ishte edhe shoku i tyre sikur që shihet në fillim të librit:

Dy fjalë

I dashur këndonjës,

I shtyrë nga detyra kombëtare ,edhe më shumë që të mos mbeten në harrim punët edhe veprat e atyre trimave, mora pendën në dorë edhe shkrova jetëshkrimet ose veprat e të gjashtë dëshmorëve , të cilët u vranë ,më 16 e 17 Korrik 1911 në fushën e Korçës nga ushtria turke ,për të fitura të drejtat kombëtare, ose lirinë e atdheut tonë nga zgjedha e 500 vjetëve.

Çdo njeri, i cili është përpjekur për lirinë e atdheut të tij edhe ka derdhur gjakun trimërisht në fushën e luftës ,ata që mbetën me pas i ngrehën monumente e statuja të larta për kujtim të trimërisë.

Atë gjë sollëm edhe neve ndër mend, dhe shkrojtëm këto të pakta sa ditëm, duke mbushur një detyrë të vogël ,edhe u ngrehim sot këtë monument prej karte,por për ta do t'u ngrehim vetëm atëher kur këto viset e bekuara , mbi këta malet e larta, edhe në këtë qytetin ku janë mbuluar ata , të valoj flamuri ynë ,ajo shkaba e pamundur e Skënderbeut!

Qoftë kujtimi i tyre i përjetshëm!

Korçë, 5 Gusht 1911, Shkronjësi