Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sabrina Abazaj: Elegji për vëllain

| E merkure, 21.03.2018, 08:44 PM |


Elegji për vëllain

 

Nga Sabrina ABAZAJ

 

LAMTUMIRË, VOGËLUSH!

 

Motra e vogël Sabrina Abazaj i thotë lamtumirë të vogëlthit vëlla...

Kleo Ylli Abazaj (10.04.2009-21.03.20114)

 

Eh,si  po  ikin ditët, vogëlush,

Do kalojnë javë, vite, muaj…,

Ndonëse 4-vjet larguar sot mbush,

Vogëlush më pëlqen të të quaj.

 

Eh, po ikin ditët…Ndarja po afrohet,

Pas do mbetet veç vështrimi i dëlirë,

Zemrës do t’i duket se copëtohet,

Buzët tek lëvizin fjalën: “Lamtumirë”.

 

Do kalojnë vitet…Vuajtja

Do mbetet vetëm në kujtesë,

Thonë vdesin ndjenjat, dashuria,

Por vuajtja jonë kurrë s’do të vdesë.

 

Do lëkundet bari dhe kujtimet

Do të fëshfërijnë nëpër fletë,

Do këndojnë zogjtë, ëndërrimet,

Do na prishin gjumin nëpër net…

 

Eh, ti do ikësh, shpirti  ynë,

Do ikësh vogëlushi simpatik,

Me këngë gëzimi na mbushje synë

Tani…, mos të zgjojmë kemi frikë…

 

Vuajtja e motrës për vëllanë

nuk ndërrohet në botë me tjetër,

Mbrëmjeve si këngë të kujtoj me mall,

Derdhet zëri si vesë gonxheje në letër,

 

Vlorë, 21. 03. 2018

Motra, Sabrina Ylli ABAZAJ,

Nxënëse e klasës së tetë