Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rrustem Geci: E dëgjoj shikimin tënd

| E enjte, 15.03.2018, 10:19 AM |


E DËGJOJ SHIKIMIN TËND

 

Kam bërë mëkate dashunore të gruas

Për hire të së bukurës dhe të pasionit

Në jetë kam bërë shumë harrime

kur si këngë e dëgjoja shikimin tënd

 

Kam bërë mëkate dashunore të gruas

gabime të fshehta të disa çasteve

Burrave u kam dhënë atë që kërkonin

E për vete merrja unë atë që kërkoja.

 

Kam bërë mëkate dashunore të gruas

kur yjet pranë hënës më thërrisnin,

Unë arratisesha e përvëluar të gjeja

një të dashur që të  shkrijë    mua!...

 

Mishin në mish  me  një  burrë  tjetër

E kam shijuar me shumë ëmbëlsi

Këtë ma thoshte Epira nga Delvina

Një e bukur me  dallgë    oqeaneve...

 

Kam bërë mëkate dashunore të gruas

Në dy moshat e jetës sime. Mëkatin

e fshehtë e kam shijuar frikshëm, kur

unë mëkatoja për freski shpirtërore!...

 

Rrustem Geci - Delvinë, Shqipëri