| E marte, 13.03.2018, 06:54 PM |
Shyqyri Fejzo
Magjia e vargut
Në vellon e mesnatës, pse më fshihesh?
Ti moj gurra e fuqishme frymëzimi
Me hapa të ngadalta të mos ndihesh
Dhe pastaj të zbulohet burimi
Ah! Kjo qënka magjia
Që po kërkon vargun e humbur
E donte atë varg poezia
Ndaj më fërkon syrin e përgjumur
Sa hap sytë e vargu tretet në hapsirë
Del nga dritarja, behar qoftë a dimër
Po e kapa ai do të jetë më mirë
Në fletët dhe faqet në një libër
Lamtumirë adoleshencë
Isha ngjitur në male, në Lenie
Se si u ndodha aty s’e di as vetë
S’mbaj mend në ish diell a hije
Në Lenie ku majat prekin retë
Valët e liqenit s’dallgojnë shumë
Lodrojnë të përziera me lule e gjeth
Natë, sa kanë marrë një sy gjumë
Pasqyrojnë kristal malet për rreth
Po vazhdoj shetitjen në mesnatë
Rrezet e hënës pesëmbëdhjet dua
Me imazhin e Komjanit në Kuratë
Rrezet e hënës sot shetitin me mua
Vazhdoj shetitjen në këtë vend
Në ujrat e liqenit kudo më del fytyra
Cfarë pashë më tej,mbeta pa mend
Dritë më lëshuan në sy dy pasqyra
Kush i harroi këtu te liqeni i zi në anë?
Mos janë shtojzavallet e malit Mezare
I la zana Lenie kur lahej me Komjanë?
Kjo ngjarje e papritur më hutoi fare
Shumë desha të di për këtë vërtet
Me pasqyrë në dorë shikohesha mire
Kur ndjej një tronditje tamam si tërmet
Gjyshja më tërhiqte carcafin pa mëshirë
“Cohu të ka gjyshja se këtu erdha unë
Ke folur përcart për pasqyra e shtojzavalle
Ja, erdhi vjeshta, sa të bitisim ato punë
Më tej fejesa dasma me këngë e valle
“Ah! C’më bëre moj gjyshe!
Pse më zgjove me ato fjalë?
Të flija akoma do ishte ndryshe
Se në liqen e pashë një djalë”
Lulet e bajames si vello e ngrirë
Putheshin me dritaren bistakë të saj
Me lulet e pashë veten të shkrirë
Përballë pasqyrës e qeshur pastaj
A thotë ndonjë gjë shkenca?
Të na tregojë të rejat në mundi
Tani besoj fort se adoleshnca
Sot te unë ajo është nga fundi.
Më tej fejesa dasma me këngë e valle
“Ah! C’më bëre moj gjyshe!
Pse më zgjove me ato fjalë?
Të flija akoma do ishte ndryshe
Se në liqen e pashë një djalë”
Lulet e bajames si vello e ngrirë
Putheshin me dritaren bistakë të saj
Me lulet e pashë veten të shkrirë
Përballë pasqyrës e qeshur pastaj
A thotë ndonjë gjë shkenca?
Të na tregojë të rejat në mundi
Tani besoj fort se adoleshnca
Sot te unë ajo është nga fundi.
Magjia e vargut
Në vellon e mesnatës, pse më fshihesh?
Ti moj gurra e fuqishme frymëzimi
Me hapa të ngadalta të mos ndihesh
Dhe pastaj të zbulohet burimi
Ah! Kjo qënka magjia
Që po kërkon vargun e humbur
E donte atë varg poezia
Ndaj më fërkon syrin e përgjumur
Sa hap sytë e vargu tretet në hapsirë
Del nga dritarja, behar qoftë a dimër
Po e kapa ai do të jetë më mirë
Në fletët dhe faqet në një libër
Pritja
Pa feksur mirë mëngjezi
Vajza perri, fytyrë hënë
Sa sosur këngën këndezi
Kroin e fshatit e ka zënë
Në puthje i pat dhënë fjalë
“Do të jemi bashkë këtu të dy
Kur të celë gjethi i parë
E të ti puth prap ata dy sy”
Me sytë e saj si rrushi
Kujton një vit më parë
Me mallin e saj si prushi
Me lot ende të pa tharë
Pika uji,pika vese,lot si inxhi
Puthja e parë, cfarë hutimi
Pret të celë gjethi i ri
I gufon gjoksi nga gëzimi
Pret, por nuk flet
Pret atë që prêt!
Në aeroport
Nga aeroporti sa dolën
Si dy yje në vezullim
Vrapin drejt nesh morën
Vajza kokën në gjoksin tim
“Baba dua të prezantoj
Të them dhe në vesh një fjalë
Me këtë asganin atje studjoj
Njihu dhe ti me këtë djalë”
Sa të pashë, në cast të njoha
Si balerinë më ecje ashtu
Dhe se pluhur ka hedh koha
Vetëm ti ke sy të thellë blu
Na u afrove si kaprolle
Bëre sikur nuk na pe
Vajzën time përqafove
Tët bir mua ma le
Ja, duart tona u kryqëzuan
Në sytë e tu blu, lot të art
Po sytë e mi vallë cfarë duan
Që tani nuk shikojnë qart?
“Qënki të njohur që më parë
A është kështu more baba?”
“Puna e tyre tu shkojë mbarë
Ne nuk përzihemi me ata”
“Ruheni djalë dashurinë”
Hap ajo gëzueshëm lojën
“Kujdes bijë me xhelozinë”
I them vajzës me plot gojën
Përsëri ajo e merr fjalën
“Pse cuditi? S’është hata”
Unë përballë shkunda djalin
“Mund të ishit motër e vëlla”
“Futini një puthje të vonuar”
Flet “asgani” me dëshirë
Dëgjoj vajzën të përqafuar
“Kjo është dhurata më e mire”
Krenari e kaposhit
Ja ku erdhi dhe mëngjesi
Pula “shushka” ju e dini
Pa kënduar unë këndesi
Ju asnjë s’do pipëtini
Gjithnjë do më ndiqni mbrapa
Kënga ime shumë ju gëzon
Mirë besoni moj tru thata
Se kaposhi për ju këndon
Kur këndoj unë i mbyll sytë
Ja them këngës me një thërrime
Si unë nuk ka një të dytë
Vec këndoj për veten time
Një kokërr misër sa gjet
Sot na rroftë diplomacia
Kokrrën misrit e ha vet
“Shushkat” nën këmbët e tia
Model unë kam dhe njerzinë
Me gënjeshtra dhe me këngë
Me ca shushka qorre shijnë
Nuk u hyn një gjemb në këmbë
Shekspiri dhe babai
“Borxh mos merr e mos jep fare”
Ish amanet i babait tim
“Borxhi i ngjan mushkës xanxare
Mbaje mend mirë biri im”
Këshillat bombë të Shekspirit
Në ato tragjeditë me bujë
Babai Laertit c’i tha të birit
Si ato të tim eti, dy pika ujë
Babai nuk dinte për Shekspirë
Kjo më vuri në mendim mua
Ku e gjeti këshillën e mirë?
Kush ja mori tjetrit hua?
Këshilla erdhi gojë më gojë
Në cdo brez gjethet i hapi
Në Angli kur deshi të kalojë
Shekspiri i madh atje e kapi
libra ta lexojë kush të dojë
Në tragjeditë që ai shkëlqeu
Babi im la amanet me goje
Per te dy ate nuk e tret dheu