Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bashkim Saliasi: Shtegtarët emigrantë

| E marte, 13.03.2018, 11:59 AM |


Bashkim Saliasi

 

Shtegtarët emigrantë

 

Ikën bijtë e bijat, paritur një ditë,

Morën rrugët e largëta të mërgimit.

Nga dhimbja u shëmbën  shtëpitë,

Rrugëve ndihet kënga e trishtimit.

 

Kanë mbetur varret, pleqtë e braktisur,

Që presin të kthehen të gjallët e ikur.

Rrugicat kërkojnë zëra fëmijësh gazmorë,

Arat djerrë bujqërit, shtëpitë punëtorë.

 

Politika si qen leh e kuis në parlament.

E varfëroi popullin e shkatërroi këtë vend.

Deri kur kështu, Shqipëri ime e shtrenjtë,

Të dergjesh nga një politikë që të çmend?

 

 

Në rrugët e jetës

 

Rrugët  e jetës nisa pa pritur një ditë,

Çava përmes xhunglës –jetë, pa frikë.

Shkela mbi djaj, zvarranikë e majmunë,

U ndesha me tigra, përballova furtunë.

 

-Në udhët e jetës, -  më thoshë im atë,

Ecet krenar me ballin gjithnji lartë.

Nëse bie diku, ngrehu sa më shpejtë,

Të shkelin, të shtypin maskarenjtë.

 

S’u zvarrita, eca krenar në jetë,

Një nga një kapa më në fund lartësitë.

Tash fëmijve po u lë timen stafetë,

Të kapin të tjera lartësi plot dritë.