| E marte, 13.03.2018, 06:29 PM |
Rrustem Geci
H E R O I K A
Poemë për Kryengritjen e vitit 1981
Tek po pija kafenë e mëngjesit,
një zë shumëzohej nga qyteti;
lashë kafenë dhe dola në rrugë
Në Prishtinë, kudo kryengritje
Ajo këngë e zëshme e Kosovës,
ai zemërim gjigant i studentëve,
bekimin e kishte nga populli,
nga vuajtja e tij dhe padrejtësia.
O sa heroik ishte himn i rinisë!
O sa e bukur mu duk Prishtina!
Me të tëra ato duar të bëra grusht
E pashë urtësinë e një vullkani.
Unë, më i vogli poet i Kosovës,
një qytetar i thjeshtë dhe pa tituj,
mblodha vetë disa pika të gjakut
që ai mars-prill 1981 të shkruhet!...
2
Studentët, loçkat e shpirtit,
më të mirët e kombit, më të
dashurit; më të patremburit,
thyen xhama, pasqyra, orendi,
goditën figurën e pushtuesit,
për ta nxjerrë në shesh të
vërtetën, dhe atë ferr të bërë.
Në kryengritjet 1968 – 2000
mbi rininë trime të Kosovës
u sul e gjithë ushtria e serbit,
individë të muzgut, karkalecë-
policë me medaljone krimesh,
njerëz me urejtje të përtejme
specialistë të ndëshkimeve,
titistë me babë dhe me bir,
udbëistë të çajtoreve, berberë
miq të armiqve të sofistikuar,
drejtorë bankash, komunistë,
gjykatës me pozita në shtet-
iu vërsulën rinisë së Kosovës,
moshës sonë më trimërore...
3
Në ato vite të kryengritjeve
dhe të urtësisë së vullkanit,
një natë në Prishtinë , në
Tavnik e në Ferizaj, në Pejë
e Prizren , në Gjilan dhe në
Gjakovë, në Tetovë e Ulqin,
në Prizren e Skënderaj, në
Preshevë e Kumanovë, në
Mitrovicë dhe në Medvegjë
edhe ëndërrat kullonin gjak...
Prej se njihen të mbjellat
dhe prej se njihen të korrat,
Kosova të bukurën e saj e ka
në gjuhë, në armë, në luftë, -
flisnin gjyshet dhe gjyshërit...
Nëpër traktet e viteve 1981
të çdoditshme ishin thirrjet;
vullneti i popullit nuk shkilet,
vullneti i popullit nuk jepet,
vullneti popullit nuk shuhet,
as me tanke, e as me burgje
Kosova s´heq dorë nga liria!...
4
Në ato vite të pushtimit serb
shqiptarët ishim të kërcënuar
natën, ditën, në rrugë, në punë;
sulmoheshin shkollat shqipe,
mielli dhe buka; mësuesi dhe
libri, emri e mbiemri, identiteti
sulmoheshin veshjet, dasmat
kostumi dhe veturat, punët e
ditës, ndenjat e vona, njerëzit
e zakonshëm, të mbjellat dhe
të korrat, të drejtat për festat
fëmijët na i arrestonin, sa herë
I kremonim festat e betejave...
Në ato vite të pushtimit serb
serbët pakicë na gjenociduan,-
të përkrahur nga Beogradi,
shtienin në çdo gjë shqiptare,
vrisnin që të shpërnguleshim
nga tokat tona stërgjyshore.
Në ato vite të gjenocidit serb
në sofër të familjes shqiptare
mungonin fëmijët, shija dhe
ngjyra e një Kosove të lirë!
5
Në Kosovën e atyre viteve
Prishtina, kryengritësja jonë,
u ngrit lotët t´i kthejë në gurë,
në grushta, në armë, në beteja!
Zullumi këputet prej së trashi
-shkruan në librin e urtësisë
Prishtina , trimja e Kosovës,
pështyn ekranin e televizorit,
natën e zezë pis dhe ngrihet
shtypjen me grusht ta mbysë!..
Vlimeve të mëdha të Kosovës
kryengritësja kudo na thërriste
të bëhemi me më shumë duar
dhe më me shumë grushta!...
Preshevë, Shkup dhe Tetovë,
të mblidhemi në sheshet tona,
që Kosovën ta bëjmë të lirë,
të bukur dhe të përbashkuar!..
6
Kosovë, bëje dorën grusht!
Është çasti i sprovës sonë,
mbaje sqimën, mos u tremb!
Prishtina sonte s´ ka gjumë,
ajo na do të jemi në betejë
dhe kudo ku ka një prangë
të shtjejmë mbi pushtuesin...
Unë, më i vogli poet, më i
vockli, një banor i Kosovës
i mblodha ca pika të gjakut
kjo poemë të mos humbasë.
Kosovë, sonte nuk jam poet,
sonte jam i njëjtë si gjithë të
tjerët, kam aq gjak në trup
që të jem së bashku me ju...
Prishtinë, e bukura e atdheut,
këngën mos e le të të ikë,
mbaje fort dhe shtrëngoje,
është gjakja jonë e shpirtit!
7
Kosovë, te ti jam më afër ajrit,
Më afër ujit më afër frymës,
Më afër betejave dhe flamurit,
dhe më afër dheut dhe atdheut!..
Këngë të lirisë, këngë trazirash,
Kryengritja fillon tek shtëpitë
Në shesh i kemi djemtë e lirisë
Bijtë e dardanisë së lashtë, bijtë
e Çamërisë; labeatët e Ulqinit,
Këtu kemi Shkupin e Prevezën
dhe Preshevën deri në Nish!...
Prishtina sonte nuk ka gjumë,
Ajo është e tëra në sheshet e
saj, populli ynë është atdhetar,
Tokat e tij ai nuk di t´i falë!..
Armik, kot qahesh për fitoren
tonë, zullumi këputet prej
së trashi, atë e thotë populli
se ti preke atë që s´ preket,
dhe shkele atë që s´shkilet?!
8
S´njoh dashuri më të madhe
Se liria, se dheu i atdheut
U ngrita nga birucë e burgut
Ti mar tokat që ti m´i more!
Se prej këtu e këtej unë jam
zot i tokave të mia, i qiellit
Shqipërinë kam dhé e atdhe
përderisa të ketë diell e yje!...
Serbi, famën e prangave tua
e rrëzuam, të quem në Hagë
Dhe atje ty të dhanë dënim
Për krimet tua të përtejme
Plagët janë të freskëta, kur
policët tu gajaseshin, tiiiiiiii,
kur na i dhunonit grtë e vajzat!
Serbi, armike e kombit tim!
Ti preke barkun e butë të
grave tona, pikën më të
ndjeshme të së bukurës së
njeriut! Zullumi këputet prej
sëtrashi!Këtë e thotë populli
Kosova lirinë e ka Shqipëri!..
9
Të gjitha kohërave gjak u dhamë
në beteja luftash e burg të rëndë
i vumë plisin Kosovës Dardane
në Trojën e parë Trojën e ndanë,
në Trojën e dytë Trojën e vranë
në Trojën e tretë turqit na ranë
Të gjitha kohërave gjak u dhamë
të lirë të rrojmë në vendin tonë
gjak dhamë për tokë e për qiell
gjak dhamë të rrojmë më mirë!..
Të gjitha kohërave gjak u dhamë
vet të jemi zot në atdheun tonë
që diellit t´i themi mirëmëngjes
dhe lirisë t´i themi këtu të kem!..
Rrustem Geci - Prishtinë, mars-prill, 1981
THOTI I ATLANTIDËS FLISTE SHQIP
- Poezi sipas librave të Thotit nga Atlantida
Perëndia më bekoi me emrin, Thoti
Mua, krijuesin Prijetar të Numrave
dhe Teorisë së Relativitetit, shpiksin
e Matematikës, e të Kordinatave në
Fizikë dhe në Astronomi, shpiksin
e ADN-së, shkrimtarin e 45 veprave
botuar në pllaka të Esmeraldit. Mua
të besuarin e Dhomave të Amentit,
Unë krijuesi i “Këngëve hymnore”,
I këngëve të dy botëve njerëzore
Perënditë ma dhanë çelësin e lirisë
Më zgjodhën Perëndi të njerëzimit
Unë kisha pirë tëra kupat e njohurive
të zotave të tokës dhe të gjithësisë.
Unë pyes, pse edhe pas 5 mijë vjetësh
vjetësh qytetërim pellazgo-atlantidë
ndalohet të lexohem nga njerëzimi
vetëm pse unë vij drejt e nga shpirti
Pellazgo-Atlantidë e qytetërimi im!...
Kohë e shkuar, kohë plot kujtime
më kthen në mëngjeset e së kaluarës
agimeve mitike me mjegull e shi
e mendja më lundron nëpër antikë...
Ç´farë të them për Bijtë e Atlantidës
për stërgjyshërit e mi të Keorit e të
Undalit. Jam Thoti, Zot i shpallur
nga zotat e jetës dhe të vdekjes dhe
Jam i lirë nga vdekja dhe nga jeta!...
2
Jam Thoti ai urtaku në Arkën e Noes
Ai që i që i shkroi të gjitha udhëtimet
Katër motra yll, bija të pellazgëve
atlantide, iliriote, Epirote e dardane
Të shndërruar në abetare të para të
njerëzimit, dëshmojnë se unë Thoti
flas Shqip dhe në shqip shkruaj libër
Botimi i librave të mi nëpër pllaka
Esmeraldi, më shndërruan në Libër
në Kryeperëndi të tërë njerëzimit!..
Këtë besim të perëndive do ta quaj
dhuratën më të çmuar të botnave..
Jo rastësisht i fitova çelësat e jetës
të jem i lirë nga jeta dhe vdekja.
Vetë zotërat më zgjodhën, Perëndi
Në Qendrën e pambërritshme, mua
më liruan nga Dhomat e Amantit
ku roje bëja pranë mistereve të botës!...
Jam Thoti jam dëshmitar i ngjarjeve
të mëdha, banor i gjallë i Atlantidës
Perëndia mua më deshi dhe m´i dha
çelësat e dy botëve!Më liroi prej
jetës dhe vdekjes, të jem Krijuesi
Më i plotëfuqishmi i Njerëzimit tuaj.
Jam Thoti, kryeperëndia njerëzimit
Keopsi kur vdiq një libër timin e
mori me vete, që ta ketë në përjetësi
si pasuri të botës që ai i përkiste!...
3
Jam dëshmitar i mistereve të mëdha
Atlantida dhe banorët e saj, vajtën
në përjetësi. Unë Thoti , kam pirë
shumë lëng drite nga kupa e dijeve
dhe nga kupa e fshehtësive tokësore
Falë tyre unë i fitova dy botët e mia
Mençuria ime më njohu, Perëndi!
Vallja e vezëve dhe gurëve mbi rërë
Kurrë nuk më ka pëlqyer, për shkak
të betejës së vezëve në garë me Gurët.
Thoti,jo rastësisht jam poet e perëndi
se , Thoti flas shqip s'ka asnjë dyshim
Jam Perëndi i Atlantidës Pellazge,
ngrita Piramidën e Keopsit qytetërim
dritë i dhurova të gjithë njerëzimit!...
Rrustem Geci - Dortmund, 05.03.2018
LIRIA TRAGJIKE
Popull, a ke frikë nga monarkët e tu
apo je në letargji dhe s´flet dot. Liria
sytë i ka me lot, e zemrën të thyer
Popull, pse hesht, ç´bela të ka zënë
jashtë bie shi dhe borë, e fryn era
Ku iku zoti Diell, apo nuk ishte këtu
Popull, pse nuk ngrihesh si ngahera
Mos të ka zënë trishtimi apo të tëra
së bashku.Popull, thuaje të vërtetën
ç´të bëjmë me këtë liri kaq tragjike
Ç´të bëjmë me këto shpresa komike!
Ritmi i epokës sonë po ngadalëson
Apo po ngadalësojmë vet. Popull,
të pyes: a je ti monarku i fatit tënd?
Demosi duhet të japë një përgjiigjje!
Ngrihu ti, që bën gjumë te mangalli
Pse s´flet? Në liri pa liri paqe nuk ka!
Mjaft ia kemi pirë lotët e njëri-tjetrit
Nën qiell të Kosovës dardane, -vriten
vetimat me rrufetë; zihen bubullimat
e ne vuajmë nga liria jonë tragjike
Popull, duhet të japësh një përgjigje
Zoti Diell mos ik, ku humbe, ku!?
Një diell është Dielli i atdheut tonë!...
Rrustem Geci - Dortmund, Hagë, 2018