| E diele, 11.03.2018, 12:34 PM |
TAKIM
MBRËSËLËNËS…
“Dija ndryshon mendjen, ndersa mendja boten”
(Ibrahim Hajdarmataj)
Nga Prof. TAHIR BAKALLI - Zevendes Koordinator i Qendres Didaktike Gjakove
… Me rastin e 10 vjetorit te daljes se numrit te pare te Revistes mujore te respektuar “ GjakovaPress”, kishte shume mysafire, nder te respektuarit ishte edhe Prof. i Gjuhes dhe i Letersise Shqipe, Z. Ibrahim Hajdarmataj, letrari dhe publicisti i njohur shqiptar nga Zogajt e Malesise se Gjakoves ( Tropoje).
- Me profesor Ibrahim Hajdarmataj shkembyem pervojen jetesore te mikut nga Malesia gjate rrugetimit te tij 54-vjecar ne aresim, si dhe une prezantova edhe punimet e veprimtarise te Qendres Didaktike te Gjakoves, vec te tjerash edhe projektin vullnetar edukativo-arsimor te kesaj qendre Didaktike. “Artistet e vegjel thyejne kufirin”. Ai e perkrahu kete projekt, duke qene i gatshem qe te ndihmoje ne rrugetimin e mbare te saj.
Ndryshe profesori ne Malesine e Gjakoves eshte kryetar i OJF-se “Mesuesi”, per qarkun Kukes. Vite me pare ka drejtuar si kryedaktor gazetat lokale si “Ylberi”, dhe “Biznesmenet e Arsimit “, ka patur me qindra shkrime ne gazeta e revista te asaj kohe si “Pioneri”, “Fatosi”, “Yllka” per femije.
Po keshtu edhe sot ka shkruar shume shkrime cilesore letrare dhe per probleme larmie ne rrjetet sociale, portalet : “Prishtina Press”, “Dituriase”, “Zemra Shqiptare”, “Fjala e Lire”, “Bota Sot”, “VOAL”, “AlPlanet”, “Telegrafi”, “Nacionali” dhe “GjakovaPress”.
Nga presidentet e Shqiperise ka marre disa medalje e urdhra, “Naim Frasheri”.
Ne permbledhjen “Autoret e Letersise Shqipe per Femije dhe te Rinj” nga botuesit Astrit Bishqema dhe Migena Arllati, Ibrahimi eshte i paraqitur si studiues i letersise per femije, i cili ne serin e botimeve te librave vecojme : “Blerimi i nje fushe me krijimtari te bukura “, permbledhje letrare te shkrimtarit Viron Kona, pergatitur nga Ibrahim Hajdarmataj “WES Print Tirane”.
Gjithashtu ka punuar si mesues e drejtor gjimnazi Ibrahimi. Ishte nder qe sot isha ne nje kafe pune me profesor Ibrahim Hajdarmataj.
Pjesemarresit ne 10-vjetorin e revistes “Gjakova Press”.