| E diele, 11.03.2018, 07:31 PM |
NATEDITË
ENDE M’I SHTINË
DY NUSE NË KOÇI
NGA KALOSH ÇELIKU
SHKUPI
Imzot, Shkupi historik i shqiptarëve antik
Jo, s’ka mëkate. Faj ka Dudumi “kuqezi”.
“Shehit”, që pi gji Njerke si qëngji butë
Bishtëpërpjetë me atë, thënjen e popullit:
Qingji butë me zile përqafe, thithë dy nëna.
Matanë, t’i bie not Vardarit për Dje
Edhe, mbytet në hurdhë shiu. Kënetë.
Megjithatë, i pavdekshëm kotet brigjeve
Rrëzë Kalasë Dardane. Pasmesnate.
Zëra: O burra shqiptar, thërret Atdheu!
Ballë u bëri nëpër shekuj pushtuesve
Mëkat, që ulem tek këmbët e Olimbisë.
Nuse pa koçi: fëmijë në bark, gji e prehër
Dexhalli, mbi Urë Guri, e kërkon Nuse!
Luftë, u kam shpallur shtambave me verë
Përinat, të Rrufjanit. Dhe, Njerkës azgane.
Buçat pjellin kopila. Dhe, i lënë pas porte
Bythekrye dehen me çaj rusi në Bit-Pazar:
Valle heqin me Dexhallin, bien “shehitë”.
Matanë, Urës Gurit: Dhe, Aleksandri Madh
I ka hipur kalit. Shpatën , nxjerrë për luftë.
Filipi Maqedonisë, grushtin si xhaxhi Enver
Ndalë: këtu, është kufiri shqiptaro - shqiptar!
Para Kishës Shën Dhimitri, bëhet luftë fetare:
Mitropolitë Beogradi, kryqin e Biblën në dorë.
Shejtanarapët, nateditë e shurdhojnë qiellin
Besimtarët, e harruan Zotin lartë mes reve.
Skënderbeu në Shkup, moti i ka hipur Kalit
Dorën lartë: herë nga Perëndimi e nga Lindja.
Shpatën, në brez për paqe: Ndaluni, o burra!
Car Dushani, sot nuk rrëzohet me çekiç druri
Po, me tokmak vathe. Bythekrye, në Vardar.
“Komandantët” pa ushtarë, i kemi në xhami
Dehen me çaj rusi në çajtore, deri në “sabah”.
Natën, i luten “Allahut”! Edhe, në“Ramazan”
E, ditën e Madhe (?!) E kalojnë në gjumë:
Me tespihe kuqezi. Dhe, ilahi arabe në shtratë.
Festave historike, para kamerave televizive
Tymeflakë, në çajtore e “vrasin” Shejtanin...
Pjella shqiptare
Herët, dalim te “Pirini”. Kokë më kokë
Unë. Dhe, poezia rebele përpara Olimbisë:
Nanës, me fëmijë në bark, gji e prehër.
Edhe, dëgjoj: biseda “madhore” politike:
Politikanë “ashikë”… Rrugaçë Çarshie,
Drejtorë partiak trusakatë e “analistë” politik.
Spiunë, që i turren përmbrapa Dashit Shyti
Matanë, Urës Gurit: mos, i bien udhës.
Herdhet e qullta si dardha turku. “Bahçe”, na:
Gjoja, si vorba groshe. “Kaçaku”, Katundi.
E zgjidhin haptas Nyjen e Maqedonisë “antike”
Ditën në kafene. E, natën në Shtëpinë Publike.
Dhe, jo Qeveri. Kokë më kokë me shqiptarët.
Burri melez, i thotë gruas: ende nuk dihet
Mund të lindë, mashkulli me këmishë.
Edhe, përçudi: “shiptarska rodilishte”.
Përkëthim në shqip: (Pjellë shqiptare).
Qeshem, sot me këtë prodhim hibrit fabrike
Kopila, pas porte: Made in Yogoslavia.
Këlyshmelezin pagëzoi: “pjellë” shqiptare…
Vëllai Vogël
Nana ime, i lindi tetëmbëdhjetë fëmijë. Katund
Shtatëmbëdhjetë djem. Dhe, vetëm një vajzë.
Tre fëmijë, mezi mbetëm gjallë në jetë. Luftë:
Motra e Madhe. Vëllai Madh. Dhe, Unë sugari.
Që, gjithë jetën në Katund xhindet mbi çatia
Nateditë, majë lisave na hudhnin dorë më dorë.
Majë më majë. Mal, e mbi mal. Dimër e Verë.
Motra e Madhe: o burra, ende është gjallë
Ikën gjithë të tjerët. Unë, ende jam në Mal.
E pres Ditën e madhe, të zbres në fushë
Vargun, hudh dardhë më dardhë. Larg.
Krah për krahu me kreshnikët e maleve
Burimeve: Zanat e maleve të na japin gji.
Tambël. Fuqi për luftë në malin Çelëvjollcë
Majëmalin me kokë në Qiell, mbi Kërçovë.
E, me të dyja këmbët: Dje, Sot në fushë...
Edhe, përçudi: I mjel delet e prapa, rrunza
Tek “Jasakët e Tikeve” me kusi nën Dardhë:
Rrëzë Çukës. Përronit të Thanës. Livadh.
Vëllezërve mes varreve, sot ua kam lakmi
Vëllait Madh. Që, nga Parisi iku në Shtëpi
I mbuloi bari. Gjelbërimi. Lulet. Jo, bërlloku.
Këmbekokë, siç i mbulon nateditë mes varreve:
“Patritotët” e sotshëm me flamurin kuqezi
Kulltukofagë, që i përbaltën festat historike...
Baam-baaam me vargje
i paloj para Shtëpisë
“Miqtë”, m’i ka lidhur kërpeshi kanapit në grazhd
Dhe, sulen pas shpine kur dal tek Livadhi Shtëpisë.
Edhe pse e dinë, se: Unë, nuk jam ka zgjedhe
Ferrave. Tinëz, nuk ha bar. Nuk e tërheq qerren.
Rrugës kaloj Gardhin. Copë-copë thyej zgjedhën
Ehu! Qerren me gjithë barë e kapërdis në përrua.
Anda, ende m’i ka vetëm Lulekaçet e Çukës Ilire
Edhe, atë: kur, çelin në sy Dielli e Hënë mbi Mal.
Dihet, me raki rrushi. E, plot me Dy shtambaverë
Zana Mali, më japin gji. Fuqi, për luftë tek Pragu.
Dihet, në Tyrbe. Baba Tomorr, mbi Kalë me shalë
“Nagëntin” në brez me fishekë. E dardhat “turke”:
Kokëmëkokë xhepave, fshehur nën struken e zezë.
Nën ftua mbi pusin, përkarshi Derës Shtëpisë:
Rrëzë Çukës Kreshnike. Këmbëkryq, te Guri Zi.
Stërgjyshit t’im kaçak: Emin Çeliku (Xhambazi)
Përtejzalli, si trashëgimtar: Kryeplakut familjar.
Pasardhësit: Im, Atë. Pragu i Shtëpisë kaçakëve
Gjithmonë, si Dje mbi kalë të bardhë me shalë.
Dudumët hipur në Pelë topalle. Cofën për pushtet
Tinëz, turren me të katra pas një posti politik?!
Trusakatët, nuk e dinë, se: i ka lidhur nyje Nëna Parti
Dhe, përjagen kot pas Meje. Porte. Torbën plot taxhi.
Përqafe, pas dere: laam-laaam. Këlyshët me zgjebe
Nateditë, lehin “roje besnike” pas porte. Gardhi.
Qeverisë, të “Vëllazërim- bashkimit”, nëpër Çarshi.
O Imzot! Ndoshta, faj ka Rrapi. Livadhi i Shtëpisë
Sanço Pançot shqiptar, që na prinë sot në Histori?!
Mos e them haptas, Unë: Edhe, grazhdi Qeverisë.
Lëmsh. ende i bëni vargjet. Shkrimet publicistike
Gjoja, se: Sot, vetëm ju dini ta “lexoni” poezinë?!
E, jo Unë: që me vargje kryengritës, nateditë në Libër
Mesdite, në Lëmë: E zbres, Nuse me “duvak” Lirinë...
E, deshifroni poezinë, mes rreshtave tek Policia letrare
Përditë, e shpallni “nacionaliste”: Poezinë time lirike.
E akuzoni në Ministri si “armike” e Shtetit “përbashkët”
Faleminderit. E kam përnder: jam nacionalist shqiptar.
Tinëz, më hudhni si shkrimtar jashtë Oborrit Shtetit
Larg e më larg: Librave të leximit, Lektyrave shkollore.
Projekteve Qeveritare me mijëra tirazh libra “artistik”?!
Tituj Qeveritar. Shtëpi botuese “humanitare” me qerre.
Magjithtatë, dudumë: Unë jam ende Shkrimtar shqiptar.
Arshini Kakademik, i cili sot i përfshin “vlerat shqiptare”:
Trusakatët politik, përveç Meje si Poet “Nacionalistë”?!
Televizione shtetërore çirren, edhe të “pavarura” private
Se, Unë jam “armik” i shtetit. “Vëllazërim-bashkimit”?!
Jo, dudumë! Nuk jam armik i Shtetit të “përbashkët”
Po, shteti “demokratik” është armiku im si shkrimtar.
Trusakatë, përçudi ende gjallë në Shtëpinë Publike
Falë, sot “turqëve” të Shkupit me “Din e Iman”?!.
Këmbët dhe trutë në legen, “vëllazërim-bashkim”?!
Jo, edhe të shqiptarëve. Penës rebele, Botës Artistike.
Atdheut, që edhe sot e kësaj dite shkilet me këmbë:
Nga dylberkat bythëpalarë. Hale me shekuj historike
Edhe, atë: ideologji primitive pushtuese osmanlliste
Krah për krahu, sot tinëz me atë: Neokomuniste.
Përhabi, deri më sot, njeri i gjallë nuk u nxorri në Lëmë,
Hipi në Trekëmbësh. Ekzekutojë si politikë “neoballiste”?!
E ngatërroni Ditën me Natën e Madhe: Agimin Shqiptar
Rrugën pas Çuke: Drejtë Lirisë Nuse për në Parajsë.
Dhiare, që im Atë :gjithë jetën eci hapave të Atdheut
Shqiptar. E them, haptas: Parajsë. Kaçakëve të Shkupit.
Trima. Maleve për Liri të shqiptarëve, në Çelëvjollcë:
Dervish Carës, kryengritës. Dhe, krahut tij të djathtë
Stërgjyshit kaçak, Emin Çeliku. Katllanovë, të Shkupit.
Burra pushke, e çliruan Shkupin nga armiku shekullor
“Vëllezërit”, kur i prisnin me cuca e gra si “çlirimtarë”.
Luftë me turkun. Luftë me serbin, edhe sot e kësaj dite.
Betejë, Historike. Dje dhe Sot, në Katllanovë (1844).
Diellin dhe Hënën i mbanin në ballë, përtej maleve:
Shkrepjen e “nagëntit” tim, Sot: në Robëri për Liri...
Gjaku Isu Krishtit
(Azreti Isait)
Përçudi: Sot, më shpallni të çmendur:
“Armik” të shqiptarisë. Dhe, Kur’anit”.
“Pijanec”, i ngre dolli shtambat me verë nën Rrap:
Lotët e shën Mërisë virgjër (Azreti Fatimes).
Dhe, gjakun e Isu Krishtit (Azreti Isait), ngrej dolli
Faleminderit, o “miq”. Vërtetë, i kam “hallall”.
Nusja me pashterkë të kuqe e pati në dorë
Xhindet ende e hudhin majë lisave në Katund.
Rrëzë Çukës mbi çati. Dhe, në Vendlindje.
Pajtohem. Po, Nesër e keni vështirë, o “burra”
Me mua Poetin këmbëkryq të uleni në një sofër:
Ballë për ballë. Sy më sy me Gjenitë e Botës.
Prognozën mjeksore caktoni në Shtëpinë Publike
Sëmundje trashëguese familjare: Gjaku - Çeliku…
Nateditë ende m’i shtinë
Dy Nuse në koçi
Kurrë, nuk vëndova unaza në gisht
As fejese. Dhe, as martese në kishë.
Amani, mos ta them: Edhe, në xhami
Edhe pse, si student: në Prishtinë
Pesë gishtat e dorës i pata me unaza:
Gjarpër, Simbolin e Vdekjes, Zemër.
Dhe, dy plumba. Sheshir të zi në kokë.
Gunën e zezë deri në fund të këmbëve
Zingjirë argjëndi përqafe e duar.
Hajmalinë e Baba Shehut të Llagut
Engjëllin Grua para. Dy tjerat përkrahu.
Korzo, përpara “Bozhurit”, në Prishtinë
Herë pas here, dilja në të dy anët e rrugës:
Asaj Korzos, anës shqiptare. Dhe, serbe.
Pranë “Bozhurit”. Drurit Kaloshit, në pusi.
Vitet kanë ikur aq larg. Ika, edhe Unë
Përshkak, të një pusie për Nuse Lirinë.
Sot, jam ende gjallë mes dy pusive:
Lirisë Prishtinës. Dhe, Robërisë Shkupit.
Nateditë, ende m’i shtinë Dy Nuse në koçi
Matanë pragut: tinëz, ende më vënë pusi…
Zgjohuni të vdekur se
na mbytën të gjallët
Përderisa, te Rrapi m’u bë armik shpine
Edhe, Ibriku me dy çepa i rakisë rrushit:
Krah për krahu, sot me Dy shtamba verë
Dhe, një Ulkojë e egër besnike në shtratë?!
Unë Poeti, ende nuk i dorëzoj armët e luftës
Ballë për ballë dal në fushën e mejdanit:
“Nagëntët”, nxirrni sot t’i bijmë Xhadisë!
Përderisa, Eshkundura dergjet pa pikë jete
Jerm flet me vite në prehërin e Nënës Parti.
Nateditë i rrëfehet Varrit, para Dexhallit:
Këmbëkryq me të vdekurit, e presin zgjimin
Unë, shaloj vargun për Luftë. I dal zot Lirisë.
Thirrjen historike me vite të një Poeti rebel
Imzot! Atdheu, mbeti burrë pa grua maleve:
Zgjohuni të vdekur nga varret, rrëzë Çukës!
Ndihmë! Se, në emër tuaj na mbytën të gjallët!...