Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Albert Habazaj: Tramundanë lirike

| E enjte, 22.02.2018, 07:54 PM |


Trioja e famshme vlonjate Reshat   Osmani, Meliha Doda, Kostandin Thana

Albert HABAZAJ

 

TRAMUNDANË LIRIKE

 

Vlonjates nga Kosova, të famshmes Meliha Doda

 

Me një mall sa deti

Për Meliha Dodën,

Po e nis një këngë

Si nderim për Vlorën.

 

Ref.: Lule e pavyshkur

E këngës magjike,

Buzagaz pranvere,

Tramundan' lirike.

 

Nga Kosova bijë

Dhe nuse në Vlorë,

Spërkatur me hënë,

Larë me dëborë.

 

Me Kostandin Thanën,

Me Reshat Osmanin,

Mbanin me ju iso

Bilbilat e malit.

 

Thëllëzat e fushës

Në konkurse maten,

Gjerdani i gushës-

Trioja vlonjate.

 

Meliha, je fati

Për këngën e Vlorës.

Zëri yt si mjalti-

Më i mir' i botës!...