Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ryzhdi Baloku - Në fronin e shkrimit

| E merkure, 21.02.2018, 07:27 PM |


DOLI NGA SHTYPI LIBRI "NË FRONIN E SHKRIMIT"

Me rastin e festes jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, doli nga shtypi libri më i ri i shkrimtarit Ryzhdi Baloku me titull "Në fronin e shkrimit".

Në këtë vepër prej 220 faqesh janë përmbledhur një sërë shkrimesh, kryesisht letrare.

Autori i ka sistemuar vështrimet, analizat dhe recensionet, të cilat i ka shkruar për veprat e krijuesve të tjerë, e po ashtu sipas kësaj forme të radhitjes së shkrimeve, në pjesën e dytë të librit i ka sistemuar vështrimet, analizat dhe recensionet që të tjerët i kanë shkruar për veprat e tij.

Këto punime autori i ka publikuar, gjatë një periudhe kohore në gazetat elektronike: "Zemra Shqiptare", "Fjala e lirë", "Revista Drini", "Bota Sot info", "Kosova Sot Online", "Epoka e Re", "Portali Pikpress", "VOAL - Voice of Albanians", "Bota Press info", "Gazeta Shqiptari" etj., apo edhe në gazetat ditore të shtypura në Kosovë si: "Bota Sot", "Kosova Sot" dhe "Epoka e Re", në gazetën e komunitetit shqiptar të Britanisë së Madhe "Albanian News" të Londrës, në gazetën javore letrare dhe kulturore "Nacional" të Tiranës.

Autori këtu ka sistemuar edhe shkrime të natyrave tjera.

Ja disa komente të përzgjedhura të disa shkrimtarëve për shkrimet e autorit të këtij libri.

Ksenofon M. Dilo, shkrimtar, Tiranë

Studim që ndihmon të dalin në dritë fakte të rëndësishme historike, ...

E Shtunë, 24.09.2011

*    *    *

Sejdi Berisha, shkrimtar, Pejë

Miku im, z. Baloku jeni duke e bërë një punë të mirë, me peshë dhe me vlera që i nevojitet studimeve historiografike.

E hënë, 31.10.2011

*    *    *

Ilir Dardani, Kryeredaktor i ZSH, Belgjikë

Në "Zemra Shqiptare" kemi publikuar disa pjesë nga libri tepër i çmuar i z. Baloku, ku vetë titulli tregon se është një libër që duhet lexuar nga të gjithë.

E diel, 29.01.2012

*    *    *

Zeqir Lushaj, Redaktor  i përgjithshëm i ZSH, SHBA

Urime, z. Baloku.

Një shkrim shumë i mirë, me informacione të nevojshme, e i trajtuar drejt nga ana historike, si dhe leksikologjike.

Çdo shtyp, revistë a gazetë, ka nevojë për sa më shumë shkrime të tilla.

E hënë, 26.03.2012

*    *    *

Vangjush Saro, shkrimtar, Tiranë

... Fraza rrjedh. Rrethanat dhe personazhet japin një siguri që do të karakterizohen.

Stili është i kohës.

Shpresoj të kemi vërtet një vepër të mirë.

E enjte, 05.09.2013

*    *    *

Flori Bruqi, shkrimtar, Prishtinë

Suksese miku im!

Je i bekuar nga Hyji për dizajnimin me sukses të kësaj "trilogjie" artistike, ashtu siç Ti di ta mbarështosh skenarin që mund të jetë syzhe edhe për një film!

Sinqerisht ju përgëzoj dhe ju përshëndes!

E enjte,16 Shkurt 2017

*    *    *

Fatmir Terziu, shkrimtar, Londër

... pa marrë parasysh sa herë jemi pikëtakuar me shkrimet dhe analizat e Ryzhdi Balokut, dhe ky një emër kompleks i fushës së letrave..., ndjejmë se gjithnjë për ne është një ardhje e re, si në lexim dhe në ndjesi...

Urimet më të mira...

Dr. Fatmir Terziu

E hënë,  29.01.2018