| E merkure, 21.02.2018, 10:33 PM |
A jemi brez i humbur?
Shkruan Fahri Xharra
Komunikimi gojor midis dy kundërshtarëve politik shqipfolës nuk është shumë i bukur. Tingëllon më shumë si dy burracak pervers që debatojnë me temën: "I imi është më i madh se i yti”. Dhe, ndërsa këta kriminelë shkëlqejnë për madhësi, rrisin zemërimin e të shtypurve. Çfarë bëjmë me politikanët në Shqipëri, Kosovë dhe FYROM të cilët aspak nuk janë të interesuar për ruajtjen e interesave tona kombëtare apo të vendit? Idiotësi t`u japish tërshërë kuajve të cofët. ( Aurel Dasareti )
Brez i humbur: quhet çdo brez qe nuk e realizon veten për shkak se pjekja e tij intelektuale ndodh gjate një periudhe pa stabilitet politiko-social. Njerëzit e këtij brezi paraqiten përgjithësisht cinike, mosbesues, vuajnë nga ndjenja e zhgënjimit dhe nuk kane ekuilibër te qëndrueshëm kulturor dhe emocional ( vrgjl.)
Kur lindi brezi i humbur ?
Pas lufta e prodhoi brezin e humbur në Kosovë , kurse në Shqipëri brezin e humbur e prodhoi besnikëria e madhe ndaj porosive të Gorbaçovit dhe letrës së tij të quajtur ‘ Dokumenti i Katovices “ .
“Kemi nevojë për gjak të ri, njerëz të zakonshëm me kuptim të shëndetshëm dhe sjellje normale kombëtare. Shpresoj se së shpejti do të shohim një ndryshim kundër këtij projekti të çmendur antikombëtar të liderëve mafioz shqipfolës. Është koha e duhur me një rishikim dhe rregullim të forcës, eventualisht një ballafaqim”- shkruan Aurel Dasareti , sepse “Vende të vogla si Shqipëria dhe Kosova janë kaq të lehta për t`u nënshtruar. Përderisa vet as që kanë fuqinë as që kujdesen për vetëmbrojtje.”
Me të vërtetë jemi brezi i humbur !
Shikoni se ku është Shqipëria dhe Kosova sot : “Tradhtarët e Shqipërisë nuk përpiqen të zgjedhin problemet e vendit të vet, por janë shumë të etur për të zgjidhur problemin e mikeshës së çetnikëve, “Palestinës”. Vetëm idiotët kërcejnë mbi gardhin atje ku është më i lartë, me pasojë t`u ngulet huni gardhit në prapanicën që u kruhet. Për shqiptarinë, SHBA janë miku i vetëm dhe gërvishtje guri. Pa Amerikën ne do kishim serbishten, greqishten apo turqishten si gjuhë amtare në Shqipëri, Kosovë dhe trojet tjera arbërore.” ( A.D.)
A jemi brez i humbur ? Aurel Dasareti spjegon: “ Është koha për të marrë qëndrueshmërinë e asaj se kush jemi. A janë vetëm okupatorët që duan të vazhdojnë të na masakrojnë, të cilëve u lejohet të shprehin lirshëm qëllimin e tyre? Kjo është gjithashtu strategji më e zgjuar se të gjitha hezitimet e gjertanishme. Kjo është klasa politike amatore antikombëtare shqiptare që as nuk e kupton historinë e saj as nuk njeh klasikët e saj. Kështu, ata nuk i kuptojnë bashkëkohësit e tyre dashakeq, as nuk janë në gjendje të nxjerrin një të ardhme për Kombin dhe Atdheun e vet.
Nuu guxojmë të humbasim sepse ‘Agresioni ndaj dinjitetit tonë kombëtar nuk ka fund. Të kthjellojmë mendjet, le të ringjallen zemrat tona, ajo kreshnikja e trashëguar nga të parët tanë, që të jemi këmbëngulës dhe të paepshëm në mbrojtjen e Atdheut të gjyshërve tonë nga tirania, vdekja dhe rrënimi.”
Nuk guxojmë të jemi brezi i humbur sepse: “Shteti i Kosovës është e arritura më e madhe historike e shqiptarizmit. Këtij perceptimi historik duhet t’i shtohet edhe ai politik se shteti i Kosovës, si edhe shteti shqiptar në vitin 1913, lindën në kohën kur ishin të pushtuara (Shqipëria nga ushtritë serbe, malaziase dhe greke), ndërsa Kosova nga policia dhe ushtria jugosllave, e cila thuajse e pat rrumbullakuar etnocidin kundër popullatës shqiptare, pjesa më e madhe e së cilës ishin kthyer në refugjatë (Shqipëri, Maqedoni e gjetiu). Si në vitin 1913, edhe më 1999, Perëndimi, tash në krye me SHBA-të dhe me futjen e NATO-s në luftë, nxori nga Kosova armatën jugosllave {( Jusuf Buxhovi )
Nuk guxojmë të mbesim historikisht brezi i humbur ,sepse : Ndërgjegjësimi kombëtar duhet të përshijë jo vetëm klasën e papërgjegjshme politike, pjesa më e madhe së cilës shtetin e ka kthyer në plaçkë, duke ia rrënuar thuajse të gjitha shtyllat e sistemit të tij dhe, për t’i ikur përgjegjësisë para historisë por edhe para ligjit, me demagogji patetike-folklorike dhe tema të shpifura, me një fjalor që të përkujton atë të ideologjisë morbide komuniste të mbylljes dhe të vetëmbylljes “heroike”, po përpiqen që të krijojnë armiqësi me miqtë tanë perëndimorë (në radhë të parë SHBA-të dhe NATON, si garantues të pavarësisë sonë), por ajo duhet të përfshijë gjithë qytetarinë, në mënyrë që të mos lejojë që të rrezikohet shteti i Kosovës dhe përcaktimi i tij perëndimor.
Edhe një gjë , politologu i madh Shaban Murati na këshillon “ Pavarësia dhe identiteti kombëtar i një shteti marrin fund, nëse ai shtet u mëson fëmijëve të vet historinë kombëtare siç ia shkruajnë fqinjët, që i kanë grabitur territore dhe i kanë masakruar popullsinë.” dhe, qe te mos jemi brez i humbur nuk guxojmë qe te pranojmë këshillat kërcënuese për shtrembërim të historisë sonë as nga Turqia dhe as nga Greqia .
Nuk e lejojmë veten të jemi brez i humbur !
Fahri Xharra, 15.02.17
Gjakovë