| E diele, 04.02.2018, 11:00 AM |
Astrit Balliu u lind në fshatin Muhurr të rrethit të Dibrës më 5 Maj 1973, ku dhe u arsimua deri në shkollën e mesme. Për arsye ekonomike braktis shkollën dhe emigron në Greqi ku dhe jeton prej 24 vitesh. Është i martuar dhe ka një fëmijë. I lidhur gjithmonë me librat, ka vazhduar të shkruajë poezitë e para që në fëmijëri. por vetëm vitet e fundit nëpërmjet rrjeteve sociale. Poezitë e tij vazhduan të bëhen të njohura. Ka botuar vëllimin e tij të parë poetik me titull "Princesha ime", të cilin ia ka dedikuar vajzës së tij, dhe librin e dytë “Jeta nuk do gjumë”. Përveç librit dhe rrjeteve sociale poezitë e tij janë botuar shpesh dhe në gazeta të ndryshme dhe në disa antologji poetike.
ËNDRRA E KA EMRIN…GRUA!
Padyshim që mua, ëndrra më mban gjallë
madje është ushqimi im i preferuar.
Dhe pasi ka “ikur”, them-pse, ç’pati vallë?
Kthej të shoh mbi të,ashtu shpirtrrënuar.
Po,shpesh them me vete-ç’qe ky fat për mua?
Kaq ëndrra sa thura, si më braktisën vallë?
Qesh me vete,them…e ka emrin “grua”
Kur s’di si t’i sillesh, e kujton me mallë…!
E TETA MREKULLI!
Je
zambak në zemrën time
Je mimozë dhe lulebore
S’je veç dashuria ime
Perlë e bukur pranverore
Oksigjen
i mushkërive
Je dhe dritë në sytë e mi
Perëndi e perëndive
Një e tetë mrekulli
Vullkan
ndjenjash je për mua
Përrallë kthyer n’realitet
Çdo shikim,çdo fjalë që thua
N’zemër më shkakton tërmet
Ti
je muzë e jetës time
Fllad i ëmbël pranveror
Lodhem kot,bej krahasime
Ç’zot mbi ty vallë vuri dorë?
QESH KUR MË THONË I ÇMENDUR!
Më
thonë "demode" shumë herë
shpeshherë qeshin me mua
Të vjetrën s'e "hodha" asnjëherë
sado që të renë me zell dua.
Më
thonë servil që sillem mirë
dhe frikacak më thonë shpeshherë
Por, ti pyes kisha shumë dëshirë
a ju pëlqen, kur i përçmojnë ndonjëherë?
Më
thonë "i çmendur", dhe qesh vërtet!
Por,vetëm një gjë mend të mbajnë
Inteligjenca e çdokujt duket tek...
ç'qëndrim ndaj më të "dobëtit" mbajmë...
MËSO Ç'ËSHTË RESPEKTI
Në
s'ta thanë të tjerë
ja po ta them unë
Ti,nga çdokush tjetër
veten duaj më shumë .
Veçse
mbaj mend mirë
po ta them një herë
Mëso ç'është respekti
se të merr koka erë.
Se
do të t'mbushet mendja
që tigrit i ngjan
E s'e ke vështirë
Të kthehesh në luan.
E
kështu ngadalë
cirkut do t'i afrohesh
Nuk bëhesh dhe ujk
sado të mundohesh
Prandaj
dhe një herë
ja po ta them unë
Lër luan e tigër
Vetes ngjaji më shumë
Mos
u bëj për cirk
ta them dhe një herë
Në s'respekton veten
s'respekton as tjerë
Natyrisht
s'jeton
për qejfin e botës
Ku shkel e ku shkon
vija gishtin kokës...
Nëse
me lehtësi
ngjtesh në të përpjetë
Dije që së shpejti
poshtë do biesh vetë
Dhe
s'do gjesh derman
për "hundën e thyer"
Do ndihesh ndaj vetes
së pari i fyer...!
NUSJA DHE VJEHRRA...
U zunë dy gjela në një kotec
u zunë dhe bënë kërdinë
S'i lanë njëri-tjetrit pjesë
për vete secili,e donte shtëpinë
Dhe dy gomar u zunë në vathë
e s'kanë ndërmend t'pushojnë
U bënë gjak,por veç më shumë
veshët njëri-tjetrit,kafshojnë.
Por kur u kapën nuse e vjehërr,
gjithë fshati e mori vesh
Të bënte mbrapsht, s'dinte asnjëra
ato shaj,e fshati qesh.
E pra, tre çifte janë në këtë botë
që bashkë,kurrë s'mund të rrinë
Dy gjela pra, e dy gomerë
Dhe nusja me vjehrrën,ta dinë...
PA GRUAN NUK KA JETË!
Thonë që gruaja ka shpirtra shtatë
dhe shejtanin, e futi n'shishe, thonë
Thonë..., por s'po i bie më gjatë
gruaja është kusht për jetën tonë.
Thonë, ata që nuk e njohin gruan
që s'arrijnë t'hyjnë në të sajën botë
Dhe nuk kuptojnë sa ajo vuan
për ty "burrë", sa ajo derdh lot.
Thonë,vetëm të kenë ç'të thonë
por çfarë thonë, s'e dinë as vetë
Sepse atë kasollen tonë
gruaja e kthen në pallat t'vërtetë .
Thonë pra, për gruan- nënë
lart e poshtë, dhe çfarë nuk thonë
Por sa herë gjumi i ka zënë
tek gjoksi i saj, harrojnë të thonë.
Thonë,le të thonë ç'të duan
veç ta dinë që lumturinë
Thellë në zemër, gruaja e ruan
kush larg saj s'e gjen, ta dinë .
Thonë ata,por them dhe unë
-gruaja është mrekulli e vërtetë
Mund të flas për të më shumë.
-shkurt! Pa gruan nuk ka jetë !
S'ËSHTË TURP TË FLASËSH
SHQIP!
Thjeshtë shqip,fol shqip
Kudo të jesh dhe me këdo
Fol shqip,rrezato dritë
Gjuhën e nënës mos e moho .
Shqip pra! Ku ka më mirë?
Zëri i shqipes të jehojë
Gjuhë e nënës, e dëlirë
Mbarë botës të kumbojë.
Shqip shprehu, shqip shtrëngo dorën
Përshëndet vetëm në shqip
Shqip edhe kur pyet për orën
Gjithçka bëje vetëm shqip.
Shqip pra! Shqiptar ti duku.
Por shqiptar i qytetëruar
Amanet nga Gjon Buzuku
Shqipja duhet trashëguar
Fol shqip kudo të jesh
S'është turp të flasësh jo!
Shprehu shqip me këdo të jesh
Turp është të fshihesh më beso!
Fol shqip, ndero Atdheun
Bëja nënës zemrën mal
Shqip pra! Kujto Skënderbeun
Që veç për shqipen ndjente mall!
ËSHTË JUAJA KOSOVA!
Ndalni hapin të uruar
ktheni kokën , pas shikoni
Kjo Kosove vend i bekuar
u çlirua që ju të jetoni
Sa u vranë për këtë tokë
e harruat Antigonën?
Gjithë këta nëna që derdhën lotë
Kosovën e duam tonën
Ku po ikni ashtu natën
eshtrat vetëm do t'i lini?
Ju serbit i kallët daten
dhe tani të lirë po ia lini?
Çdo fillim dhe i vështirë
ju kuptoj, por pak duroni
Për një Kosovë më të mirë
Vetëm ju mund të punoni.
Është e juaja pra Kosova
7-vjetorin feston sot
Varret qajnë, qan Antigona
që ju n'vend tuaj s'rrini dot!
MIRË DO TË ISHTE…!
Ditë
të tilla tek afrohen
klimë festive gjithandej
Ca mendime ç’më ngatërrohen
sa më bëjnë dhimbje të ndjej.
Njerëz
shoh,renden vërdallë
sa në një,n’tjetër dyqan
Atë vogëlushin, e pa kush vallë?
n’cep të trotuarit që po qan!
Dalin
me çanta mbushur plot
diçka ju pëshpërit fëmija
Kaq shumë njerëz, sa shoh sot
a do ta kumturojnë? Ta dija.
Mirë
do të ishte n’të tilla ditë
të bëhemi pak dorëlëshuar
Tek të varfërit, të sëmurët
T’ju kthejmë gëzimin e munguar…!
DINJITETI TA SHTON BUKURINË!
Një
trupimët ish nëna
trupmadh s’ish as im atë.
Zgjohej ajo pa u fshehur hëna
zgjohej që pa gdhirë dhe im atë.
Ashtu
e dobët, një dorë njeri
gjithë jeten kaloi në stërmundime
As im atë për lodhjen s’desh t’ia dijë.
dhe as u gjunjezua në pikëllime.
Ashtu
ishin të dy, njerëz të djersës
hallall-in kërkonin vetëm, kurrë më shumë!
S’iu dorëzuan kurrë vështirësive të jetës
edhe dhimbjen e “ngatërruan” me punë.
Njerëz
të djersës ishin të dy
s’kishin nga ndonjë shkollë diplomë
Por kur të flisnin, të shikonin në sy
Dhe fjala e tyre peshonte gjithmonë.
Të
dy ishin të pastër fisnikê
ma mësuan me zell kryelartësinë
Por, edhe të kërkoj falje pa turp a frikë
se vetëm dinjiteti ta shton bukurinë.
POLITIKANËVE…
Ua japim vetë mundësinë
dhe ata na “nxjerrin” sytë
S’vemë mend herën e parë
ju japim mundësi të dytë.
Vetë
ne i ngremë aq lart
sa s’arrijmë dot t’i pështyjmë
Çirremi, bërtasim pastaj
që duam t’iu mësyjmë
Të
qash, apo të qeshësh?
As vetë nuk dimë pastaj
Nga lart , ashtu na shohin
ata vidh, kurse ne …shaj!
TANI S’MË MUNGON ASPAK!
E
kam bindur tashmë veten
që s’të kam, s’do të të kem.
Sa vij e mësohem me t’vërtetën
thuajse dua, pa ty të jem.
E
kam zhdukur tashmë etjen
e puthjeve të tua flakë.
Vërtet u lodha për “gjetjen”
por tani s’më mungon aspak!
Edhe
pijen e kam rralluar
që të dehem, s’bëhet fjalë.
Ndoshta vonë, por kam kuptuar
që dashuria s’është me fjalë.
As
me zor s’është dashuria
me të lutur, jo e jo!
Zbulova diçka që s’dija
-asgjë s’bëhet me “shkel e shko”.
Vetë
m? shumë pata faj
ndoshta, ndoshta, vetëm unë
Dhe që ike,mëri s’të mbaj
bëre mirë, dhe madje shumë.
Më
kam bindur, qetësuar
dhe as që ndodh të ndërroj fletë
Egoist në jam treguar
veten time ndëshkova vetë.!
ASHTU KALOJNË DITËT…!
Se
gjërat më të bukura
mes shakave ne i thamë.
Shpesh,u grindëm kot
por njëri-tjetrin s’shamë.
Vërtet
tani u rritëm
të vegjël s’rrimë përherë.
Por puthjet që shkëmbyem
kurrë s’do humbasin vlerë.
Dhe
ata që qenë të hidhura
ashtu i thamë gjithmonë.
Përzier me shakatë
por për të mirën tonë.
Kështu
e kthyem jetën
në lojë, në përrallë.
Dhe ato vite që ikën
ne i kujtojmë me mallë.
Krijuam
botën tonë
unë dhe ti u bëmë NE.
Dhe kalon jeta jonë
thua se u njohëm dje.
Dhe
ashtu ditët vazhdojnë
të ikin pa kuptuar
Na lë çdo “dje” që ikën
më fort të dashuruar !
E DI Ç’ËSHTË…?
E
di se ç’shkruaj me “X” unë?
Po me “Y” e di se çfarë?
Shkruaj atë që dua më shumë
Atë që s’kisha kurrë më parë .
E
di ç’vlerë ka “X-i” për mua?
Po “Y-psiloni”,di gjë ti?
“X-i” tregon se sa të dua
Dhe “Y-psiloni” sa më do ti.
E
di ç’është ky binom për mua
Vetë gjithësia, dhe pak po them.
Me asgjë në botë ta shkëmbej s’dua
As në parajsë pa të s’dua t’jem!
***
Të
më mbash mirë
dhe kurrë nga ti s’do ik unë
Shpirtin tënd në timin
do ta mbështjell shumë
Të
më mbash mirë
dhe çdo lloj dhimbje,do të duroj
Dhe,ta dish mirë !
Me tërë fuqinë e shpirtit
Ty do të të dashuroj !
***
S’ka
“peshore” në dashuri
S’ka “më jep që të të jap”
Kush e përjeton,vetëm e di
Që kur do, s’pyet për”gjak…!
GJYSHJA DHE SHTEGTARËT
Natë
e vjeshtës se ç’ka rënë
Dielli syrin fsheh
Deg’e pemës,gjeth’e pemës
Erën nuk e njeh
Dhe
kalojnë zogjtë shtegtarë
Qiej duke përshkuar
Shoku-shokut pa iu ndarë
Verë për të kërkuar
Zëri
i tyre tek ushton
T’gjithë mbi ta vështrojnë
Me dashuri rrugë të mbarë
Zogjve ju urojnë
Edhe
gjyshja q? po shkon
Mbi bastun gërmuar
Rri edhe ju uron
Me zemër t’helmuar
Rrugë
të mbarë zogj të shkretë
Ngado që të veni
Mbase s’do të jem më gjallë
Kur ju prapë të ktheni
Erdhi
marsi dhe u zgjua
Gjithçka ish e gjalle
Gjelbëruan fushë e mal
Si kësaj radhe rrallë
Edhe
erdhën që nga larg
Përsëri shtegtarët
Kur kaluan përmbi varr
Vazhduan të qarët...
DAKORD NËSE MË NJEH…
Në do të gjykosh mua,
dakord me sa më njeh vetë.
Por ato hamendjet e tua
zor se mbajnë ndonjë t’vërtetë.
Në nisesh nga sa të thonë
të tjerë ty për mua,
Ta dish që në mes tonë,
ka mal…dhe një përrua.
Në paç këmbët në ujë,
dhe dorën strehë mbi ballë.
Të tjerë bëjnë shumë bujë,
për ç’kujton ti me mallë.
Në kërkon degë të kapesh,
të dalësh nga përroi.
Ta dish që më shpejt doli
ai që mirë “notoi”… !
SMIRËSIT…
Nuk të qeshet buza
rri vetëm ankohesh,
veç gjendjes së tjetrit
rri dhe i lakmohesh.
Kujton lumturia
ylberit i ngjan,
e sheh “n’oborr t’tjetrit”
thua se ai ta “mban”…!
Si s’u mësove vallë
dhe ti të mjaftohesh,
jo shpesh, mbase rrallë
por do të lumturohesh.
Dhe do ta shohësh vetë
që ia vlen më shumë,
të thuash”-“lëri tjerët”
të shoh çdo të “bëj” unë…!
Kështu pra i dashur
smirës i mjeruar
duke u marrë me tjerët
veten ke harruar…
I LASHË TË BESOJNË…!
Kam dashur gjithmonë të flas, të diskutoj,
me njerëz që hiqen të fjalës,të dijes.
Vështirë e kam patur, haptaz e deklaroj,
kanë reaguar, thua se ishin nën efektin e pijes.
Kam dashur, jam lodhur, Me vete kam thënë,
si vallë këta njerëz, që janë njerëz besojnë.
Kur shteg për të folur,ata s’më kanë lënë,
Që janë më të zgjuar i lashë të besojnë.
FARE
PAK...!!!
Fare pak kërkoj nga ti
të më duash sa të dua.
Fare pak kërkoj nga ti
të më thuash: Rron për mua!
Të më thuash se më mungon!
të kam në mëndje dit’e natë!
Dhe nësë nuk të rrëmbej
do çmëndesh, s'do e çosh gjatë.
Fare pak kërkoj nga ti
e di çfarë? Të më kuptosh.
Të hapësh veshët mirë ti
ç'fjalë them, mirë ta dëgjosh.
Fare pak ja, kaq pak!
Sa të dua të më duash.
Dhe po që ndopak më pak
t'nënkuptosh fjalët që do thuash.
DO TA NDJEKIM!!!
Vërtet është turp, por ç'të bëjmë s'kemi
pranë vitit dymijë, në zemër të Evropës.
një hap përpara gomarit jemi,
gati t'i hamë ushqimin lopës.
I kujt qe faji, askush vesh s'mori
kërkuam natën, na qëndroi pranë,
Dielli të na shihte syrin s'e nxori
Zoti s'na deshi, na la mënjanë.
Na tërhoqi vëmëndjen një dritë e largët,
s'dimë sa larg është, por do ta ndjekim.
s'dimë në është ëndërr që veç shton plagët
por ne do të vrapojmë, ndoshta e prekim.
RRUGË E GJATË...!!!
Rrugë ë gjatë dashuria
në të puthur të arrij
rrugë e gjatë, e vështirë
në gjoksin tënd lule të mbij!
Dhe vrapoj, vrapoj më shumë
dhe më shumë nga era vetë
rri vrapoj, s'vë në sy gjumë
dashuria më jep jetë!
Rrugë e gjatë dashuria
plot pengesa e të tjera
është det i dallgëzuar
është e ëmbël porsi vera!
Dhe vrapoj, vrapoj akoma
s'llogarit dallgë as stuhi
të të prek buzët e njoma
të njoh tëndën lumturi .
Rrugë e gjatë dashuria
rrugë e shkëlur shpesh
por prap mbetet e vështirë!
Të të dua! Më thua ç'mu desh?
EDHE NËSE...!!!
Edhë nësë na largojnë kohët
në një cep të botës unë
e ti në një tjetër
Edhë nësë dashuri të reja
na pushtojnë
dhe çdo dashuri e mëparshme
bëhet e vjetër.
Dashuria jonë do mbijetojë
për mua kjo dashuri
është si asnjë tjetër!
Dashuria jonë filloi
dhe mbeti e pambaruar
dashuria jonë kurrë
S'do ketë të shuar!
Dashuria jonë do mbetet
ëndërr e lakmuar
Dhë nësë do humbemi
dhe s'do shihemi kurrë!
Dhe nëse më vonë do mundemi
por s'do të takohemi kurrë!
Do jemi prapë bashkë
do jemi si tani
se zemrat ikin... larg
mjafton të gjejnë dashuri.
Ikin dhe sërish kthehen
aty ku ti dhe unë
qëllon të kemi mbetur
edhe pse pa dashur shumë.
Dhe nëse do qëllojë
që ti të më harrosh
që nëse më kë dashur
t'mundohesh ta mohosh.
Do jetë kjo si përrallë
që edhe pse ty të trishton
kënaqësh, mallëngjëhësh
gjithmonë kur e kujton.
Dhe nëse te ti ndodhin
të gjitha sa lart thashë
do mbetësh tek unë ëndrra
që më lëndoi pse prapë s'ë pashë...!!!
GJYSHJA DHE SHTEGTARËT!
Natë e vjeshtës së ç'ka rënë
dielli syrin fsheh
degë e pemës, gjeth'e pemës
erën nuk e njeh...
Dhe kalojnë zogjtë shtegtarë
qiej duke përshkuar
shoku-shokut pa iu ndarë
verë për të kërkuar.
Zëri i tyre tek ushton
t'gjithë mbi ta vështrojnë
me dashuri rrugë të mbarë!
Zogjve ju urojnë.
Edhë gjyshja që po shkon
mbi bastun gërmuar
rri dhe ju uron
me zemër t'helmuar...
Rrugë të mbarë o zogj të shkretë
ngado që të veni
mbase s'do të jem më gjallë
kur ju prapë të ktheheni!
Erdhi marsi dhe u zgjua
gjithçka që ish e gjallë
gjelbëruan fushë e malë
si kësaj rradhe rrallë.
Edhe erdhën që nga larg
përsëri shtegtarët
kur kaluan përmbi varr
vazhduan të qarët!!!
DO BËHEM DALLËNDYSHE!
Do bëhem dallëndyshe
Dhe para se yjët të flejnë
Një natë në ballkonin tënd
Do të vij të ngre folenë.
Në mëngjes kur ti të zgjohesh
Do mbetesh e habitur
Tek folenë time do shohësh
Që brenda natës kam ngritur.
Do thuash, oh sa mirë
Në ballkonin tim do kem
Dallëndyshe që pata aq dëshirë
Unë duke i dëgjuar do jem.
Tek rri mua duke vështruar
Do bëj sikur rashë nga foleja
Të më ndihmosh ke për të vrapuar
E mirë nuk t'u duk ideja?
Do kujtosh që unë jam vrarë
Në gjirin tënd do më shtrëngosh
Tek do më shohësh duke qarë
Me ëmbëlsi do më ledhatosh.
N'duar tuaja tek do të prehem
Gjithë ëmbëlsi duke më ledhatuar
Në njeri befas do të kthehem
Dhe ti ke për t'u befasuar.
Do bëhem njeri, besoje
Do bëhem ai që dje
Ti puthje i kërkoje
Dhe të të jepte në gjendje s'qe.
Dhe veç më ledhato,
Më puth, më përqafo
Më thuaj të kam falur
Më thuaj që më do!
ZGJOHU !
Zgjohu ti dhe shih mëkatet që bëhën çdo ditë,
zgjohu dhe vepro aty ku është për të vepruar
ndihmoji këta ''viktima'' që ty të nxjerrin sytë
bëj dicka për ta ose dorëzohu siç është shkruar!
Lëshoja vendin djallit ashtu siç të ka hije,
që ne të mos lutemi, falëmi a shpresojmë.
Të mos themi që fati i mirë vetëm të 'keqit' i bie
por të bëhemi gati, pas djallit të shkojmë.
Të bëj thirrje... lutje... kërkesë...!
i gjithëfuqishëm për drejtësi nëse je.
Helmoje djallin, dhe lëre të vdesë
se mua, për t'ia bërë varrin më ke!
Që këqbërësi të mos ketë ''mësues''
dhe mëkatët i tij i pafajshmi t'i paguajë
e ti të mbash iso si të jesh vëzhgues
ndëshkoje pra, ai të paguajë...!
Më fal! Bërtas, do flas më ngadalë
Kam hall, jam ngushtë, m'i dëgjo këto fjalë.
Ç'të bëj? Ku të shkoj? S'kam ku të vete
O hiqe! O shtoje fuqinë mbi vete!
BOTË E
KALBUR!
Mund ti kesh “aty” të gjitha,
sa të duhen, e s’të duhen.
Po ja që prapë ti do të kërkosh,
gjëra që në fakt, as thuhen.
Mund të kesh plot materiale ,
ndoshta shumë dhe njohuri .
Por s’kujtohesh kurrë që s’fale ,
kjo sepse ti... je njeri!
Ndoshta po të fyej thua,
me të drejtë ndihesh i ofenduar.
Por as kjo s’më çudit mua,
se s’je human o i uruar!
Ndoshta... ndoshta, ku i dihet?
Ai i çmenduri të jem unë!
Por,dielli pas gishtit s’fshihet,
kjo botë është e kalbur shumë!