Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lush Palokaj: Fatkeqësi e madhe që Skënderbeu u takon shqiptarëve

| E marte, 23.01.2018, 09:16 PM |


FATKEQESI E MADHE QE SKENDERBEU U TAKON SHQIPTAREVE

Nga Lush Palokaj

Po te kishte qene Skenderbeu i nje populli tjeter, e jo i shqiptareve, me bindjen time te plote se do te renditej ne vendin e pare, do te dilte luftetari me i shkathet i te gjitha kohrave ne historine e nje populli per liri. Arti i ti luftarak, ndonese i vertet, nuk ka gjasa te cmitizohet nga lexuesi.

Zhgenjim i thelle ne ditet e sotme per ate qe veten e quan shqiptare nga zerat se shka flitet e genjehet per Gjergj Kastriotin - Skenderbeun, e shqiptaret me ndasi me te medhaja kombetare ne truallin evropian. Skenderbeu me babe e nene serbe, Skenderbeu Vazal, Skenderbeu ka vra musliman, Skenderbeu ka luftuar per fe, e shka mos tjeter e disa qe kane problem me vetveten nuk e njohin si hero te shqiptareve. E sidomos  ne Shqiperi burim kryesor iformatash Oliver Shmiti per Skenderbeun. Dhe mu ne qender te Tiranes mbulohet shtatorja e ti, gjate festes se Bajrami nga musliman shqipfolesa.

Ai i cili i pari ka shkrue per Skenderbeun dhe epopene e ti me te levdishme ne historine e njerezimit eshte franceskani Dhimiter Frangu, i te njejtes moshe, shoqeruas ne rini, ne lufte e diplomaci dhe shoku me i mire i ti. Dhimiter Frangu ka shkruar vepren "Skenderbeu, Jeta dhe Vepra" me 1480, 24 vjet para vepres se Marin Barletit dhe tere historianet tjere botnor, sa i perket Skenderbeut burim kryesor ngjarjesh e kane marre franceskanin Dhimiter Frangun. "Ne kete zbulim biblotekar gjeta dhe libra te tjere qe flisnin per Skenderbeun, vepren e Barletit perkthyer italisht me 1504 nga nje far Roka, nje botim italisht (botim unik) ne Palermo me 1845 nga nje Anonim dhe nje liber i francezit Duponcet, Paris 1784 dhe vepra e austriakut Pisko, gjermanisht, botue ne Vjene me 1894. "Te gjithe keto shkrimtare ndjekin fillin trgues te Thimiter Frangut pa ju shmange nje fije shtesave te tjera, me vend e pa vend." Thot Lek Previzi Perkthyes i vepres se Frangut. Si eshte e lejushme qe i ndjeri Ardian Klosi, Paskal Millo e Fatos Lubonje bazohen ne genjeshtarin Oliver Shmit te kesaj kohe, asnjeri prej tyre nuk e permendi shokun e ti te ngusht franceskanin Dhimiter Frangu te asaj kohe, burim kryesor faktesh te verteta. Shkrimtaret e lartepermendur dhe vet Barleti thot se shenimet kryesore i kane marre prej ketij franceskani.

"Princi Gjon Kastrioti ishte ai qe sundoi ate pjese te Shqipnise qe quhet edhe sot e kesaj dite Emathia ose Tumeneshtia, i cili Gjoni kishte per grue, Vojsaven, te bijen e Princit te Pollogut, pjese e Maqedonise dhe e Bullgarise me te cilen pati shume femije." Thot autori Dhimiter Frangu. Pollogu midis Tetoves e Gostivari, i ati i Vojsaves ishte Princ i Tribaleve, nje popull me prejadhje pellazgo-ilire, qe permendet nga Straboni ne librin e VII te tij, kunder te cilit popull kishte luftue Leka i Madh. Simbas Hahn emri tribal vjen nga shqipja Tri-balle, ne kuptim tri maje mali. Jam i bindur se po te kishte qene Vojsava i nje etnie tjeter pa e permend nuk e kishin lene as Franku as Barleti. Por po te kishte qene e etnise turke Vojsava ishin gezuar jo te gjithe, por nje numer i madh muslimanesh shqipfolesa me medim se turku nuk ka qene armik i yni por vetem serbi.

Asnjehere ne shpirtin e Skenderbeut nuk ka gjete pushim feja islame por gjithnje ajo e prinderve te ti, dhe as babai i ti Gjoni nuk asht islamizue dhe genjeshter eshte mendimi i Sabri Godos. Po te ishte e vertete do ta thoshte Fraceskani.

Gjoni ishte me gjak te paster Epirotas kurse Shmiti karaxhoz sic me tha Marin Mema ne fb. Askund nuk e permend as Franku as Barleti se Gjoni ishte me etni serb. Duhet permrndur ketu nji fakt ku Barleti ne vepren e ti "Rrethimi i Shkodres" tregon se Balshajt kane lidhje gjaku me Nemanjinet, a jane keta serb, nje historian i joni thot se jo por thenjen pa fakte nuk e pranoj. Sigurisht edhe Dhimitri edhe Marini do te kishin tregu per Voisaven dhe Gjonin se nuk jane te etnise shqiptare.

Te gjithe historianet e deritashem e thone se Gjergji ka pranue nje Vazalitet por ka mbete pa u realizue sepse Napoli nuk i ka plotesue kushtet qe i ka kerkue Skenderbeu. Kete e thone edhe Dhimitri edhe Barleti dhe aq injorant na del publicisti Fatos Lubonja me vazalitetin e tij per Skenderbeun.

Jo vetem Skenderbeu por edhe Princi Danilo i Malit te zi nuk ka dashte te fese islame ne ushtrine e tyre. Plotesisht e arsyeshme sepse e pamohueshme qe te mos e tradhtonte ndonjeri i fese islame ne bashkpunim me turkun.

Gjergji sigurisht se ka qene fetare dhe e ka mbrojte fene e krishtere. Ne trollin evropian gjate asaj kohe nuk ka pase te fese islame pos aty ketu ndonje. Dhe e logjikshme qe ta mbroje fene e krishtit. Por sa i perkret pushtimit te teritorit te tij ja kishte marre shpirtin edhe te krishtenit edhe muslimanit dhe kete e ka bere. Duke u bazuar se i ka pase dy franceskanet te shkolluar dhe fort te afte, Frankun, e me vone Marinin, sipas mendimit tim qe nga lindja e deri ne vdakje Gjergji ka qene katolik. E sa i perket te jatit te ti gjasat jane te medha se ka qene i fese ortodokse. Kjo shifet ne baze te emrave te bijve dhe bijave te ti.  Ne emisionin Gjurme Shqiptare te Marin Memes e pashe nje emision para dy tri javesh, i pysnin disa arkeolog e ata ishin te fese ortodokse me emra Vasil, Vaso, qe te dy keta emra sllav, por faktikisht qe te dyte shqiptare te paster. E kete Oliver Shmiti nuk e ka marre per baze asnje here. Genjeshter e paster se babai i Gjergjit, Gjoni ka qene sllav gjeja qe paska pase emrin Jovan, shenimet marre prej shkrimtareve serb. Oliver Shmiti prap ne vepren e ti "Arberia Venedike" thot se Gjoni ka qene serb me etni e kjo idiotizem i ti, ose i paguar per nje gje te tille.

E sa i perket artit luftarak lexuesi me gjak shqiptari ushqehet me nje trimeri dhe shkathtesi luftareke te papare dhe shpirti i tij, del prej takti e ndalet duke pyetur, o Zot a a jane te mundshme keto fitore te ketij Hyjnori te races shqiptare! Te nervozojne pohimet e disa, gjeja historian, se nuk duhet mitizuar. Kur lexohet vepra dhe te gjitha fitoret e tij, ndonese te verteta, duken te pa mundeshme. Ne tere historine botnore te betejave te udhehequra nga ndonje trim, nuk ka beteje me te suksesshme dhe me te medherishme dhe me te lavdishme se Beteja qe u zhvillue ne fushen e Albulenes ne mes Isa Bej Evrinozit dhe Hamza Kastriotit kunder Skendebeut me 2 shtator 1457. 25 mije turq te vrare dhe 15 mije u zune rob. Ne sretegjine e ti luftarake jane bazuar edhe shume trima tjere te mevonshem e sipas disa shenimeve edhe vet Napolon Banaparta. E si nuk i ra ndermend dikuj qe data e kesaj beteje te jete festa me madheshtore nder shqiptare kur dihet se serbet e festojne Betejen e humbur te Kosoves. Kjo s'ka pergjigje tjeter pos injorances nda ketij Shpirti qe la vrrage te pashlyeshme ne historine botnore te luftes per liri.

22-01-2018 - Bronx, Ny