| E merkure, 17.01.2018, 08:30 PM |
DASMA
MBARËKOMBËTARE
Jemi n’ rrugë përparimtare –
Ta bëjmë dasmën mbarëkombëtare !
Kem thirrë miq, motra e vëllazëri –
Gjithë kah jemi Shqipëri !
Refreni :
Vijnë dasmorë t’ maleve kreshnike –
Me flamur t’ Shqipërisë etnike !
Këndojnë këngën e çlirimit ,
Hedhim vallen e bashkimit !
Do ta thërrasim mbarë vatanin –
Po e martojmë djalin Albanin !
Do t’ vijnë n’ dasmë mbarë Shqipëria –
Na vjen nuse Iliria !
Fort janë gëzua babë e nanë –
Do t’ bëjnë dasmën në Tiranë !
Me flamur të Marigonës –
Do t’ na vinë krushqit prej Vlorës !
Nga Tivari , Ulqini , Shkodra –
Do t’ vijnë n’ dasmë vëllezër e motra !
Nga Malësia , Plava , Gucia –
Na vijnë n’ dasmë bijë e bija !
Kushërinj e kushërira –
Na vijnë n’ dasmë nga Janina ,
Nga Kosova , Gjakova e Klina ,
Motra e vëllezër nga Prishtina !...
Ilirida e Uskana –
Na vijnë n’ dasmë me tupana !
Vijnë Medvegja e Presheva –
Valle t’ bukura nga këto treva !...
Gjilan, më 21.11.2017. Demir KRASNIQI