Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rrustem Geci: Krishtit shqiptar

| E marte, 16.01.2018, 09:04 PM |


KRISHTIT SHQIPTAR

 

Gjergj Kastrioti - Skënderbeun

mund ta quaj  mësuesin   tim;

aq shumë të  fyer, e    sharë

dhe  aq  shumë     lavdëruar.

 

Këtë  kolos     kombit   tonë

mund  ta  quaj  Krisht,  mund

ta  quaj Budë, shenjt, ose  një

mbret të të gjithë shqiptarëve.

 

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu

në çdo kohë më bën të nderuar,

falë  luftës  dhe  gjakut    tij

shqiptarët i mbijetuam shuarjes.

 

Atë burrë  me  famë dhe  nder

e  kam  mësues, e kam Krisht

Gjergji  luftoi  edhe  për  mua

edhe për ty, dhe për të  gjithë!..

 

Rrustem Geci - Dlortmund, 2018