| E marte, 09.09.2008, 06:42 PM |
PROMOVIM LIBBRASH
Shoqata e Shkrimtarëve “ Shqiptar - Amerikan”
Nga Dr. NAMIK M. SHEHU
Më dt. 06 / 09 / 2008, sot në Monroe College ( me adresë 2445 në Jerome Avenue, ku shkohet me treni Nr. 4 dhe zbritet në Fordham Rd.) ., organizohet në orën 12.00 nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikan ; takimi për promovimin i librave të poetit kosovar Z. Mëhill Velaj , nënkryetar i shoqatës dhe shkrimtarit Z. Ramis Gjinit, të vlerësuar si një eveniment i rëndësishëm kulturor i shoqatës.
Në mbledhje marrin pjesë mbi 150 intelektual të respektuar të sferave të ndryshme të komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Nju- Jork, shkrimtarë, poetë, përfaqësues të shoqatave të ndrysme , Z. Selahudin Velaj, Qemal Zylo, konsulli i përgjithshëm i Rep. Shqipërisë në Nju-Jork Dr. Albert Jerasi , sek. shkencor i
Në këtë tubim marrin pjesë dy fotoreporterët e njohur të komunitetit tonë, Z.Dalip Greca korespondet i gazetës “ Illyria “ dhe Z.Beqir Sina korespondetit i gazetës Metropol dhe i gazetës “ Bota sot “.
Në presidiumin e punës zunë vend drejtuesit e tubimit Zotrinjtë M. Velaj, R. Gjini, K.Zylo, P. Kulla,A. Mëlyshi , A. Mehmeti dhe R. Moisiu.
Mbledhjen e drejtonte moderatori gazetar Z Shkumbin Tetaj. Në fillim ai i dha fjalën poetes Iliriana Sulkuqi e cila me një pëshëndetje elokuente hapi takimin. Në vazhdim fjalën e merr aktivisti i shquar i komunitetit Z. Tomë Mrijaj , autor i monografisë së Monsinjor Dr.Zef Oroshit; i cili u shpreh me mjaft konsideratë dhe vlerësoj lart botimet e poetit M. Velaj dhe të shkrimtarit R. Gjini. Pastaj diskutoi publicisti i njohur Pëllumb Kulla , që i cilësoj shkrimet e R. Gjini si një pasuri të madhe . Ndërsa Z. Pal Ndreka recensent i librit “ Metamorfoza e rruzullit “ të Z. M. Velaj,komentoj pjesë nga ky libër, duke i cilësuar me vlera të veçanta.
Znj. Elmira Mujo moderatore e shoqatës “ Motrat Qeriazi “ lexoi përshëndetjet të ardhur nga Çikagua , të shkrimtarëve të respektuar Dajlan Luzit dhe Xhek Morinit , të cilët çmojnë lartë kontributet e Poetit M. Velaj dhe të shkritarit R. Gjini dhe vlerësojnë veprimtaritë e tyre në botimet letrare. Më pas e merr fjalën kritiku letrar Ilir Secini, që në diskutimin e tij thekson vlerat dhe rëndësinë e veprave të R. Gjinit. Kurse Zonjushja Elsa Dekreti me anën e një citimi të rrjedhshëm dhe të embël, të bërë në gjuhën angleze na njohu me poezin e M. Velaj .
Mbledhjen e elektizoi diskutimi i konsullit Z. Albert Jerazit , i cili në përshëdetjen tij vlerësoi botën letrare të diasporës , që edhe pse larg atdheut mbanë gjallë dhe çon përpara traditat e vendit të tij, me moton se ç’do libër është kontribut që jep autori në njësinë e kohës. Ai këtë takim e krahason me një dasëm që di të gëzoj të gjithë çiftet e dasmorëve. Në vazhdim poeti Adem Mehmeti në fjalën e tij, bënë vlerësim korrekt ,me mjaft nivel dhe shumë dashamirës për të dy protogonistët e tubimit , duke i cilësuar si shumë produktivë në krijimtarinë e tyre letrare..Ai shprehet : M. Velën e kanë zili shkrimtarët e mëdhej , kurse R. Gjinit i përmend gjashtë veprat e tij; duke e çmuar si shkrimtar i rrallë.
Gazetari Dalip Greca në fjaln e tij , mbasi përshëndeti të dy protagonistët e tubimit ,foli me respekt, konsiderat ,me pasion dhe me aftësi profesionale mbi veprimtarinë e shkrimtarit R. Gjini , duke i përshkruar veprat, presonazhet dhe karakteret e tyre në detaje , në mënyrë letrare dhe artistike , duke ngritur lartë me mjeshtri vlerat e tyre.
Ai ja u bën të njohur auditorit , për kënaqësi dhe për mirënjohje , veprimtarinë e tij letrare qysh në vitin 1987 , në vendlindjen e tij në Dibër dhe i përmend me rradhë 6 veprat që prozatori Gjini i ka përpunuar në laboratorin e tij , duke filluar me tregimet “ Dush varrezash “ në 1998, “Këpucët e të tjerëve mbi tortuar” në vitin 1999,
“ Atdheu prej dëbore “ në 2003, romanin e tij të parë “ Rrëketë “në 2004, “ Mëndjet e njerëzve “ në 2005 dhe “ Rrëfimet në hije “ në 2008; duke u bërë komentime me vlerësime të veçanta.. Më tej e merr fjalën poeti Shpend Gjocaj i cili diskuton me zell dhe vlerëson me korrektësi shkrimtarët, duke Ju lexuar edhe pjesë të veçanta nga veprat e tyre. Përshtypje mbresëlenëse dhe të veçantë i bëri auditorit ,diskutimi i publicistes , poetes dhe gojtares së mirënjohur dhe aktivistes dhe propagantistes së shkëlqyer të komunitetit tonë , shkrimtarja e talentuar Raimonda Moisiu, e cila me mjaft modesti foli për poetin M. Velaj ,duke i radhitur me shumë kujdes dhe me meritë, vlerat artistiko-letrare të veprave të tij, siç di dhe shkruan ajo në veprat e saj “ Jeta mes dy dashurive dhe “ dashuria nuk ka emër “.
Intelektuali Ismail Ahmeti si një At i dhimbsur , përshëndeti me kënaqësi dhe dashamirësi, dhe vlerësoj lart bërthamën e fuqishme letrare , bijtë e kulturës dhe të artit të komunitetit, duke i uruar suksese dhe mbarësi për kombin tonë. Ai me respekt dhe me modesti u shpreh se edhe unë kam shkruar një përkujtesë me titull” Bashkimi kombëar i diasporës në Amerikë “ që do t’a konsideroja si Bibël dhe Kur,anë të popullit tim. Më tej e merr fjalën sekretaria për informin e shoqatës, poetesha e komunitetit tonë, e nderuara Kozeta Zylo, e cila u shpreh me mjaft konsideratë për këtë organizim shumë dinjitos kushtuar dy antarëve të shoqatës , që mbeten krenaria e jonë për punën që bejnë dhe për veprimtaritë që zhvillojnë. Shoqata e jonë, antarët e saj, që sakrifikojnë shumë, po përfaqësohen me dinjitet përpara publikut shqiptaro-amerikan ,në vendin am dhe në kosovë me veprimtaritë dhe krijimtaritë e tyre të pasuar dhe të begatshme . Veprimtaria e sotme është dëshmi e gjallë dhe e ilustron mjaft mirë këtë përparim, duke u bërë një shembull shumë kuptimplotë dhe pasqyrë mjaft e dukshme e këtij realiteti. I sugjerojmë konsullit tonë të nderuar Dr. A. Jerazit që na nderon me pjesëmarrjen e tij, që veprat e shkrimtarëve tanë ,mundësisht të bëhen pjesë përbërëse e lëndës mësimore në shkollat tona shqipe në Atdhe. Dëshëroj me kënaqësi të njoftoj se edhe pjestarët e familjeve të antarëve të shoqatës tonë japin një shëmbull krenarie të kombit tonë. Vlejnë për t’u përmendur vajzat e Z. M. Velaj që janë futbolliste të shkëlqyera dhe marrin pjesë në skuadrën e parë të Nju-Jorkut si më të dalluarat. Zonja Zylo përmend edhe përshëndetjet që i kanë bërë tubimit Prof. Petër Prifti dhe e nderuara Shqipe Biba. Diskutmet vazhdojnë; duke nderuar tubimin e respektuar. Z. Ilir Spata reciton dy poezi kushtuar poetit M. Velaj dhe diasporës. Ndërsa Poetja Donika Tinku flet mjaft kendshëm dhe në mënyrë tërheqëse,, duke përfunduar me thirjen: krijuesit e letërsisë dhe të artit duhet të respektohen dhe të vlerësohen, sepse shqipëria e vogël- populli në diaspor , është bujar dhe punon për kombin , ndërsa të pasurit e komunitetit tonë kursejnë dhe nuk ndihmojnë diasporën dhe bëhen kurnac. Në fjalën e tij publicisti, shkrimtari dhe aktivisti i dalluar i komunitetit tonë , i respektuari sekretari i shoqatës , Pierrë Pandeli Simsia falenderon me përzëmërsi dhe me sinqeritet të dy shkrimtarët, antarë të shoqatës së tij , për botimet e lavdërueshme dhe mjaft të kendshme për t’u lexuar. Ndërsa shoqatën e uron të ketë akoma më tepër arritje më të begatshme. Ai sqaron më tej se krijuesi apo shkruesi nuk është as poet as edhe shkrimtar. Më tej e merr fjalën poeti Qazim Dodaj ish shok i Adrian Krasniqit , i cili ra heroikisht për çlirimin e Kosovës dhe poeti M. Velaj i ka dedikuar vjershën, “ Kushtim “të cilin e komenton Z. Qazimi, duke i thurr lavdi , nder dhe respekt trimit dhe shokut të tij të paharuar. Poetesha , publicistja dhe aktivistja e komunitetit e nderuara Iliriana Sulkuqi në fjalën e saj përshëndetëse flet me respekt dhe me admirim për kolegët e saj dhe i uron suksese të mëtejshme dhe begati mjaft frutdhenëse në krijimtarinë e tyre. Ndërsa shkrimtari, veprimtari dhe publicisti i nderuari Tom Paloka Ju uron shokëve të tij të penës arritje të mëtejshme akoma më të suksesshme dhe shëndet dhe lumturi familiare. Kurse miku im, i ndeuari, aktivisti i zellshëm dhe veprimtari dalluar i kominitetit tonë publicisti Edmond Ismailati , në fjalën e tij të respektuar i përshndet shkrimtarët për veprat e tyre të lavdërueshme dhe i uron veprimtari më të sukseshme dhe më të bollshme në interes të diasporës dhe të kombit tonë.
Në tubim u ftuan të diskutojnë edhe shkrimtari R. Gjini dhe Poeti M. Velaj. Z. R. Gjini në përshëndetjen e tij vlerësoj lart mënyrën e organizimit të mbledhjes, falenderoj pjesëmarrësit për diskutimet mjaft seriaze, frutdhenëse dhe shumë dashamirëse. Ai vuri në dukje se ne shkrimtarët mirëpresim kritikat konstruktive se ato na ndihmojnë për të krijuar vepra akoma më të mira.Ai përshëndeti publikisht me mirësjellje edhe ndihmën që i ka dhënë bashkëshortja e saj. Më pas Z. Mëhill Velaj duke marr fjalën me respekt përshëndeti organizatorët e takimit, duke i dhënë një falenderim mjaft dashamirës,Z. Haxhi Berishës si drejtuesi kryesor dhe mjaft i suksesshëm në realizimin me plotë dinjitet të këtij promovimi. Falenderoj reporterin Z. Halil Muja për korrektësinë dhe punën e tij të ndershme dhe të suksesshme. Ai përshëndeti diskutantët për fjalët mjaft dashamirëse dhe shumë koptimimplote për suksesin e tij. Falenderoj auditorin për korrektësin ,inkurajimin dhe miqësinë që treguan gjatë katër orëve të promovimit . Foli me mjaft modesti për familjen e tij të madhe . Për kontributin që i kanë dhënë vëllezërit dhe motrat e tij.. Për vajzat e tij që janë bërë shëmbull e sportistëve më të dalluar në Nju- Jork. Në fund ai u shpreh: ky promovim për mua mbetet një nxitje , inkurajim dhe mbështetje për të shtuar akoma më tepë forcat e mija për të punuar më me zell, me dëshirë dhe më me kurajo si nënkryetar dhe më nxit që t’i përkushtohem edhe më me zell krijimtarisë time letrare. Ju faleminderit . Ju uroj gëzim dhe lumturi në familjet tuaja.
Në një midis harreje dhe gëzimi , mbyllë me mjaft sukses punimet tubimi dhe mediatori Z. Elbasan Tetaj u uron të gjithëve mbarësi.
Foto nga aktiviteti: