| E diele, 14.01.2018, 09:46 AM |
Bashkim Saliasi
Angjelina - shoqja e jetës
Dikur
Në ata sytë e tu aq të bukur,
Pashë pranverat që do të vinin.
Të ndoqa pas si lulen një flutur,
Trokita i pari, të tjerë t'mos hynin.
Fati ish përcaktuar
Vajzë fushe, çapkëne e nazemadhe,
Ç'ia rrëmbeve zemrën djalit skraparli.
Atje në Dobrushë, në rrëzë të malit,
Çerdhen e gëzimit ngritëm ne të dy.
Çmimet që ata n’a dhanë
Të bëra Nënë, më bëre Baba,
Jetës i dhamë e na dha gjithçka.
Me cicërima fëmijësh na u mbush shtëpia,
Thesaret që na fali jata e dashuria.
Urim për ditëlindjen
Mu plake, mikja ime, mu plake shpejt,
Si plaken fushat me grurë e lule.
Sot m’i mbushe plot 62 vjet,
Rrethuar nga fëmijët, nipër e mbesa.
Po mua me dukesh e bukur, e re,
Çapkëne, lozonjare si dikur në rini.
Sot me respekt e dashuri të përulem,
-Princesha ime, tu bëftë dita një mijë!
Çmimi Nobel
Shumë vetë marrin çmime e dekorata,
Çmimin Nobel e lakmon ndo njeri.
-Çmimin Gjyshe, çmimi më i lartë në jetë,
Ta dhanë fëmijët. Kjo është mberkulli!