Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mirlinda Koxha: E brishtë

| E enjte, 11.01.2018, 07:41 PM |


E BRISHTË

 

Poezi nga Mirlinda Koxha

 

E brishtë është bukuria

jote

që përzihet me fjollat e

borës

 

Përtej butësisë së

bardhë flejnë në

heshtje.

 

Fjollat e borës

një sy gjum bëjnë

poshtë ku

era i shprish në fije

valësh.

 

Nata e ftohtë e kthen

në kristal

e përtej soditet malli

me acarin e veriut.

 

E ngrinë nëpër copat

e lëkurës së buzëve ku

puthja e parë kujtohet

me aq mall.

 

Po bie trishtimi

 

Brishtsisë ja lëmon

gjoksin.

Po ngjyhet si thinjat

Nepër flokët e grave

Që sodisin mjerimin.

 

Askush si vëren

grimcat e dhimbjes

as ato vet...

 

Drunjët e zhveshur

Si nudot e bareve që

shesin veten

Tundin ndonji copë

gjethi të verdhë.

 

Shiu me retë po

mundohen

Të mësojnë me të

dashtë

Edhe në dimër

Me një copë qiell.

 

Ta arrnoj mjerimin

Në sytë e brishtë

Tingujt e vengos

spanjolle

Mbledhin dromcat e

vjeshtës.

 

Në zemrën boshe

Në fund vdes

Duke e dashtë

vetminë.

./.

-Nga Ferizaj, 11 Janar 2018-