| E enjte, 11.01.2018, 08:59 PM |
Bashkim Saliasi
Tomorri-Mal i shenjtë
Në Tomorr ku Dielli zë e ulet,
Gjithë Natyra ngado buzëqesh,
Para tij Shpiragu me respekt përulet,
Adriatiku me dallgë e përshëndet.
Yje e Hënë për çdo natë,
Kokën mbi supe të tij vënë.
Një dritë hyjnore rrezet zgjat,
Me argjend mbulon tërë atë vend.
Aty erdhi, e fron zuri Abaz Aliu,
Me dëshirë e porosi të Perëdisë,
Ndaj krenar ndihet skraparliu,
Për këtë Mal të gjithë Shqipërisë.
Ekzekutimi i Malit
Iu turrën Malit mafiozë, horra e hajdutë,
T’i vjedhin gurët e çmuar që mban në gji.
Tomorri u shkatrrua me makineri e barut,
E para herë që Mali u drodh, u mund.
Mali i Tomorri proteston
S'më kanë përgjunjur shekujt barbarë,
Kam përballuar pushtues, stuhitë, rrufetë.
Kjo Demokracia - Kurvë trupin m’a ka sakatuar,
Po më vrasin e po me vjedhin maskarenjtë.