| E diele, 31.12.2017, 12:17 PM |
LEXUAM JETËN SI NJË LIBËR…
QAZIM SHEHU
E lexuam jetën si një libër
të mbërrinim tek faqe e fundit,
ndonëse fundin e dinim,
me pafundësi përkundemi.
Faqe më faqe , kthehemi shpesh,
me nënvizime të mëdha,
Aty na duket se afër nesh,
Jeta ndjehet ,dhurata mba.
Sa mësohemi egër me to,
Sa na bezdisen dhe i lëmë,
Në faqe të tjera kalojmë,
vezullim dhuratash ndjejmë.
Kështu gjithnjë vazhdon ky rit,
Rit i leximit të palodhur,
Pa u menduar, pa pasur frikë,
Për fundin që ka për të ndodhur…
THIKËHARRIM
Thinjet çelik i saj,,
Thika në dorë njeriu loz.
Ti shkojë kockës në skaj,
Përmes instiktit verbosh.
Mbjell natën e tërbimit,
Një prerës koke, kriminel,
Gjak i errët i harrimit
Ngrihet lart, shtjellë, shtjellë.
Dhe bie poshtë e na pllakos,
Vullkanshuar nga qielli,
Dhe thika durimin vuvos,
Në urrejtje prej të vjelli.
DALLDI
Po të ishim në zemër të saj,
Do ishim shkrirë me të pafaj.
Kur i largohemi pak nga pak,
Ajo na ndjell e na vë lak,
Na vë stërkëmbsha , leqe,
Gurë në zemër , pengje.
Më tepër se trup mbetet dalldi
E shpirtit që trupat shkri.
Kështu mbetemi të dashuruar
Me këtë putanë të mallkuar…
KOKRRA E MISRIT
Kokrra e misrit që ish në kalli,
U shkëput e erdh, mes gjirit rri.
Nuk desh të bluhej në mulli,
Erdh të ndukej në dhëmbët e mi.
Kur bëj të zhvesh si një kalli,
Asnjë kokërr aty s`gjendet,
Kokrrat fluturuan në mulli,
Se mua më ranë dhëmbët.
Kokrra e misrit u shndrrua në gacë,
Shkëputur nga zjarr i fërgëlluar,
Erdh mes gjirit si një maskë
Dhe s`desh për tu bluar..
METAMORFOZË
Në gjakun e bardhë të heshtjes,
Terrohet hija e një kobi të zi,
Ngjyrë e bardhë për të mos iu dorëzuar vdekjes,
Kthehet në gri…
KËSHTJELLA
Kështjella jote e indiferencës
Në tym të epshit ra.
Heshta e instiktit të verbër,
Qëlloi drejt teje pa vra.
E çuditshme kështjellë je,
Të sulmosh vetëm kur bie,
I vemi pushtim që përligj,
Çdo hapësirë lirie…