| E shtune, 30.12.2017, 09:58 AM |
NEBI DRAGOTI
SATIRË PËR POETË E KOMENTUES
RUBAI
1-
Këndon era përjashta(…)
Solli dehje komentuesish:
-Miku im, ke vargje të arta,
rima e mendime të mëndafshta!
2-
Fyryfycka kreh përjashta;
ti pranë zjarrit bubulak:
-S’ është rimë, mor të qafsha,
-bëkërka rime glasa-glasa…
NJË SATIRË KOMENTUESIT
Komentuesit një satirë
hëm me hirrë, hëm me shëllirë.
Në facebook na vlerësoka,
kur nuk di , se ç’është vlera:
-Jo kështu, s’shkruhet vjersha!
Bjeri t’I biem këtij poeti,
Që s’e njeh
E të tjera, e të tjera…
Në dritare komentuesi del’
pjek komente , qiqra në hell…
E, kush(?),
hajde t’i “hajë” këto kritika
si vrimë në ujë e pika, pika.
HAIQE
1-
Ec përpara në facebook,
shkruaj të lara, të palara,
se facebook i pranon të tëra.
2-
Eh, ç’kam parë, more ç’kam parë!
Në You Tube femër lakuriqe
me qenin nga mbrapa shuante zjarr…
3-
Cilibiska crric, crric,
tjetër s’ di.
Shpejt poeti në imitim…