Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mërgim Vardari: Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri

| E enjte, 28.12.2017, 10:32 AM |


Mërgim Vardari

 

GËZUAR KRISHTLINDJET

DHE VITIN E RI 2018!

 

Nesër do t´i shkruaj urimet e mia

Me dorën time për një trime

Me engjëjt jam këshilluar

Ata më udhëzojnë

Duke më bekuar:

Shkruaj dhe mos u ndal

Se do të vijë një ditë e shenjtë

Kur bashkimin e shqiptarëve

Askush s’mund ta ndalë...

 

Efenditë e haxhillëkut

Dhe hoxhallarët e fodullëkut

Me shall të bardhë e shpirt të zi

Le luten e le të falen

Që kusuret t’u falen

Kur do ta flakin havalen

Duke hëngër tatli me pilaf

E mos ta marrin kombin në qafë.

 

Me Bajramë e me Pashkë

Shqipërinë e bëjmë bashkë

Pat thënë Gjergj Fishta i madh

Kur hoxha e prifti

Faleshin së bashku në livadh.

Na lërni rehat efendi të mallkuar

Të jetojmë në harmoni

Me njëri-tjetrin të bashkuar.

 

Secili le të jetojë në liri

Besimin ta zgjedhë si do vetë

Pa mos na imponuar dogma fetare

Se feja jonë është Evropa

E jo përçarja me gropa...