Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Ka kaluar koha

| E marte, 19.12.2017, 08:52 PM |


Ka kaluar koha

 

Po këndon bylbyli dhe po jep alarme –

Ka kaluar koha e festimit me arme !

Po këndon bylbyli përmbi trapazane –

Ka kaluar koha me qitë me  armë n’ tavane !

 

Po këndon bylbyli : “Shote mashallah “ –

Ka kaluar koha e armëve mbi krah !

Po këndon bylbyli : “Shote , mori Shotë “ –

Ka kaluar koha e armëve në shokë !

 

Po këndon bylbyli : “ Jare , mori jare “ –

Ka kaluar koha e martesave me pare !

Po këndon bylbyli mbi kulme  t’ shtëpive –

Ka kaluar koha e bizneseve t’ mesitnive !

 

Po këndon bylbyli atje  mbi bregore –

Ka kaluar koha e martesave qorre !

Po këndon bylbyli pa asnjë pikë stres –

Ka kaluar koha e martesave për interes !

 

Po këndon bylbyli n’ çifteli  grriu , grriu –

Kaloi  koha e këngëve : “E vrau, e preu, e griu!...”

Po këndon bylbyli n’ sharki  grrau, grrau , grrau –

Kaloi  koha e këngëve :”E griu , e preu, e vrau !...”

 

Po këndon bylbyli mbi bjeshkët e thata –

Ka kaluar koha e vallëzimit me shpata !

Po këndon bylbyli për trimat  azganë –

Kaloi koha  e valleve me pushkë e  jataganë !

 

Po këndon bylbyli qysh e kërkon moda –

Ka kaluar koha e dasmave nëpër oda !

Po këndon bylbyli  mbi  kulme t’ hambarëve –

Ka kaluar koha e  lidhjes  së kumbarëve !

 

Po këndon bylbyli me krisma të tupanëve –

Ka kaluar koha e therjes së kurbaneve  !

Po këndon bylbyli maleve dhe kreshtave –

Ka kaluar koha e barinjve dhe bareshave !

 

Gjilan, më 09.12.2017.        Demir Krasniqi