| E marte, 19.12.2017, 08:24 PM |
PËRBALLJE E MITIZUAR
(prrallë apo e vertetë)
Nga Gjon Markokaj
...!
Kushtetutë me lesh arapi,
Kush e endi e kush e mbathi...!
...!
Në Alpet e nalta të vëndit tim
Në log të zanave në hije të blinit
Orë e zana e shtozavalle
Kanë net të tëra që mblidhen
Ora e fotrtë - e ka gjetë rastin
Atyre të malit t’ua “matin brrylin”
-Prokurori e mbaroi mandatin
Duhet nji prokuror që “them unë”
…!
Kjo që "them unë" o lexues të mi
Në vënde të tjera s’bën VAKI
Se di a është prrallë apo e vertetë
Prokurorin e due “shpejt e shpejt”
Se “s’na bëjnë pulat vezë”…,
Të ketë kaluar magjistraturen
Të ketë punuar në drejtësi
Të pakten “pesëmbëdhjet vjet”
S’ka nevojë të kalojnë vetingun
Edhe pse kerkohet tash tre vjet
E duam prokurorin:
Që të hapin “dosjet e fjetura”…,
Për vrases, kriminel e trafikant
Deri te ata që vranë Omerin e Mujës
…!
Të pushojmë vajin e Ajkunës…,
Që qan Omerin në Lugjet të Verdha
…!
O ju vllëzer e ju motra:
E shihni vëndin me kanabis…,
U mbush deri te “mrizet tona”
Ja kaluem edhe Kolumbisë!?
Me kanabis u mboll gjithë toka
U mbushen anë e kënd vatrat
Me trafikant, keqëbëres e vrases
Prokuroria s’i gjën ata që vrasin
Në kuvënd në “Logun e zanave”
Plasi sherri - të “hashë e t’pishë”
Në mes mali: pozitë – opozitë
Dialog s’ka - veç “dora e t’fortit”…!
“Ora e Opozites” e merr fjalen:
Pozita po merr peng kushtetuten
Prokurorin të vetin po e don
Që të mbrojnë narkotrafikantet
Bërtet edhe - ZANA QË ZANON !!
Kemi mbase afro dy vjet…,
Që presim të zgjidhet KLD- ja
Prokuror e gjyqtar të “shoshiten”
Thonë: “shtozavallet” janë pengesë
“Shtozavallet” i kanë tre kondidatë
Te zgjidhet KLD – ja. Ç’ PRESIN ?
Prokuror e gjyqtar të kalojnë Vetingun
Të zbatohet kushtetuta.
Thotë reforma ËSHTË E DREJTË !
Ortë e të këqinjëve ngrihen e thonë:
Kemi korumin për t’ zgjedhë prokurorin
-- Kemi edhe nji nen të kushtetutes…,
Që prokurori i përkohshëm zgjidhet:
-- Me shumicë të thjeshtë…!?
...!
Kushtetutë me lesh arapi,
Kush e endi e kush e mbathi...!
...!
Logun e zanave – “Kuvendin historik”
E kishin rrethuar “shoqëria e pyllit”
Ujqërit - mbrojtsit e trafikantve…,
Silleshin shumë - egërsisht…!
“Zana që të zanon” u ngrit e tha:
A s’ban “shtila” edhe dy – tri ditë
Të formojmë KLD – në
Prokurori i perkohshëm të kaloj
VETINGUN se dhe ai - ajo kanë t’drejtë:
Të kandidojnë kur të vinë koha
U ba nji “mish – mash”
Në “Logun e Zanave” si dikurë:
NË QORR-BELE !?
Sharje e ndjellje me njëri tjetrin e pa parë
Shumë nga ato të malit që “të zanojnë”
Bertisnin: ti moj ora e vogel që kerkon;
-- Të bëhesh orë shumë e madhe …,
Duke cenuar “Kushtetuten Shqiptare”
Më zgjedhjën prokurorit të përkohshëm
-- ik…ik…ik…IKË SE S’ MBAHESH MË
(Si duket se merr vesh shqip).
Opozitarët e atyre “të malit” thanë:
Ksisoji, - Prokurorin e Perkohshëm
Asë atë, të përhershmin s’ e votojmë.
Ora e Pozitës vazhdoi pa konsesus
I miratoj në Komisionin e ligjeve
Tre kondidat pa kalue vitingun
Dhe ja kaloi “Parlamentit të maleve”
Ta zgjedhin me shumicë të shkurtuar
Ne mes të zjarrit të protestuesve
Ai i “madhi i të mëdhenjve”…,
Si Lala Kros: “vetë shkruaj vetë vulos”
E MIRATOI - Prokuroren e Përkohshme
Të gjitha ato të malit orë zana shtozavallet
Përfshijë arinjë, maca të egra e luçebulla…,
ujqer, çakall, dhelpë dinake e të tjera
Kishin rrethuar, “Logun e Kuvendit ”
-- PO ISHTE KOT SË KOTI…!?
Opozitaret e të gjitha ngjyravet vëndosen:
TUBIME më të medha përfshi;
Luften e DRAGOINJVE ME KUÇEDREN
Presim si na vjen e ardhmja…!?
...!
Kushtetute me lesh arapi,
Kush e endi e kush e mbathi...!
...!
------------------------
Per ZemraShqiptare, nga Tropoja 18 Dhjetor 2017-