| E premte, 15.12.2017, 09:11 PM |
ZGJOHUNI TË VDEKUR SE
NA MBYTËN TË GJALLËT
NGA KALOSH ÇELIKU
Përderisa, te Rrapi m’u bë armik shpine
Edhe, Ibriku me dy çepa i rakisë rrushit:
Krah për krahu, sot me Dy shtamba verë
Dhe, një Ulkojë e egër besnike në shtratë?!
Unë Poeti, ende nuk i dorëzoj armët e luftës
Ballë për ballë dal në fushën e mejdanit:
“Nagëntët” nxirrni, sot t’i bijmë Xhadisë!
Përderisa, Eshkundura dergjet pa pikë jete
Jerm flet me vite në prehërin e Nënës Parti.
Nateditë i rrëfehet Varrit, para Dexhallit:
Këmbëkryq me të vdekurit, e presin zgjimin
Unë, shaloj vargun për Luftë. I dal zot Lirisë.
Thirrjen historike me vite të një Poeti rebel:
Zgjohuni të vdekur nga varret, rrëzë Çukës!
Ndihmë, kaçake! Se, na mbytën të gjallët!...
(Edashura ime gjithëçka
mori nëpërkëmbë)
Ti, gjithëçka more nëpërkëmbë Edashura ime Di
Edhe mua pasmesnate, mes shtambave me verë.
Poezinë rebele. Nateditë, lëmsh m’i bëre vargjet
I shite lirë tek dudumët “kuqezi”. Partitë politike.
Po, e dashur: I more nëpërkëmbë librat e mi
Poezinë rebele. Edhe, Lirinë mes varreve.
Liri azgane për të cilën: Nesër, do shkrep vargje…
(Qershia e Kopështit lulëzon
nga goditja e rrufesë)
Ditët e mia janë tërbim. Çmenduri
Vargun moti e kam nxjerr nga brezi.
E kam shkrep në Robëri. Edhe, Liri.
Zanë Kaçaku, që ende mbeti maleve
E, asesi në Katund të zbres me koçi.
Qerres krushqëve, rrota iu thye maleve
Nusen na e grabitën komitat te Lumi.
Në vënd të saj na shtinë Nuse Robërinë
Dajre, e lodra na e zbritën para Shtëpisë.
Qershia, lulëzon nga goditja e rrufesë…
(Dy Nuse m’i shtinë në koçi
dhe te pragu vënë pusi)
Kurrë, nuk vëndova unaza në gisht
As fejese. Dhe, as martese në kishë
Amani, mos ta them: Edhe, në xhami.
Edhe pse, si student: në Prishtinë
Pesë gishtat e dorës i pata me unaza:
Gjarpër, Simbolin e Vdekjes, Zemër
Edhe, një sheshir kaubojësh në kokë.
Gunën e zezë deri në fundkëmbëve
Me zingjirë argjendi përqafe e duar.
Hajmalinë e Baba Shehut të Llagut
Ëngjullin Grua para. Dy tjerat përkrahu.
Korzo, përpara “Bozhurit”, në Prishtinë
Herë pas here, dilja në të dy anët e rrugës:
Asaj, Korzos anës shqiptare. Dhe, serbe.
Pranë “Bozhurit”. Drurit Kaloshit, në pusi.
Vitet kanë ikur aq larg. Ika, edhe Unë
Përshkak, të një pusie për Nuse Lirinë.
Sot, jam ende gjallë mes dy pusive:
Lirisë Prishtinës. Dhe, Robërisë Shkupit.
Nateditë, m’i shtinë Dy Nuse në koçi
Matanë pragut, enede më vënë pusi…
(Këmbadorasi)
Eca Dje. Eci Sot. Pse jo, edhe Nesër
Unë Poeti, me libra pushtova katunde.
Qytete. Edhe, hyra tinëz në Bibliotekë
Këkmbëkryq, u ula në Librat e leximit:
Qafë për qafe me miq të Xha Naimit.
Edhe, i armatosa shkollarët me libra
Nesër, t’i dalin zot Atdheut, në prita…
(Shtëpia ime në Shkup
sot është Vetmi)
Shtëpia ime, sot pa asnjë Grua besnike
Dje, pati Zonjë konaku që ndezi zjarre.
Vargjet, herët m’i nxorri kaçakë mali
Tymin e oxhakut mbajti gjallë mbi çati.
Shtëpia ime në Shkup, sot është Vetmi
Ende, nuk doli në mal një Grua azgane.
Tymin, për oxhaku ta shkrep mbi çati…
(Jeta asgjë s’është
veçse një ëndrrim)
Jata. Dhe, Lumturia e rrejshme
Robëria. Dhe, Ajo Nuselala: Liria.
Edhe, dashuria mistike e përjetshme.
Asgjë, nuk janë. Veçse, një ëndrrim.
Zonja Vdekje. Ringjallja në Voskopojë
Asgjë, nuk janë. Veçse një ëndërrim…
(Këmbanat e kishave dhe minaret
e xhamisë sot rrëfejnë përralla)
Imzot, a i dëgjoni këmbanat e kishave
Dhe, “Allahu Akber” –et e xhamive?!
Përçudi. Sot, ende rrëfejnë përralla.
Këmbana. Dhe, minare të xhamive
Që, deri dje i prinin njerëzimit.
Sot, me Ferr e Xhehnem janë përralla.
Parajsën dhe Xhehnetin i mori Dexhalli…
(Edhe sëmundjet që na ndjekin
një ditë marrin fund)
E dini, sëmundjet që na ndjekin në jetë
Papritmas, një ditë marrin fund.
Mjaftë më humbëm kohë nëpër spitale
I harxhuam lekët për mjekim. “Ilaqe”
E, bukë nuk patëm në sofër. Shtëpi.
E shitëm pasurinë për mjekim. Spitale
E, jo për arsim. Art. Kulturë shqiptatre.
Nuk e ditëm, se: Doktormadhi është Varri…
(Hë për hë shtirem
si i vdekur)
“Ilaçet” e mia në jetë, ishin efikase:
Dy gota raki rrushi në mëngjes.
Edhe, Dy shtamba me verë Ditën
Natën, një Mike për meze në sofër.
Sipas mundësive, edhe në shtrat!
Kurrë, deri sot nuk shkova te mjeku
E hudha librezën e shëndetsisë.
Nuk kërkova “ilaçe” spitali për shërim
Vullnetar, iu dorëzova Natyrës. Malit.
Edhe, hë për hë shtirem si i vdekur
Ende i gjallë mes poezive. I Çmendur…
E di këtë Zonja Di
më ke dashur Ti
E di, Zonja Di. Burra, në jetë ke dashur Ti
Edhe, në Tavernë kur dalë për një gotë raki.
Vetë, paraqiten. Edhe, më pyesin për Ty.
Ndonjëri, edhe gjysmën e Botës jep “bytevy”
E, Unë asgjë më shumë. Veçse, një Poezi.
E kërkonin numrin e telefonit. E –mailin Tënd
Shkaku, se: Vetë u ke folë për mua si Poet.
U përgjigjrm: Vërtet, o miq asgjë nuk e di
Pak, para dy viteve përmes telefonit një natë:
E çmendur, përtejkufiri: m’i ka sharë BabeNanë
Mos, them publikisht: Edhe: Nënën Kurvë Parti.
Edhe, atë: mesdite, asgjë: vetëm për një tradhti.
Shkak, që: me shtatë vargje vras Veten me poezi…