| E enjte, 14.12.2017, 08:57 PM |
EDHE NESËR PËR VARR
E KËRKOJ NJË VARG
NGA KALOSH ÇELIKU
(Dhomë zgjimi)
Unë, sot e kam një dhomë zgjimi
Me piktura. Libra. Dhe, Gjelin
Kryengritës mbi kokë. Mëngjesin.
Dikur e kisha me gruan besnike
E sot, edhe pa një Mike. Qyqe.
Dhomë zgjimi me Gjelin krynegritës
Nateditë mbi krye. E thirrë agimin.
Gjel, që ma dhuroi Koci nga Poradeci
Netëve të Poezisë nën Rrap. Shkup.
Gjel, mbi kokë që thërret Diellin…
(Zgjohu Dhe trokit
tek porta)
Verat ikën. Edhe Vjeshtat
Dimëri tek pragu. Borë.
Akull çatitë. Qershia me struke
E pres Pranverën. Lulekuqet.
Ftoni dridhet në Kopësht
Gaçi në varr përdredh mustaqet.
Dimër i madh. Veriu te pragu
Gaçi roje. Nuk i dridhet mustaku…
(Qetësi në muzg)
Ditë me Diell. E arratisje Poeti
Matanë Urës Gurit, asnjë Mike.
Rrëmujë. E bërryla politike
Vetëm për një post. Karrige.
Ikë. Dhe. strehohem nën Rrap
Qetësi në muzg. Hënore.në çati.
Shtamba me verë mes poezive…
(Diellin për krahu
e mori një Mike)
Raki rrushi. Dhe, shtambaverë
Darkë e mëngjes. Poezi rebele.
Natën e kaluam në Çelëvjollcë
U deha keq me Miken. Poete.
Thashë: Më pëlqen! Ama, nuk hyj
Mes Dashurive. Edhe, nëse vdes.
Diellin për krahu e mori një Mike…
(U bë një gabim)
Gabime ende kam plot në jetë
Aqsa, kam edhe poezi. Rrugë.
Nuk e di?! Ç’mu desht edhe një gabim
Arratisje në Liqe. Mbishkrime në mur.
Dëshmi, se: me një Poet ke bërë dashuri.
Vërtetë, nuk e di?! Xhelozia e Mikes
Apo, Gruaja besnike që i kalova netët.
Dhe, i varrosa vargjet në një Kishë mistike…
(Përgjigje Nesër)
E kaloj Ditën. Edhe Natën
Maleve me borë. Larg Hëna.
Them: Nesër do ta shkrij borën
Shteg hap. Hip në majëmali.
Baba Tomorri larg. Dhe, larg
Ti strukesh mes poezive Hënore…
(Vetëm Unë nuk loz
me kukulla)
E di, Ti ende loz me kukulla
Vajza yte. Edhe burri besnik.
Edhe mendon se je kukull
Vetëm Unë nuk loz me kukulla.
Shkaku, se: Fëmijëria ime asaj kohe
Nuk kishte lodra. Nuk kishte kukulla.
Asaj kohe: Ne loznim me mollëkuqe
Majë gishtit tregues rrëzë Çuke.
E cila fluturonte të na gjejë Nuse…
(Heshtje para Hënës)
Vargu im nuk heshtë Ditën. As Natën
Edhe pse, Sorra hiqet poete nën Rrap.
E thërret Korbin. E mashtron me një varg.
Ferexhezezë, pa koçi e krushq në mal
Vdiq rrugës të zbresë Nuse në Lëmë.
Babai nxjerrë mauzerrin nga hatullat
Nëna mbi kokë i flukë sheqer të larmë…
(Erdhi Vjeshta
Dhe Ti)
Vite më parë në BregLiqe
Unë burri fjeta me Vjeshtën.
Ditën e nesërme tek plepat
U zumë për rrushin. Vreshtat.
Grykës Radikës e volle Dashurinë
Përpak desh të lash mes maleve.
Ende pa zbardh agimi: Paqe.
E pushtuam Shkupin në gjumë.
Përsëri. Erdhi Vjeshta. Dhe, Ti…
(Nateditë hap puse)
Lotët Ti i derdh rrëke mbi supe
Unë në gji. Shtamba me verë.
Gjithë natën hip. Pushtoj maja
Ibrikë me raki rrushi derdh Nuse.
Akullin e shkri. Hap thellë puse.
Përderisa Ti derdh lotë mbi supe
Unë Poeti, nateditë hap puse…
(Edhe Nesër për varr
e kërkoj një varg)
Edhe, pas ikjes së Gruas besnike
Palaçot, turr u sulën me ushtri:
Bini, armikut! Koha është për vrasje.
“Asdrenin” fshiani nga Regjistri
Qëndror i Njerkës me kopila!
Anës Atdheut. Edhe, Mëmëdheut
E shpallni të çmendur. Spiun.
I sëmurë psiqik, ofendon “muslimanët”
Dexhallin e “Allahut” e vret me poezi.
Lekët ia plaçkitni në bankë! Pasurinë
Miket ia grabisni në parti politike!
Tavernat e Shkupit mbyllni me dry
Rrapit futni sëpatën, në Bit-Pazar!
“Armik” është i Pejgamberit fundit
Dhe, i dudumëve kope në xhami.
“Allahu Akber”, thirrni në minare
Pranvera arabe. Namë “muslimane”!
Dudumë, nuk e dini fisin e kaçakëve
Që, pasi ia keni mbyllë derën. Dritaret
Pasmesnate, hyn edhe për oxhaku.
Vargun e nxjerrë nga brezi. Struke
“Kashikarat” me raki rrushi nga pusia.
Maleve del kaçak me libra e vargje.
Bibliotekave, mesdite ndez zjarre.
Poet, që e shkrep Lapsin e nemur
Dhe, kërkoj për varr: një varg!...