Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nexhipi & Krasniqi: Krusheva shqiptare

| E marte, 28.11.2017, 12:15 PM |


KRUSHEVA SHQIPTARE

Teksti : Prof. Dr. Reshat Nexhipi – Manstir

Muzika : Demir Krasniqi – Gjilan

 

Moj Krushevë e bukur  edhe e bekuar ,

Gjyshërit tanë të lumtur , të  kanë themeluar !

Si ishe dikur  dhe n’ çfarë derexhe je –

Sot asnjë shqiptar , për ilaç , nuk e ke !

Një pjesë shumë  e madhe u asimiluan ,

Të tjerët , masovikisht , n’ dhe t’ huaj  emigruan !

Në vende të ndryshme , për t’ jetuar  mbetën ,

Dhe kockat e tyre , atje iu tretën !

 

Fabrika për armë , në  Maqedoni e parë –

Ajo na  ka dalë , nga dy vëllezër shqiptarë !

Ashtu  edhe topat prej qershie  unike –

Llogariten me peshë të madhe historike !

Pa këto arritje dhe betejën legjendare ,

Vepër  kjo , po ashtu , e pastër shqiptare –

Republika e Krushevës , shpejt do të harrohej ,

Kryengritja e Ilindenit , kurrë nuk  do t’ kujtohej !

 

Pitu Guri , legjendar , sa shpejt po harrohet –

Nga asnjë  person zyrtarë , kurrë  nuk po kujtohet !

Pitu Guri , kishte origjinë shqiptare ,

Dhe kjo, nga faktorët  nuk përmendet fare ?!

Tëra këto fakte  , më sipër që i  theksova ,

Edhe shumë  të tjera , që nuk evidentova –

Historianët maqedonë , gjithnjë  i mohojnë ,

Dhe liderët tanë shqiptarë , nuk i  kundërshtojnë ?!

 

Se kanë shumë ambicie dhe  probleme tjera –

Merren me biznese  edhe me  tendera !...

Historia dhe e kaluara –  kështu  thonë ata –

Nuk të sjell as leverdi , dhe jo as para !...

Kush harron vuajtje t’ kaluara – i mbyllë veshtë e sytë –

Do ta mallkojë Perëndia – ka me i përsëritë !

Do ta mallkojë buka , nga toka e këtij dheu –

Me symbyllur  e harresa nuk mbahet Atdheu !

 

Teksti : Londër , më 12. 09. 2015.

Muzika : Gjilan, më 20. 10. 2017.