| E diele, 26.11.2017, 10:07 AM |
Kadri Kadiu
DEVOLLI I LIRISË, DEVOLLI I TRMËRISË
1.DËSHMORËT, RINIA E PËRJETSHME
("Kush nuk përkulet para dëshmorëve, përgjunjet para batakçinjve" Dritëro Agolli).
O Devoll, të qofsha falë
Përherë mbete në ballë
Vajza zana, djem azganë
S’i kurseve për vatanë
O Devoll i trimërisë
Shumë gjak i dhe lirisë
Njëmijegjashtëqind partizanë
Ngrite dyqind lapidarë
Ngrihuni ju, o dëshmorë
Ejani të nxjerrim mallë
Djem të rinj, njëzetvjeçarë
Të bukur, me yll në ballë
Me lot nënash jeni larë
Me trëndafilë mbuluarë
Gjaku juaj s’bëhët ujë
Populli s’ju harron kurrë
Për ju qan Gramozi dhe rënkon Morava
Përmallet Ivani, përlotet Dëmbrava
Buron lotë Prespa, lotë rrjedh Devolli
Që nga Vidohova,deri te Cangonji
Ngrihuni, erdhi nëntori
Festën tuaj ta gëzoni
Lotët tanë t’i pushoni
Nipa, mbesa të takoni
Emrat tuaj ata mbajnë
Çudi, sa shumë ju ngjajnë
Se truallin që i ka rritur
Gjaku juaj e ka vaditur
Lulet s’çelin po s’fryu era
Pa dallëndyshe s’vjen pranvera
S’vinte liria pa partizanët
Ajo në gjak i lëshon rrënjët
Ju ishit era e lirisë
Pranvera e demokracisë
Filizat e botës së re
Rininë falët për atdhe
Por ca birbo, ca zuzarë
Faqezinj edhe të marrë
Me partizanët ç’kanë vallë?
Me dëshmorët pse e kruajnë?
I lëndojnë në ideale
I trazojnë në lapidare
S’i lënë të qetë në varre
Perëndia i vraftë fare.
2. YJET E MANÇURISHTIT
( Kushtuar partizanëve të Fshatit tim)
Ju dëshmorë e veteranë
Një emër kishit, partizanë
Jetën e falët, gjakun s’kursyet
Për atdheun vutë kryet
Mançurishti rrëzë Ivanit
Djemtë s’ia kurseu Vatanit
Kur në male ia kërkoi
Më të mirët i dërgoi
Gani Demo me Xhelalë
Ishin kushërinj të parë
Djem të urtë, shokë të rrallë
Të dy dolën partizanë
Për çlirimin e Bilishtit
Ranë djemtë e Mançurishtit
Plumbat i morën në ballë
Nënat ju dhanë hallallë
Xha Ahmetit, kur i thanë
Djalë e nip të janë vrarë
Tha; e kam Vasfiun gjallë
Hakun s’e lëmë pa marrë
Për fitoren e lirsë
Duhej gjaku i djalërisë
Kadri Azo me Salinë
Ranë prapë për Shqipërinë
Por u çuan bij të tjerë
Morën pushkët për Atdhenë
Seladini me Servetin
Dhe Rexhepi me Safetin
Eqrem Muso me Raifnë
Dhe Aliu me Asllanë
Ilmi Ferro me Baftjarë
I vunë yjet në ballë
Nazmi Meço, një yll djalë
Dyfekun e lidhi me gjalmë
U bashkua me partizanë
Dhe luftoi për Vatanë
Vitet dalngadalë ikën
Ca u plakën, ca u fikën
Por katër djema si pishtar
Qëndrojnë tek çezmat në lapidar
Mançurisht me ujë kristali
Kush vallë bukurinë ta fali?
Çezmat me dymbëdhjetë sylinjarë
Apo pesëmbëdhjetë yjet partizanë?